GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet në KPP tenderi 1.5 miliardë lekësh për mobilimin e zyrave të QSUT-së

21:17 - 18/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncohet në KPP tenderi 1.5 miliardë lekësh për mobilimin e zyrave të QSUT-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, e cila është në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe që kryen procedura publike për blerje mallrash dhe shërbimesh për institucionet kryesore të vendit, është një nga institucionet që nuk do t’ia di për krizën ekonomike. Kjo për faktin se edhe gjatë kohës kur qytetarët përballen me rritjen e çmimeve dhe kostot e larta të jetesës, institucioni i cili drejtohet nga Endri Mullai, vazhdon të bëjë tenderë me vlera të larta për shërbime që mund të presin në një kohë të dytë. Përpos kësaj, disa nga tenderët janë në shkelje të rregullave të prokurimit publik dhe shpeshherë përfundojnë në KPP.

Edhe kësaj radhe, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka bërë një tender në datën 4 Prill për blerje orendish dhe pajisjesh për mobilim zyrash për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Tenderi mban numrin e referencës REF-23833-04-02-2022 dhe ka fondin limit prej 147.864.531 lekë të reja, ose rreth 1.5 miliardë lekë të vjetra. Pra, në një kohë që qytetarët i kanë sytë nga çmimet e ushqimeve dhe naftës që të ulen sa më shpejt, ose ndonjë ndihmë nga qeveria për t’i përballur rritjen e tyre, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara bën tender 1.5 miliardë lekë për mobilimin e zyrave të spitalit të QSUT-së.

Përpos kësaj, tenderi siç duket ka paqartësitë e zakonshme për operatorët ekonomik dhe për këtë ka përfunduar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Ankesa është ngritur nga kompania “IGLI-SAND” SH.P.K, e cila pasi është njohur me kriteret e tenderit ka konstatuar se disa kërkesa janë të tepërta dhe sipas saj që nuk i kërkon as ligji për këtë tender. Për këtë, kompania kërkon heqjen e këtyre kërkesave.

Por nga historiku i trajtimit të tenderëve që përfundojnë në KPP për kritere të panevojshme, kemi kuptuar që në shumicën e rasteve këto marifete përdoren kur operatori kontraktues, pra institucioni që bën tenderin e ka paracaktuar kompaninë që do ta fitojë tenderin dhe në mënyrë që të skualifikojë të tjerat që marrin pjesë në garë, fusin kritere që janë në shkelje të ligjit. Por të shpresojmë që në këtë tender mos të jetë kjo arsyeja dhe Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ta ketë futur gabimisht kriterin.

Paradoksi më i madh qëndron në faktin se Agjencia bën tenderë miliarda lekësh nga taksat e qytetarëve për mobilime zyrash, tashmë edhe në QSUT.  Ndërkohë që në rastin më të mirë këto lekë mund të përdoreshin për paketa ndihmëse për invalidët që nuk kanë mundësi të përballojnë jetesë, ose për pajisje në qendrat spitalore që u vijnë në ndihmë pacientëve, më shumë sesa për tavolina e karrige për t’u ulur drejtorët e dhe nënpunësit e shtetit.

Gijotina.com

 

Etiketa: DenoncohetKPPkryesore2miliarde. lekeshmobilimQSUTtenderizyrash

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Politikani suedez djeg Kuranin ditën e Pashkëve/ Shpërthejnë protesta, mbi 40 të plagosur (VIDEO)

Politikani suedez djeg Kuranin ditën e Pashkëve/ Shpërthejnë protesta, mbi 40 të plagosur (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det
Aktualitet

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

09:24 - 22/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka dhunuar brutalisht...

Lexo më shumë
Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

09:09 - 22/02/26
Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

08:52 - 22/02/26
Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

08:32 - 22/02/26
Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

07:45 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com