GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi: Ministria e Brendshme po manipulon listat e zgjedhësve

16:50 - 31/03/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ftohje me Nanon pas shkarkimit të tij? Ja si përgjigjet Bledi Çuçi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka akuzuar Ministrinë e Brendshme se ka manipuluar listat, duke zhvendosur 35% të zgjedhësve të 14 majit.1,276,418 zgjedhës janë zhvendosur në adresa që i di qeveria, por jo qytetarët.

Kaso shprehet se “edhe pse Auditi i Komisionerit Zgjedhor e ka zbuluar dhe theksuar këtë shkelje të rëndë, që minon zgjedhjet, Ministria e Çuçit dhe Ramës, vazhdon me të njëjtin plan që do ta kthente 14 majin, jo në ditë zgjedhjesh, por në një Google Maps që ka marrë virus”.

Në një deklaratë nga selia blu, Kaso ka bërë përgjegjës për këtë skandal kryeministrin Edi Rama, ku sipas tij po përsërit manipulimin e 20 viteve më parë, kur qeveria manipuloi listat që të zgjidhej ai në krye të Bashkisë.

Partia Demokratike dhe koalicioni “Bashkë fitojmë”, kerkojnë qe listat të kthehen, siç ishin para këtij manipulimi. Kaso shprehet se çdo veprim që minon një nga të drejtat themelore kushtetuese të shqiptarëve do të përballet me përgjegjësi penale.

Kaso njofton se do të informojnë ODHIR, dhe të gjitha organizmat e monitorimit të zgjedhjeve, të cilëve u bëjnë thirrje që sot që të shpëtojnë zgjedhjet në Shqipëri nga manipulimi i radhës në shkallë industriale.

Deklarata e plotë: 

Ministria e Brendshme ka manipuluar listat, duke zhvendosur, jo pak por 35% të zgjedhësve të 14 majit. E thënë në numra të saktë: plot 1,276,418 zgjedhës janë zhvendosur në adresa që i di qeveria, por jo qytetarët. Edhe pse Auditi i Komisionerit Zgjedhor e ka zbuluar dhe theksuar këtë shkelje të rëndë, që minon zgjedhjet, Ministria e Çuçit dhe Ramës, vazhdon me të njëjtin plan që do ta kthente 14 majin, jo në ditë zgjedhjesh, por në një Google Maps që ka marrë virus.

Ky është skenar i njëjtë me të vitit 2003, ku zgjedhësve u ndryshohej qendra e votimit pa kërkesën, apo miratimin e tyre. Edi Rama po përsërit teknologjinë e manipulimit të para 20 viteve, kur qeveria manipuloi listat që të zgjidhej ai në krye të Bashkisë. Është një fushë që e njeh, dhe e vetmja fushë ku ai fiton është hilja. Por ky nuk është vetëm shpikje dhe problem i Ramës. Nëse vazhdohet në këtë rrugë do të jetë një gozhdë e re në arkivolin e procesit zgjedhor të 14 majit.

Raportet audituese të ekspertëve zgjedhorë nxjerrin në pah se Çuçi e ka futur në kaos regjistrin e zgjedhësve me qëllim që të frustrojë zgjedhësit, dhe ata të mos votojnë më 14 maj.

Kodi Zgjedhor parashikon qartë procedurat e publikimit dhe njoftimit me shkrim të zgjedhësve, për qendrat e votimit në njësitë përkatëse vendore. Ndryshimi i qendrave të votimit cënon rëndë parimin e sigurisë juridike të zgjedhësit, dhe ndikon direkt në të drejtën e votës. Zgjedhësit janë njoftuar njëherë më parë për qendrën e votimit, dhe vetem kur të paraqiten në atë qendër, do te mësojnë se u është ndryshuar. Kjo do të krijojë radhë dhe pështjellim gjatë procesit të votimit dhe, sigurisht, do të ketë efekt duke e vështirësuar apo penguar ushtrimin e të drejtës së zgjedhjes.

Kjo do të ndodhë sepse është përpjekje për të nxjerrë nga loja sistemin e identifikimit biometrik i cili do të përmbytet nga kerkesat per votim ne qendren e gabuar.

Ligji e thotë qartë: Asnjë ndryshim nuk bëhet pa kërkesë e zgjedhesve në zyrën e Gjendjes Civile. Kjo që ka ndodhur është shtrembërim i listës duke manipuluar rregjistrin e gjendjes civile.

Partia Demokratike dhe koalicioni “Bashkë fitojmë”, kerkojnë qe listat të kthehen, siç ishin para këtij manipulimi. Çdo veprim që minon një nga të drejtat themelore kushtetuese të shqiptarëve do të përballet me përgjegjësi penale.

Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë, dhe u kërkojmë organeve ligjzbatuese që ta ndalin këtë masakër mbi procesin zgjedhor.

Ne do të informojmë ODHIR, dhe të gjitha organizmat e monitorimit të zgjedhjeve, të cilëve u bëjmë thirrje që sot, para se të jetë vonë, që të shpëtojnë zgjedhjet në Shqipëri nga manipulimi i radhës në shkallë industriale.

Etiketa: Bledi ÇuçiIvi KasoMinistria e BrendshmePDZgjedhje

Lajme të lidhura

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH
Breaking Views

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!
Aktualitet

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Para
Emiriana Sakon shfrytëzon çdo situatë për të nxjerrë lekë nga arka e Bashkisë Durrës.

Tenderat para zgjedhjeve, paralajmërohet kallëzim penal për Sakon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26

Një zyrtar i lartë i sigurisë në administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen të martën për...

Lexo më shumë
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com