GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet në KPP pazari i Rakip Sulit për tenderin 780 MLN lekë të rrugës “Nënë Tereza”

14:20 - 27/01/25
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncohet në KPP pazari i Rakip Sulit për tenderin 780 MLN lekë të rrugës “Nënë Tereza”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qysh kur e thirrën për herë të dytë në SPAK, kryetari i bashkisë Kamëz ka autorizuar zëvendësen e tij Rebeka Sulejmanin që të firmosë tenderat. Por pazaret vazhdojnë dhe duket se porositë e kryetari po çohen në vend. Kështu është bërë edhe me tenderin e rrugës “Nënë Tereza” në Laknas.

Në lojë janë 780 milionë lekë, ndërkohë që pazaret që kryheshin në prapaskenë janë reflektuar në vendimet e komisionit të vlerësimit të ofertave. Bëhet fjalë për tenderin e “Rikonstruksionit të rrugës “Nënë Tereza” Laknas”.

Loja me datat e tenderit

Tenderi i regjistruar në Agjencinë e Prokurimeve më 31 tetor 2024, çuditërisht është njoftuar i hapur si procedurë dy javë më vonë.

Si data e fundit për dorëzimin e dokumenteve, fillimisht u njoftua 2 dhjetor 2024.

Komisioni është mbledhur më 3 dhjetor 2024 dhe ka marrë vendim ta ndryshojë datën e dorëzimit të ofertave. Sipas dokumentit të mëposhtëm,  “Autoriteti Kontraktor Bashkia Kamëz, ndryshon datën e hapjes dhe pranimit të ofertave për tenderin me objekt: Rikonstruksion i Rrugës”Nënë Tereza”Laknas, me numër REF27514-10-31-2024, si vijon: Ishte: Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave: 10.12.2024 Ora: 10.00 Bëhet: Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave: 11.12.2024 Ora: 10.00”.

Kurse më poshtë kemi një datë tjetër për dorëzimin e dokumenteve: 18 dhjetor 2024.

Mes kësaj rrëmuje datash mësojmë se shtyrja është bërë me qëllim modifikimin e kritereve që duhet të plotësojë fituesi. Dokumenti që mban datën 27 nëntor 2024, quhet “Modifikimi i dokumenteve të tenderit për procedurën e prokurimit me objekt: Rikonstruksion i Rrugës ”Nënë Tereza” Laknas.

Sipas sqarimit të bërë nga bashkia, ndryshimet qenkan bërë nisur nga rekomandimet e bëra nga Agjencia e Prokurimit Publik. Por çfarë u ndryshua? Në dokumentet e tenderit janë ndryshuar kriteret. “Operatori ekonomik duhet të përcaktojë me anë të një deklarate Drejtuesin Teknik të punimeve në objekt, i cili duhet të jetë i përfshirë në licencën e shoqërisë, të ketë të paktën 10 vite eksperience”, thuhet në njërin kriter. Kjo pikë është ndryshuar duke hequr vitet e eksperiencës. Po ashtu është ndryshuar kushti i plotësimit të standardeve, duke pranuar “standardin shqiptar” krahas atij evropian për akreditimin.

Më në fund, tenderi është bërë më 18 dhjetor 2024 dhe kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë dhe fituesi është shpallur BONUS Sh.p.k. me ofertë fituese 55 646 276,00 lekë pa TVSH. Njoftimi i fituesit është bërë më 16 janar 2025, por vendimi është “ngrirë” sepse tenderi është denoncuar në KPP. Firma BONUS shpk është në pronësinë e Fuat Borishit dhe është favorizuar në disa prokurime të njësive vendore, ku është vlerësuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

“Fituesi nuk plotëson kriteret”

Në datën 22 janar 2025 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e bashkimit të operatorëve ekonomikë  “LIQENI VII” SHPK (përfaqësues), & “S.M.O.UNION” Shpk për procedurën e prokurimit “Procedurë e hapur”, me Nr. REF-27514-10-31-2024 me objekt “Rikonstruksion i Rrugës ”Nënë Tereza ”Laknas”, me fond limit 77,878,432.50 Lekë pa TVSH, zhvilluar në datën 18.12.2024 nga autoriteti kontraktor, Bashkia Kamëz.

Nga operatorët kundërshtohet vendimmarrja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “BONUS Sh.p.k” dhe bashkimit të operatorëve “C O L O M B O Sh.p.k” & “BAJRAMI N” Shpk.

Kështu, pazari i rrugës “Nënë Tereza” duket se do të kalojë edhe një pengesë “maturimi” në KPP. Duket se kryebashkiakut Rakip Suli i ka rënë pushteti, sepse tenderat e tij më parë nuk i diskutonte njeri.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023. SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj.

Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia. Ndërkohë, i shqetësuar nga hetimet e SPAK, Suli ka autorizuar nënkryetaren Rebeka Sulejmani që t’i firmosë letrat e tenderit të mësipërm.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: BAJRAMI N ShpkBashkia KamezBONUS shpkC O L O M B O Sh.p.kFuat Borishikryesore2Rakip SuliRikonstruksion i Rrugës ”Nënë Tereza” Laknastender

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Topi i Artë 2024, Presidenti Duka tregon detaje nga Mbrëmja Gala dhe për punën e madhe të FSHF për zhvillimin e futbollit

Topi i Artë 2024, Presidenti Duka tregon detaje nga Mbrëmja Gala dhe për punën e madhe të FSHF për zhvillimin e futbollit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com