GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi i fletëve të votimit për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncohet tenderi i fletëve të votimit për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Manipulohet tenderi i fletëve të votimit për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës që do të zhvillohen më 21 qershor 2024. Përgatitjet e rektori Artan Hoxha për procesin zgjedhor përfshinin edhe prokurimin e prodhimit të fletëve të votimit, i cili ka përfunduar në KPP pas një denoncimi.

Nëse vërtetohen pretendimet e kompanisë që ankohet, do të ngrihet një pikëpyetje e madhe edhe për vetë zgjedhjet. Sa të besueshme dhe produktive do të jenë këto zgjedhje kur organizatori bën shkelje ligjore apo ndërton skema abuzimi me fondin e caktuar. Sigurisht që me tenderin nuk merret Profesor Hoxha, pasi financat i drejton administratori Skerdi Dafa, por zgjedhjet kanë si autoritet kryesor rektorin.

Më datë 10 maj 2024, Universiteti i Tiranës ka zhvilluar një tender me numër reference  Nr. REF-02891-04-29-2024, me objekt: “Blerje fletë votimi për zgjedhjet e autoriteteve drejtuese të UT”.

26 milionë lekë janë vënë në dispozicion për prodhimin e fletëve të votimit. Por prokurimi për momentin ka mbetur pezull nga një denoncim i bërë në KPP që tregon se fituese e përkohshme e kësaj kontrate është firma “Albdesign PSP” SHPK, në pronësi të Elvis Sulës.

Ky është një emër i njohur pasi ka qenë edhe “pronar” i kompanisë “AGI KONS”, e cila në fakt është themeluar nga Gentian Sula. Por pasi ky i fundit u denoncua disa herë për pazaret me kryetarin e bashkisë Erion Veliajn, i kaloi aksionet për një periudhë kohe tek Elvis Sula.

Kompania “Agi Kons” ka në pronësi të saj rezidencën “Kodra e Diellit 2”, pikërisht ku banon kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ia ka blerë shtëpinë Gentian Sulës. Në këtë rezidencë strehohen politikanë, VIP-a e persona të tjerë me pushtet, ku kanë çdo shërbime ndryshe nga pjesa tjetër e qytetit, ku jetojnë taksapaguesit e thjeshtë.

Pasi “AGI KONS” u kthye sërish në duart e Gentian Sulës, Elvisi menaxhon firmat e tij, ku njëra është “Albdesign PSP” SHPK.

Në denoncimin e bërë nga “Inpress” SHPK pretendohet se “Albdesign PSP” SHPK ka paraqitur ofertë anomalisht të ulët dhe nuk ka dorëzuar certifikata për punonjësit e specializuar që kërkohen në tender.

Nëse oferta është anomalisht e ulët, kjo vërtetohet poa vështirësi se pse ligji ka përkufizuar që “Në rastin kur janë të vlefshme dy ose më pak oferta (në përputhje me nenin 56 të LPP-së) ajo vlerësohet anomalisht e ulët kur shifra është më pak se 25% e fondit limit të përllogaritur.

“Ne rastin konkret, oferta ekonomike e paraqitur nga OE Albdesign PSP shpk është më e ulët se 25% e fondit limit të përllogaritur. Nga ana tjetër, është e vërtetë që në këtë fazë të procedurës prokuruese (pas vlerësimit të KVO të AK) ofertat e vlefshme rezultojnë të jenë paraqitur nga 3 (tre) operatorë ekonomikë pjesëmarrës, si dhe është e vërtetë gjithashtu, që bazuar në këtë vlerësim paraprak të KVO të AK, oferta ekonomike e OE Albdesign PSP shp. Nuk konsiderohet anomalisht e ulët, në zbatim të nenit 93 të LPP-së, dhe nenit 82 të Rregullave të Prokurimit Publik”, thuhet në ankesë.

Më tutje, në këtë dokument theksohet se UT në fazën finale ka lënë përballë OE “Albdesign PSP” shpk firmën “Filara” shpk., e cila nuk përmbush kriteret teknike dhe ligjore. Pra, duhej të ishte përjashtuar që në fazën e parë dhe jo të vendosej fiktivisht përballë firmës “Albdesign” PSP shpk, që me siguri ishte paracaktuar si fituese.

Nëse është kështu, ky është një tender fasadë me fitues të vendosur qysh më parë. Është e qartë se pushteti i oligarkut Sula i ka bërë hije organizatorëve të tenderit të fletëve të votimit. Megjithatë, mbetet e paqartë se cila do të jetë ndërhyrja e KPP dhe kur do të ndodhë kjo, pasi zgjedhjet universitare po afrojnë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: flet e votimitrektortenderUniversiteti i Tiranës

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Organizonin lojëra fati të paligjshme në lokale, arrest me burg për 3 persona në Lushnjë

Goditi djalin me thikë, arrestohet kryefamiljari. Si ndodhi ngjarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama e nxori me precedent penal, Lapaj flet për ish-ushtarakun: Ka 3 certifikata sigurie të NATO-s
Aktualitet

Rama e nxori me precedent penal, Lapaj flet për ish-ushtarakun: Ka 3 certifikata sigurie të NATO-s

14:34 - 23/10/26

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë më herët sot nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

14:18 - 23/10/26
Fuga i shkruan Ramës: Pse nuk duhet shkrirë Instituti e Albanologjisë

Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!

14:09 - 23/10/26
Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

13:46 - 23/10/26
Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

13:17 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com