GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi 128 milionë lekë i Veliajt: Përdor klor të rrezikshëm në pishina

15:40 - 23/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Njëra nga pikat e ankesës flet për përqindjen e klorit që Qendra e Sporteve

Njëra nga pikat e ankesës flet për përqindjen e klorit që Qendra e Sporteve

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj po nxiton të mbyllë sa më shumë kontrata para zgjedhjeve dhe me çdo tender që firmos nuk pyet për ligjet. Këtë herë, Veliaj ka kërkuar të mbulojë dy shërbime me një kompani dhe ka bërë kontratën në atë formë që të gjitha paratë t’i shkojnë klientit të tij. Jo vetëm kaq, por dëshira për përvetësimin e fondeve ia ka turbulluar sytë, sa nuk ndalet as kur me këtë tender blihen produkte që rrezikojnë jetën e njerëzve.

Me pak fjalë, me një gurë kërkon të vrasë dy zogj, pasi bëhet fjalë për miliona lekë. Mirëpo kjo manovër e Veliajt është kundërshtuar nga firmat që merrnin pjesë në tender. Kështu kontrata e fundit ka përfunduar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje materiale për mirëmbajtjen e pishinave”. Konkretisht, këto shërbime duhen për Qendrën Sportive në Tiranë. Nga bashkia është vënë në dispozicion fondi me vlerë 12 833 138,00 lekë të reja. Gara është hapur me 16 mars 2023 dhe pritet të mbyllet me datë  3 prill 2023. Nuk dihet nëse do të ecë ky plan i Veliajt pas denoncimit të bëra nga firma Albania Distribution Chemicals.

Klor i dëmshëm

Njëra nga pikat e ankesës flet për përqindjen e klorit që Qendra e Sporteve pretendon të përdorë në pishina. Sipas ankimuesit, Bashkia ka kërkuar një certifikatë nga ISHP që duhet të kenë operatorët për klorin që do të dorëzojnë për këtë prokurim.

Ankimuesi shprehet se ISHP bën analiza vetëm për ujin e pijshëm, por jo për ujin në pishina. Gjithsesi, për të dyja rastet përqindja që ka vendosur autoriteti kontraktor për përqendrimin e klorit është shumë më e lartë nga standardet që përcakton ISHP. Sepse edhe uji i pishinave duhet të jetë brenda standardeve si uji i pijshëm, pasi rrezikon jetën e atyre që e përdorin.

Konkretisht në dokumentet e tenderit përqendrimi është përcaktuar deri në 90%, ndërsa ISHP përcakton deri në maksimumi 70%

“Për sa i përket artikujve Klor 90% dhe Klor 56 %, ISHP për këto dy artikuj analizon Hipoklorit Kalciumin, që shërben për trajtimin e ujit te pijshëm. Standardi që ISHP ka vendosur për këtë artikull është 60-70%. Poshtë dhe lart kësaj përqindje nuk hyn në standardin e ISHP-së. Pra, në cilindo rast për këto dy artikuj, ISHP do e cilësonte jashtë standardeve, sepse përqindja që ISHP jep dhe përqindja që AK kërkon bien ndesh me njëra- tjetrën dhe me standardin europian dhe të ISHP-së”, thuhet në ankesë.

Kritere abuzuese

Në një pikë tjetër të ankesës së saj firma thotë se, bashkia ka vënë në një procedurë dy shërbime të ndryshme: konkretisht blerje klori për pishinat dhe blerje materiale ndërtimi.

Duke u bazuar në ligjin për prokurimet, ankimuesi sqaron se bashkia duhet t’i ndajë në dy lote, pasi janë materiale që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Duke i vënë në një procedurë këto dy artikuj, paralizohen automatikisht firmat të cilat mund të ofrojnë vetëm materiale kimike, në këtë rast klor, dhe nuk ofrojnë materiale ndërtimi.

“Kjo procedurë ka në përmbajtje të saj kimikatet për trajtimin e ujit të pishinës, materiale ndërtimi dhe hidraulike.

Të cilat nuk kanë domosdoshmërisht lidhje me njëra -tjetrën, duke kushtëzuar kështu që një operator ekonomik që merret me tregtimin e kimikateve për trajtimin e ujit të pijshëm dhe pishinave të ketë objekt veprimtarie edhe ndërtimin dhe specifikat që lindin prej kësaj veprimtarie. Duke qenë se ne si operator ekonomik kemi objekt veprimtarie tregtimin e kimikateve për trajtimin e ujit të pijshëm dhe pishinave dhe jo ndërtimin, ne nuk mund të tregtojmë materiale ndërtimi dhe hidraulike, kjo përbën kusht për skualifikimin tonë nga kjo procedurë që në fazën e vlerësimit të ofertave”, thuhet në ankesë.

Sakaq, ankimuesi pretendon se Veliaj e ka paracaktuar fituesin dhe po kërkon që fondet për këto dy shërbime t’ia japë në një procedurë të vetme njërit prej miqve të tij.

Lexo edhe: Veliaj korrupsion edhe me intershipet e të rinjve, zbulohet tenderi skandaloz

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimankeseERION VELIAJ TENDERklorKPPpishineqendra sportice

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Kampionët do ndeshen në Bangkok

Kampionët do ndeshen në Bangkok

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com