GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet në KPP tenderi i Ermal Dredhës për llambat, kontrata 130 MLN lekë u dha pa garë  

13:55 - 05/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ermal Dredha i jep 130 MLN lekë pa garë firmës që nuk dorëzon bilancin financiar   
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha është denoncuar nga një kompani se ka shkelur ligjin mbi ‘Prokurimet Publike’. Kjo ka lidhje me raportimin më datë 3 qershor 2024 nga Gijotina.com, ku publikoheshin shkeljet që përmban procedura e prokurimit me objekt  ‘Blerje materiale elektrike (për ndriçimin publik dhe institucional)’, i zhvilluar nga Bashkia Vlorë. Për këtë janë vënë në dispozicion 130 milionë lekë, me të cilat do të furnizohen llamba rruge dhe kabllo të përmasave të ndryshme.

Data 3 maj 2024 ka qenë data e fundit për paraqitjen e ofertave dhe në të njëjtën ditë është kryer mbyllja e tenderit. Kjo për shkak se nga 3 oferta, dy prej tyre u skualifikuan që në fazën e parë me argumentin se nuk përmbushnin kriteret. Edhe pse firma SARK shpk kishte paraqitur ofertën më të ulët me vlerë 118 milionë lekë, 12 milionë lekë më lirë se fondi limit. Pavarësisht këtyre fakteve të rëndësishme, komisioni i vlerësimit të ofertave me aprovimin e Dredhës ia dhuroi këtë kontratë firmës “AA&P” sh.p.k, në pronësi të Zihni Halimit – 50% dhe Dashnor Hajdërajt.

Përveç se tenderi u dha pa garë për ofertën më të shtrenjtë, pas kërkimeve zbuluam se firma fituese nuk ka publikuar pasqyrat financiare për vitin 2023. Edhe ky është një rregull mjaft i rëndësishëm në çdo prokurim. Kujtojmë se tenderi është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq” që është shenja treguese e riskut të korrupsionit.

Ankesa

Të gjitha këto shkelje që në evidentuam janë anashkaluar nga institucionet përgjegjëse, si Agjencia e Prokurimeve. Por ku ka zë nuk është pa gjë. Tani ky tender është ankimuar në një instancë më të lartë, në KPP.  Ankesa është bërë nga firma “LUAR Bros”, e cila shkruan se “AA&P” SHPK nuk plotëson kriteret për t’u kualifikuar dhe jo më për të qenë fituese. Kompania ka ngritur pretendimi se fituesi ka qenë i paracaktuar me herët.

“Në datën 03.06.2024 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankimi elektronik me nr. A/2024/4148 dhe me nr. protokolli 1405/2024 datë 03.06.2024 e operatorit ekonomik “LUAR Bros” SHPK.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “AA&P” SHPK. Gjithashtu, operatori ekonomik ankimues në ankesën e tij, kërkon që operatori ekonomik “Sark” SHPK të mbetet i skualifikuar”, thuhet në informacionin e KPP.

Konkretisht ankimuesi shprehet se firma fituese nuk përmbush tre kriteret e përmendur më poshtë.

“2.3.4 Në mënyrë që të krahasohet pajtueshmëria me specifikimet teknike dhe standardet e kërkuara, Operatori Ekonomik duhet të paraqesë: Katalogun/et ose fragmente të katalogut/ëve të prodhuesit/ve për mallrat objekt prokurimi ku të tregohen dhe të specifikohen qartë materialet që do të ofrohen.

2.3.5 Operatorët ekonomik pjesëmarrës në procedurën e prokurimit duhet të paraqesin autorizim prodhuesi ose autorizim nga distributori i autorizuar për mallrat e kërkuara objekt prokurimi.

3 2.3.6 Në mënyrë që të krahasohet pajtueshmëria me specifikimet teknike dhe standardet e kërkuara, operatorët ekonomike ofertues duhet të paraqesin mostrat e mallrave e hapjes së ofertave për zërat sipas preventivit”.

Këto fakte janë cituar për të mbështetur denoncimin. Ky është një nga ato tendera, që tregojnë mënyrën se si veprojnë zyrtarët për të favorizuar njërën apo tjetrën kompani. Kujtojmë se Dredha erdhi në pushtet duke zëvendësuar Dritan Lelin me premtime se do t’i priste rrugën korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Denoncimermal dredhaKPPpoca rrugetender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Pamjet – Kampi për refugjatët në Shëngjin si burg i sigurisë së lartë

Pamjet - Kampi për refugjatët në Shëngjin si burg i sigurisë së lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com