GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi i Berberit për Tunelin e Krrabës, fitoi i akuzuari për mashtrim

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncohet tenderi i Berberit për Tunelin e Krrabës, fitoi i akuzuari për mashtrim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i ARRSH, Evis Berberi, nuk ngurron të bëj pazare për çdo prokurim rrugësh. 130 milionë lekë ka vënë ai këtë herë në lojë, por planet nuk po i shkojnë sikur e kishte menduar.  Po flasim për tenderin me objekt  “Supervizion “Mirëmbajtje Tuneli i Krrabës (2023-2027)”, gara për të cilin u mbyll më datë  20 korrik dhe fituese u shpall firma  C.E.C GROUP, pa garë fare.

Për këtë arsye, më datë Në datën 25.07.2023, “A & E Engineering” SHPK ka paraqitur ankesë pranë autoritetit kontraktor dhe pranë Komisionit të Prokurimit Publik, dhe u konstatua, se objekti i ankesës lidhet me kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi vlerësimin me pikë të propozimit teknik dhe ekonomik.

Konkretisht,  Entela Çano pretendon se oferta  firmës së saj  nuk është vlerësuar si duhet. Ndërkohë nga shqyrtimi i ankesës dhe të dokumentacionit për të dyja kompanitë, KPP konstaton se  plotëson kriteret bazë dhe madje tregon se ka eksperienca me punë të ngjashme. Prandaj i kërkon Autoritetit Kontraktor, në këtë rast Autoritetit Rrugor Shqiptarë, që të rishikojë vlerësimin për këtë ofertë.

“Komisioni ka konstatuar se, konsulenti “A&E Engineering” SHPK, ka dorëzuar licencën e mbikëqyrjes së tij, si dhe një CV të kompanisë me një listë të objekteve të mbikëqyrjes, të cilat janë të gjitha kontrata të mbikëqyrjes së profilit për punime ndërtimore dhe jo të mirëmbajtjes. Gjithashtu, në materialin e përgatitur në listën e CV së shoqërisë, konsulenti “A&E Engineering” SHPK, ka listuar edhe dy kontrata me natyrë të ngjashme me objektin e prokurimi”, thuhet në vendim.

Duke theksuar më tutje  se “A&E Engineering” SHPK ka deklaruar dy punonjës me përvojë të gjatë pune që do të marrin përsipër mbikëqyrjen e këtij projekti. Duke rrëzuar kështu vlerësimin e pabarabartë që ka bërë ARRSH për dy konkurrentët.

Në bazë të këtyre gjeteve KPP ka vendosur të pranojë kërkesën e “A&E Engineering” SHPK dhe i kërkon ARRSH të anulojë procedurën dhe Të bëjë rivlerësimin e ofertave.

Si u dha tenderi pa garë

Pak më lartë ne cituam se C.E.C GROUP, në pronësi të Vangjush Mbriçe – dhe Anduen Mbriçe e kanë përfituar tenderin pa garë. Për këtë arsye edhe ky prokurim ka marrë “Flamurin e Kuq”. Në dokumentin e siguruar, shohim se kanë paraqitur ofertat C.E.C GROUP dhe “A&E Engineering” SHPK.

Por, pa dhënë asnjë shpjegim, Berberi ka shpallur automatikisht fitues firmën e Vangjush Mbriçes, i cili është i njohur për mashtrime, dhe përfitimin e tenderëve në tavolinë, pa garë fare.

Në shtator të vitit 2019 ai është arrestuar  për evazion fiskal dhe krijimin e skemës mashtruese për përfitimin e TVSH-së.  Por, duke qenë se biznesmenët kanë lidhje të forta me qeveritarët, ai u dënua vetëm me 20 ditë burg. Ndërsa tanoi vetë qeveria e bënë pjesë të mashtrimeve dhe aferave.

Lexo edhe: Evis Berberi “qeth” 1.6 MLD lekë për oligarkun e Rrugës së Kombit, tenderi dublon koncesionin

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimARRSHEvis Berberikrrabmirmebajtjetender

Lajme të lidhura

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet
Breaking Views

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

20:28 - 14/11/26
Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Para
Armand Duka zgjidhet në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s

Armand Duka zgjidhet në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26

Policia ka sekuestruar tre automjete të vjedhura në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, në Krujë. Automjetet dyshohet...

Lexo më shumë
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com