GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi 137 MLN lekë i Gjykatës së Apelit për rafte me “çelik special”

13:10 - 12/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncohet tenderi 137 MLN lekë i Gjykatës së Apelit për rafte me “çelik special”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Korrupsioni arrin në Pallatin e Drejtësisë. Çfarë drejtësie mund të jepet në Gjykatën e Apelit, ku manipulohen kriteret e një tenderi, për më tepër ku 138 milionë lekë të taksapaguesve shkojnë për… blerje raftesh teneqeje?

Tenderi i denoncuar ka për objekt “Blerje Rafte metalike të përbëra prej çeliku special S400 të zinkuar me procesin SENDZIMIR (proces zinkimi ne elektrolizë) për nevojat e institucionit të Gjykatës Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë”.

Nuk dihet se sa rafte do të blejë gjykata, por shihet që do të shpenzojë afro 138 milionë lekë, që sigurisht janë shumë e madhe për të blerë mbajtëset e dosjeve. Nga shqyrtime në pika të shumta që shesin rafte të tillë, njëri kushton mesatarisht 130  mijë lekë të vjetra.

Pra me kaq lekë mund të bliheshin 1 mijë rafte!

Po supozojmë se këto rafte duhen, madje po e justifikojmë çmimin e shtrenjtë të prokurimit, por është shkelje e ligjit kur sajohen kritere për t’i çuar paratë tek kompania e paracaktuar. Sipas dokumenteve, afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 15 prill 2024, por nuk dihet sa do të vazhdojë procedura për shkak se tenderi i gjykatës është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Ankesa është dorëzuar më 2 prill 2024 nga firma SHAGA me  administrator Shemsi Zemanin. Biznesmeni ankohet se Gjykata e Apelit e ka skualifikuar ofertën para se të përfundonte afati për dorëzimin e tyre dhe pa bërë shqyrtim të dokumenteve.

 

Më tutje, ankimuesi shprehet se Gjykata e Apelit ka vendosur kritere diskriminuese për konkurrentët, por që mund të jenë të përshtatshme vetëm për një kompani të posaçme.

Uauu! Kjo ndodhka në Pallatin e Drejtësisë!

Nënvizohet këtu një pikë e kritereve, ku kërkohet që operatorët të vërtetojnë që kanë në dispozicion 15 punonjës, ku mes tyre  të ketë një instalues antisizmiciteti të certifikuar. Po ky ç’është?! Sipas ankimuesit duke marrë parasysh që kemi të bëjmë me prodhimin e rafteve me çelik, nuk është i nevojshëm një punonjës i tillë për të përmbushur detyrimin.

Më tutje ankimuesi shprehet se “Në këtë lloj procedure prokurimi, autoritetet kontraktor duhet të mbajnë në konsideratë të përcaktojnë kritere të thjeshtuara pranimi, me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së biznesit të vogël dhe të mesëm si edhe afatet qe janë te arsyeshme”. Duke theksuar se këto kritere që ka vendosur Gjykata dhe këto shpenzime të larta po cenojnë konkurrencën e lirë, për këtë lloj prokurimi që mund të zhvillohet me thjesht dhe pa këto burokraci.

Gjithashtu, në një pikë denoncuesi shprehet se Gjykata ka vendosur një kriter që nuk e kupton as vetë, nuk është i saktë as nga ana kuptimore dhe as ligjërisht, çka sipas tij, krijon diskriminim për operatorët që duan të marrin pjesë në këtë garë.

“Në rastin kur argumentimi i vetëm justifikues që ka përdorur KVO për vendosjen e këtij kriteri, është pasi jep garancitë e duhura qe këto mallra dhe rafte që do të blihen, të cilat edhe do të vendosen dhe montohen në vendet e përcaktuara nga autoriteti kontraktor të jene dhe të vendosen brenda normave për antisizmicitetin. Dhe njeri prej tyre duhet te ketë dëshmi kualifikimi (Certifikate) për anën teknike bazë të rafteve, të lëshuar nga fabrika prodhuese punonjës shume i rëndësishëm pasi jep garancitë e duhura qe këto mallra dhe rafte si dhe te garantojnë edhe cilësinë e mallrave.

 Çfarë konsideron garanci antisizmiciteti AK? Po garanci vendosjeje?? Që të vendosin një kriter të tillë duke diskriminuar dhe kufizuar numrin e operatorëve ekonomik konkurrues për këtë procedurë??? Plani i vendosjes është i përcaktuar nga AK njëjtë si edhe specifikimet teknike e nuk le hapësira për antisizmicitet apo njohës të bazës?”, shprehet ankimuesi.

Pra, me fjalë më të thjeshta, Gjykata kërkon ekspertë për lëkundjet e tërmetit në vendosjen e rafteve!

Me sa jemi informuar, gjatë një interviste televizive, nga kancelarja Lertida Balili, raftet do të qëndrojnë në bodrumin e gjykatës. Ato do të sistemojnë dosjet e ardhura nga rrethet pas shkrirjes së 6 gjykatave të apelit në rrethe. Pra, janë dosje gjyqësore publike, nuk janë “sekret”, që të kërkojnë siguri si “Arka e Noes” që do të hidhej në det ditën e përmbytjes së Botës!

Urojmë që këtë raportim, përveç SPAK-ut ta marrë parasysh edhe ministri i Drejtësisë dhe ta anulojë këtë shpenzim të kotë për raftet me “teneqe çeliku special”, “anti-sizmik”, me “garanci”, “certifikim”, ku korrupsioni cenon 138 milionë lekë (pa TVSH) nga buxheti i Gjykatës së Apelit!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: abuzimDenoncimGjykata e ApelitKPPrafte metalietender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
VIDEO – Ndodh në Arabi, tifozi rreh me kamxhik shokun e skuadrës së Benzemasë

VIDEO - Ndodh në Arabi, tifozi rreh me kamxhik shokun e skuadrës së Benzemasë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com