GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncimi/ Veliaj “dezinfekton” Tiranën me helme të rrezikshme, manipulon tenderin që të fitojë kompania e privilegjuar

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncimi/ Veliaj “dezinfekton” Tiranën me helme të rrezikshme, manipulon tenderin që të fitojë kompania e privilegjuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Tiranë denoncohet në Komisionin e Prokurimeve Publike për manipulimimin e tenderit dhe përdorimin pa lejen e Ministrisë së Shëndetësisë të produkteve të rrezikshme për dezinfektim. Me datë 22 gusht, Erion Veliaj ka njoftuar tenderin me objekt  “Blerje preparate për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim” dhe numër REF-39357-08-19-202, për të cilin ka lënë mundësi që të paraqiten ofertat përgjatë këtij muaji. Së pari, operatorët e interesuar kanë konstatuar shkelje në dokumentet e tenderit dhe kanë bërë denoncimin në KPP. Një nga denoncuesit është kompania “Albania Distribution Chemicals”, me administratore Mamica Jançe. “Tenderi ka kritere diskriminuese dhe duket qartë që është hartuar posaçërisht për fitues të paracaktuar nga bashkia”, ky është thelbi i ankesës. Në lojë janë  afro 337.7 milionë lekë (vlera e saktë 33765120 pa TVSH).

Nga ana tjetër, produktet e porositura mund të gjenden në treg, por janë futur me lejen e Ministrisë së Bujqësisë për t’u përdorur në këtë sektor dhe jo në ambientet urbane. Ankesa zbulon se tenderi i Bashkisë nuk përcakton detyrimin e marrjes së autorizimit nga Ministria e Shëndetësisë për këto helme të rrezikshme.    Konkretisht, ankimuesi ngre problemin kryesor se për disa nga produktet, tenderi nuk kërkon certifikim, ndërsa për disa të tjera e vendos këtë kusht. Sipas “Albania Distribution Chemicals”, mungesa e këtyre certifikatave mund të sjellë shumë mangësi apo rreziqe nga produkti. Sipas ligjit, produktet që kërkohen nga ky tender kërkojnë me patjetër që furnizuesi të jetë i pajisur me certifikatë.

“Autoriteti Kontraktor kërkon autorizim për produktet biocide për disa nga produktet objekt prokurimi. Ju bëjmë me dije se edhe produkti Hipoklorit Natriumi dhe Hipoklorit Kalciumi gjithashtu janë kategori biocide për të cilat ligji detyron pajisjen me autorizim përkatës në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave. Për këtë arsye, nëse AK kërkon të respektojë vendimin e sipërcituar atëherë duhet të vendosë se për të gjitha artikujt objekt prokurimi me tituj biocide operatoret ekonomikë të jenë të pajisur me fakt autorizimi të produkteve biocidet”, thuhet në argumentimin e ankesës.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike e Bashkisë Tiranë kërkon autorizim për disa produkte të tjera dytësore, të cilat çdo kompani i merr nga jashtë. Në këtë formë është e pamundur të sigurohet autorizimi, duke qenë se produktet kalojnë nga një furnitor në tjetrin. Në këtë kuadër, ankimuesi kërkon që të hiqen këto kritere pasi janë diskriminuese dhe i përjashtojnë në mënyrë automatike ofertuesit.

“Operatori jonë ekonomik, produktet me nr 3,4,5,6,7,8,9,10,11, nuk i importon, por i siguron brenda Republikës si Shqipërisë, jo nga importuesit direkt, por nga tregtarin (furnitorin) të 3/4 dhe për këtë arsye edhe sikur të kërkohet Akt Autorizimi për Biocide nga importuesit do të ishte i pamundur sigurimi i këtij dokumentacioni furnitor pas furnitori”, thekson Albania Distribution Chemicals.

Skema manipuluese

Ankesa thellohet edhe më tutje, pasi Albania Distribution Chemicals pretendon që Veliaj e ka paracaktuar fituesin e këtij tenderi dhe ai mund të jetë  “Milifar” sh.p.k. Edhe vitin e shkuar kanë paraqitur ofertë, kjo kompani sëbashku me ankimuesin dhe në përfundim, falë kritereve të “rregulluara”, Veliaj ka shpallur fitues “Milifar” sh.p.k. Kështu, faktet tregojnë se tenderi është hartuar në atë lloja forme, me kritere dhe specifikime diskriminuese, në mënyrë që të përjashtohet nga gara “Albania Distribution Chemicals” dhe fituesi të mbetet i njëjti.

“Të nderuar anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik, kriteret e lart përmendura janë vendosur qëllimisht për të favorizuar Operatorin Ekonomik që ky Autoritet Kontraktor ka shpallur fitues në vitin 2021, po për të njëjtën procedurë prokurimi. Ky Operator Ekonomik është shpallur fitues për shkak të kritereve abuzive që ka vendosur AK, kjo tregon edhe pjesëmarrjen e kufizuar për OE në këtë procedurë”, thuhet në dokument.

Ndërsa vlen të theksohet se tenderi i dhënë në 2021 për të njëjtën procedurë është mbyllur në shkelje të ligjit. Pasi Open Data Albania ka konstatuar mungesë konkurrence dhe probleme në dokumente, duke e klasifikuar atë në tender me flamur të kuq.  Por, Veliaj i ka anashkaluar të gjitha këto, pavarësisht kostove të tyre, dhe ka shpallur fituese kompaninë “Milifar”, me administrator Albert Metani.  Këto janë skema të përhershme që Veliaj ndjek me tenderët, për t’ua dhuruar ato miqve të tij.

Çfarë do të ndodhë këtë radhë me tenderin kundër mushkonjave dhe insekteve të tjera? I zhvilluar në fund të verës, kur sezoni ka mbaruar tregon se shqetësimi i Bashkisë nuk janë mushkonjat, por thjesht të ndajë ca para për klientët e favorizuar në tenderin e paracaktuar.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: 2 tendereabuzimDenoncimdezinfektimErion Veliajm tenderkompanikryesore2Krysore2

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para

E rëndë/ Burrë e grua sulmohen me sëpatë në kokë në Rahovec, ja si shpëtuan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve
Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve

08:43 - 22/10/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në autostradën Fier-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës, ku...

Lexo më shumë
Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

08:40 - 22/10/26
Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”

Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”

08:27 - 22/10/26
Rama provokon përsëri protestuesit për dialog, zëvendëson karriget me stola guri para Kryeministrisë

Rama provokon përsëri protestuesit për dialog, zëvendëson karriget me stola guri para Kryeministrisë

08:21 - 22/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com