GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi: Skema korruptive që fshihet pas terrorit të Bashkisë Tiranë ndaj shitësve ambulantë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi: Skema korruptive që fshihet pas terrorit të Bashkisë Tiranë ndaj shitësve ambulantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një luftë të pashembullt vitet e fundit ndaj shitësve ambulantë. Në shumë raste, dhuna e ushtruar nga policët e bashkisë është e dokumentuar në raportimet mediatike.

Pas këtij aksionit, sipas opozitës, fshihet një skemë e mirëfilltë korruptive. Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi denoncoi këtë të enjte se “dhuna dhe terrori mbi shtresën më të varfër të Tiranës” u ekzekutua për qëllime klienteliste dhe korruptive.

Nga selia blu, Këlliçi tha se përfituesit ishin kreu i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllanaj dhe një tjetër drejtues i lartë në Policisë e Shtetit, Ferdinand Marra.

Ai denoncoi se kompani të lidhura me këta dy emra (që sipas Këllëçit kanë lidhje krushqie me njeri-tjetrin), kanë përfituar shuma të konsiderueshme duke bërë biznes me Bashkinë Tiranë, të drejtuar nga Erion Veliaj.

Skema

Si fillim, deklaroi Këlliçi, Ermal Kapllanaj u kujdes të punësonte vëllain e Ferdinand Marës “si pjesë e bandës së dhunuesve në Policinë Bashkiake”.

“Në vitin 2016 regjistruan si biznesmen babain e Ferdinandit, Bajram Marën, i cili u jepte me qira hapësirat atyre që donin të shisnin fruta perime në tregjet tashmë të miratuara nga Bashkia Tiranë brenda lagjeve. Në vitin 2019, bashkëshortja e Ferdinandit dhe pse me profesion mësuese shkolle në Tiranë, vendos të bëhet biznesmene me të njëjtin objekt veprimtarie si vjehrri i saj: Tregti fruta perime. Biznes i cili sipas të dhënave publike të Qendrës Kombëtare të Biznesit ka qarkulluar jo pak, por mbi 600.000 euro në vit. Sigurisht që Ermali nuk mund të mjaftohej me kaq. Në vitin 2020 themelohet kompania FRESHMART me objekt: tregti në tregjet e fruta perimeve. Ortak në këtë biznes është ‘rastësisht’ babai i Ferdinand Marës dhe vjehrri i Ermal Kapllanaj”, tha demokrati.

“Siç pamë në dosjen 5D që vjehrri bukëpjekës bëhet milioner, në këtë aferë skandaloze shohim sesi vjehrri i Ermal Kapllanaj, nga profesioni i nderuar i axhustatorit me pagë 300 euro në një subjekt privat, gjen kohën dhe kapacitetet të bëhet biznesmen. Kjo kompani, sipas të dhënave të QKB, ushtron biznesin në disa adresa dhe më e fundit është një magazinë e ngritur me lejen e ndërtimit që Erion Veliaj ka firmosur për Drejtorin e tij Ermal Kapllanaj në vitin 2019. Sigurisht ne këto të dhëna do i’a përcjellim zyrtarisht SPAK, të cilët mbetet të shohim nëse do të vazhdojnë të jenë mburojë për kreun e Organizatës Kriminale 5D Erion Veliajn, apo do të kryejnë detyrën e tyre në zbatim të ligjit, siç presin dhe qytetarët shqiptarë”, shtoi ai.

Apeli për protestën

Në fund të fjalës së tij, Këlliçi u bëri apel qytetarëve që të bashkohen në protestën e thirrur nesër para Bashkisë Tiranë, për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiaku të kryeqytetit.

“Të nderuar qytetarë, opozita dhe Partia Demokratike është e vendosur që misionin e saj ta çojë deri në fund. Unë jam i vendosur të mbaj premtimin e dhënë ndaj qytetarëve të Tiranës për të bërë transparencë për abuzimet e panumërta që kjo Organizatë Kriminale, ka bërë në gati 1 dekadë që ka drejtuar Bashkinë më të madhe në vend. Ftoj sërish të gjithë qytetarët e Tiranës, të bashkohen në protestën e ditës së nesërme, e premte, ora 11:00 përpara Bashkisë Tiranë dhe të kërkojnë largimin e Erion Veliajt dhe Organizatës së tij të hajdutëve 5D nga zyrat e bashkisë. O sot, o kurrë”, përfundoi.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajErmal KapllaniKryesore1

Lajme të lidhura

“Dhuna në komisariatin nr.3, e financuar nga qeveria ose grupe mafioze”/ Dita e 35-të, Arben Kola: Ne vijojmë protestën paqësore
Breaking Views

“Dhuna në komisariatin nr.3, e financuar nga qeveria ose grupe mafioze”/ Dita e 35-të, Arben Kola: Ne vijojmë protestën paqësore

19:39 - 05/07/26
Zjarri përfshin edhe stacionin e ujësjellësit në Fier, dëme të mëdha tek transformatorët dhe mjetet
Aktualitet

Zjarri përfshin edhe stacionin e ujësjellësit në Fier, dëme të mëdha tek transformatorët dhe mjetet

18:49 - 05/07/26
Mes thirrjeve “Fitore! Rama ka mbaruar!”, lirohet edhe aktivisti Gent Progni
Breaking Views

Mes thirrjeve “Fitore! Rama ka mbaruar!”, lirohet edhe aktivisti Gent Progni

17:30 - 05/07/26
Para
Në kërkim për drogë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër. Në banesë i gjenden armë

Në kërkim për drogë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër. Në banesë i gjenden armë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Historia e Granit Xhakës, lideri shqiptar i Zvicrës: Që 4 vjeç u mësova të udheheq!:
Sport

Historia e Granit Xhakës, lideri shqiptar i Zvicrës: Që 4 vjeç u mësova të udheheq!:

19:40 - 05/07/26

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, thotë se lidershipin e ka mësuar që në moshën katërvjeçare, kur prindërit e tij shqiptarë...

Lexo më shumë
“Dhuna në komisariatin nr.3, e financuar nga qeveria ose grupe mafioze”/ Dita e 35-të, Arben Kola: Ne vijojmë protestën paqësore

“Dhuna në komisariatin nr.3, e financuar nga qeveria ose grupe mafioze”/ Dita e 35-të, Arben Kola: Ne vijojmë protestën paqësore

19:39 - 05/07/26
Mbappe: Paraguai përdori taktika të shëmtuara, dimë të fitojmë edhe ndeshje të ashpra

Mbappe: Paraguai përdori taktika të shëmtuara, dimë të fitojmë edhe ndeshje të ashpra

19:31 - 05/07/26
Asfalti i Artur Caushajt është çarë, Suli i Kamzës i jep 1.5 MLD lekë/ Nga lidhja me Mond Begon dhe Taulant Ballën, tek kullat dhe resorti në Berdenesh

Asfalti i Artur Caushajt është çarë, Suli i Kamzës i jep 1.5 MLD lekë/ Nga lidhja me Mond Begon dhe Taulant Ballën, tek kullat dhe resorti në Berdenesh

19:26 - 05/07/26
Rivaliteti Haaland–Gabriel merr vëmendje në Kupën e Botës, Norvegjia synon kualifikimin historik ndaj Brazilit

Rivaliteti Haaland–Gabriel merr vëmendje në Kupën e Botës, Norvegjia synon kualifikimin historik ndaj Brazilit

19:00 - 05/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com