GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi: Si drejtori i arrestuar i Veliajt ‘gostiti’ Klodian Zoton me tenderin 1 mln euro

15:07 - 09/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi: Si drejtori i arrestuar i Veliajt ‘gostiti’ Klodian Zoton me tenderin 1 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar një tjetër aferë, sipas tij, në lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtorit të tij, Redi Molla.

Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi tha se drejtori i Veliajt, Redi Molla ka ‘gostitur; me tender 1 milion euro, Klodian Zoton e inceneratorit fantazëm të Tiranës.

“Në vitin 2019, Redi Molla në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor të UKT, i jep tenderin me referencë REF-24634-05-30-2019, për matësat e ujit për subjektet private, kompanisë famoze ITS sh.p.k., në pronësi të prestanomes Klodian Zoto. Vlera e këtij tenderi është plot 1 milionë euro. Pra fare thjeshtë, Redi Molla gostiti prestanomen e pronarit faktit të Inceneratorit të Tiranës, shefin e tij politik dhe administrativ, Erion Veliajn. Sigurisht dhe kjo një proçedurë me shumë problematika dhe afate të tejzgjatura”, shpjegoi Këlliçi.

“Për shumë nga ju nuk do të përbënte habi që kjo të ishte thjeshtë vjedhja e rradhës nga taksat tona. Por përzgjedhja e kësaj kompanie, ka një arsye dhe motiv shumë më të fortë. Sipas dokumentave të dorëzuara nga ana jonë dhe hetimeve të deritanishme të SPAK, faktohet se: Kompania ITS sh.p.k. ka zhdukur nga llogaritë e inceneratorit të Tiranës shumën 12 milionë euro pa asnjë faturë dhe shërbim të kryer. E thënë më thjeshtë, ITS sh.p.k. është valixhja me të cilën pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, ka vjedhur dhe transferuar në llogari OFF SHORE më së paku 12 milionë euro”, tha Këlliçi.

“E gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur, nëse Erion Veliaj nuk do të kishte bllokuar punën e Njësisë së Zbatimit të Projektit, që kishte një detyrë të vetme, të monitoronte lëvizjet e parave dhe investimin në landfillin e Sharrës. Zv. Kryeministrja Belinda Balluku ja ka shkruajtur e zezë mbi të bardhë, në korrik të vitit 2023 drejtpërdrejtë Erion Veliajt, që ai dhe vetëm ai është shkaktari i bllokimit të NJZP-së dhe se do të mbante ai përgjegjësi për çdo dëm që po i shkaktohej palës shtet”, shtoi.

Këlliçi  u bëri thirrje qytetarëve tu bashkohen opozitës në protestën e së enjtes para Bashkisë Tiranë.

“Organizata kriminale 5D, e strehuar në Bashkinë e Tiranës, ka vepruar në dijeni të plotë të drejtuesit të saj Erion Veliaj dhe praktikisht si çdo strukturë kriminale e mirëorganizuar, i janë bindur urdhërave të drejtuesit, duke i siguruar atij vota dhe përfitime të majme financiare. I bëj thirrje SPAK, të zgjerojë hetimet, ku të përfshihet dhe ky tender, detaje për të cilin do i’a përcjellim zyrtarisht z. Dumani. Cdo tender i firmosur nga Erion Veliaj dhe struktura e tij kriminale në bashki, është thjeshtë dhe vetëm një pazar korruptiv, ku përfitimi i kësaj organizate kriminale shkon deri më 100%. Falenderoj ata punonjës të ndershëm të Bashkisë Tiranë, që na janë bashkuar në zbardhjen e të vërtetës e denoncimin e aferave korruptive të Erion Veliajt dhe gjej rastin të ftoj sërish qytetarët dhe banorët e Tiranës, për të protestuar përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin e menjëhershëm nga zyra të Erion Veliajt dhe dorëzimin e tij përpara drejtësisë”, përfundoi ai.

Etiketa: Belind KelliciEriojn VeliajKlodian ZotoKryesore1

Lajme të lidhura

“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin
Aktualitet

“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin

22:33 - 30/01/26
“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin
Breaking Views

“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin

22:16 - 30/01/26
Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes
Aktualitet

Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes

19:01 - 30/01/26
Para
4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë
Breaking Views

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë

23:10 - 30/01/26

Kujtimi i poetit të mirënjohur shqiptar, Lasgush Poradeci do të nderohet me një pllakë përkujtimore në shtëpinë ku poeti ka...

Lexo më shumë
Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

23:00 - 30/01/26
“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin

“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin

22:33 - 30/01/26
“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin

“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin

22:16 - 30/01/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com