GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi 553 MLN lekë i Elton Arbanës, ankimuesi: “Ne i kursenim bashkisë…”

14:00 - 21/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncohet tenderi 553 MLN lekë i Elton Arbanës, ankimuesi: “Ne i kursenim bashkisë…”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa i kushton arkës së bashkisë Shijak korrupsioni në tenderat që firmos Kryetari Elton Arbana? Pasi kemi raportuar se tenderi i riparimit të një rruge në fund të vitit të kaluar kishte risk korrupsioni, sot do t’ua japim konkretisht se sa humb buxheti i shtetit nga shkeljet e bëra gjatë prokurimit.

Bëhet fjalë për një super tender të zhvilluar në fund të dhjetorit 2023. Nën tymin e fishekzjarrëve dhe avujt e alkoolit të festave, kryetari me siguri ka proceduar përmes telefonit ose e-mailit. Ishte gol i madh i kryetarit të Shijakut firmosja e hapjes së garës me objekt “Rehabilitimi i rrugëve në Lagjen Metallaj, Karpen, Bodinok Nj.Ad Maminas” me vlerë 553 milionë lekë.

Gijotina.com solli në vëmendje se tenderi është vlerësuar me “Flamur të kuq”. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit. Kështu, kontrata i është bërë gati bashkimit të operatorëve  HTM sh.p.k – “VILDEV-CO” sh.p.k. që u shpallën në krye pa konkurrencë. Kryetari i skualifikoi të gjithë pjesëmarrësit dhe la mbi tryezë vetëm zarfin e fituesit.

Gjithashtu theksuam që, nëse do të shqyrtoheshin ofertat e tjera, kursimi i fondit do të ishte minimalisht 150 milionë lekë.

Për shembull, RSM Company ka propozuar ta bëjë këtë punë me rreth 400 milionë lekë. Ky operator u skualifikua me argumente që nuk justifikojnë vendimin. Nuk paska deklaruar targat e mjetit autobitumatric! Po mund t’i plotësonte këto t’i jepej një afat. Të anulohej tenderi dhe kompanitë të rregullonin dokumentet siç i do Arbana, sepse janë 150 milionë lekë më pak.

Por Arban vazhdoi me këmbëngulje e tij dhe sot tenderi ndodhet në KPP.  Sepse në datën 19.03.2024 nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e bashkimit të operatorëve ekonomikë “L.T.E Construction” SHPK & “Varaku E” SHPK.

Nëse do të fitohej tenderi nga kompania që po ankohet sërish do të kurseheshin lekë në arkën e bashkisë.

“Kërkojmë të shfuqizohet vendimi i mëparshëm dhe të ndryshohet vlerësimi me pikë pasi BOE LTE dhe Varaku E disponon të gjitha kapacitetet e nevojshme të shprehura në Grafikun dhe Cilësinë e punimeve, gjithashtu edhe si oferta me e mirë në çmim duke kursyer Bashkisë Shijak 2.627.374 lekë pa TVSH, nga buxheti i saj. Kërkojmë vlerësimin mepikë të plota për BOE LTE dhe Varaku E”. Ja pra që mund të kurseheshin 26 milionë lekë me pranimin e kësaj oferte. Por, Arbana e kishte paracaktuar fituesin qysh para Vitit të Ri.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi vlerësimin me pikë të propozimeve teknike të paraqitura nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “L.T.E Construction” SHPK & “Varaku E” SHPK.

Gjithashtu ata pretendojnë se Bashkia Shijak ka bërë anashkalime dhe tolerime për ofertën e fituesi, pasi këta të fundit nuk plotësojnë kriteret.

Ky është një pretendim që mbështet raportimin e bërë nga Gijotina.com se po derdhën shumë para për një rrugicë me gjatësi vetëm 1925 metër linear dhe 4 metra e gjerë. Pra do të jetë një investim i vogël, për një rrugë lagjeje dhe Arbana po hedh aq lekë sa për të bërë një rrugë kryesore.

Ndërkohë qëndron edhe pretendimi që HTM sh.p.k – “VILDEV-CO” sh.p.k e kanë marrë fitoren me mik. Sepse pak ditë më parë ne treguam që “HTM” sh.p.k është në pronësi të Ilir Tabakut, por pronari i saj real është Plator Mehmeti, drejtori i OSSH Durrës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Etiketa: Elton ArbanaPlator Mehmetirrugicetender

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Akuzohen për vepra të ndryshme penale, disa të proceduar në Fier

I dënuar me 6 vite burg, kapet 51-vjeçari i shpallur në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani
Sport

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani

17:37 - 06/04/26

Jasir Asani, njeriu që ka dhuruar rregullisht emocione me të majtën e tij, këtë herë e ndoqi dramën nga tribunat....

Lexo më shumë
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26
Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com