GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi i vinçit merimangë 684 MLN lekë, “Eco Tirana” e Lali Erit e blen sërish pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncohet tenderi i vinçit merimangë 684 MLN lekë, “Eco Tirana” e Lali Erit e blen sërish pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Eco Tirana”, shoqëria e përbashkët e Lali Erit me disa ortakë nga Verona, nuk i përfill as ligjin e mbi prokurimet, as respekton rregullat e konkurrencës. Herë pas here të palarat e këtyre tenderave denoncohen në Komisionin e Prokurimeve Publike. Në fakt ata bëjnë se çfarë urdhëron kryebashkiaku Veliaj dhe tenderat janë thjesht procedura fasadë. Kështu, po ndodh edhe më një tender i cili ka nisur që në mars dhe kontratat është  mbyllur tani në gusht.

Po flasim për tenderin me prokurim ‘Blerje Autokarro skarabil me vinç merimangë’.

Pra, një vinç si ky në foto, që “Eco Tirana” e ka në disponim dhe pa arsyetim do të blejë një tjetër  dhe do të shpenzojë 684 milionë lekë.

Ky vinç kushton shumë, prandaj pazaret e urdhëruara nga Lali Eri nuk po mbyllen lehtë. Tenderi duhej të mbyllej në mars 2024, por në 6 mars 2024, firma LODI CONSTRUCTION  e denoncoi rezultatin në KPP.

Ankimuesi në denoncimin e bërë shprehet se në këtë blerje përdoren kritere dhe specifikime jo ligjore, që diskriminojnë pjesëmarrësit në tender.

Në ankesë thuhet se autoriteti kontraktor ka përdorur një përshkrim për objektin që kërkon, të cilin asnjë operator nuk e kupton, por edhe komisioni i vlerësimit të ofertave nuk është i qartë. Megjithatë, kjo nuk ka rëndësi për Lali Erin, që jep porosinë për blerjen tek kompania e paracaktuar.

Këto gjëra i sajon Autoriteti Kontraktor (Eco Tirana) i cili ka përdorur terma që krijojnë hapësirën e nevojshme për abuzim.

“Lidhur me kërkimin e autoritetit kontraktor për serbatorin e kamionit, autoriteti kontraktor ka përcaktuar: Serbator AdBlue prej afërsisht 50 litrash. Përcaktimet e autoritetit kontraktor duhet të jenë të qarta jo vetëm për operatorët ekonomik pjesëmarrës por dhe Komisionin e Vlerësimit të Ofertave. Termi I përdorur ‘afërsisht’  është abuziv dhe sjell si mundësi një vlerësim subjektiv të ofertave të paraqitur nga ana e operatorëve ekonomik”, thuhet në ankesë.

Por pavarësisht ankesave, komisioni ka vazhduar me planin për t’ia dhënë fondin firmës po favorizon shefi. Në dokument tregohet se vetëm firma “LIGUS” SHPK, ka plotësuar “kriteret” të cilat ishin paralizuese për operatorët e tjerë (ashtu sikur parashtrohej në ankesën e bërë). Me vetëm një ofertë në dispozicion, Veliaj duhej ta kishte anuluar këtë procedurë, për mungesë konkurrence.

Ky rregull që është i shkruar qartë në ligjin për Prokurimet Publike nuk është zbatuar nga “Eco Tirana” e Lali Erit. Pra kontrata i është dhënë firmës  “LIGUS” SHPK pa garë.

 

Kjo kontratë është bërë publike me 5 gusht 2024 dhe Open Data Albania i ka vendosur Flamurin e Kuq.

Ky është sinjal mbi riskun e korrupsionit. Pra, po abuzohet me fondin 684 milionë lekë.

 

Një nga pronarët e firmës, tashmë i larguar, ka qenë Shupo Qendro, është klient i vjetër i kryebashkiakut nëpër tenderat e bashkisë. Kujtojmë se dy muaj më parë kjo firmë mori pa garë nga “Eco Tirana” 332 MLN lekë për  8 kamionçina të vjetra.

Edhe ky tender mbante “Flamurin e kuq” për riskun e korrupsionit. Open Data Albania e përshkruante procedurën e këtij prokurimi si “mungesë konkurrence”.

 

Etiketa: ankesaEco TiranaErion Veliajlali eriopen data albaniared flagvinc merimang

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
EUROPOL: Personi i arrestuar në Kosovë për para të falsifikuara, punonjës i MPB-së maqedonase

EUROPOL: Personi i arrestuar në Kosovë për para të falsifikuara, punonjës i MPB-së maqedonase

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com