GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi/ Veliaj përvetëson 3 mld lekë nga Pylli Orbital

15:50 - 25/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncohet tenderi/ Veliaj përvetëson 3 mld lekë nga Pylli Orbital
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pemët e Erion Veliajt nuk janë vetëm për propagandë, por edhe për të përvetësuar fondet publike. Aferën po e përpunon me kryetaren e Drejtorisë së  Përgjithshme të  Pastrimit dhe Gjelbërimit, Arlinda Binjaku. Pasi ngriti 8 kullat në zemër të Tiranës, tani që po afron gara për kryetar, kërkon të na zërë sytë me mbjelljen e ca pemëve. Kështu, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit e Bashkisë Tiranë ka mbyllur një tender me objekt “Blerje pemësh dekorative për Pyllin Orbital dhe zona të ndryshme të Tiranës”.

Janë shumë lekë në lojë! Kryebashkiaku ka planifikuar të  shpenzojë 3 mld lekë të vjetra. Në fakt, po të marrësh në analizë të gjithë procesin nuk dihet, nëse këto para do të shkojnë për pemë. Kujtojmë këtu që, Pylli Orbital është tashmë një plan i dështuar dhe propagandë e nisur qysh para 6 vjetësh. Gjithsesi  detajet e më poshtme do të tregojnë se ky prokurim fsheh një skemë korruptive të kryebashkiakut.

 

Denoncimi i tenderit të “Pyllit Orbital”

Ky ty tender është denoncuar me datë 24 nëntor 2022 nga firma “A l b G a r d e n”. Në ankesën dërguar pranë Agjencisë së Prokurimeve Publike, firma tregon se Drejtoria e Pastrimit po abuzon me kriteret. Pra, duket se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar.

Konkretisht, “A l b G a r d e n” shprehet se ky tender duhej ndarë në dy lote. Pasi kemi të bëjmë me dy kërkesa të ndryshme, blerje dhe punë publike. Konkretisht, tenderi ka brenda blerje pemësh dhe punime ndërtimore për mbjelljen dhe dekorimin e tyre. Ankimuesi thotë se duhej të ishte njeri lot për blerje mallrash dhe loti tjetër për blerje shërbime punimesh.  Binjaku dhe Veliaj i kanë vendosur në një kërkesë, në mënyrë që fituesi t’i marrë të gjitha paratë dhe dy shërbimet të mbulohen me këtë fond.

“Referuar kuadrit ligjor të përcaktuar në Ligjin dhe Rregullat e Prokurimit Publik rezulton qartazi se ato janë kontrata të ndryshme prokurimi. Konkretisht: Blerja e pemëve dekorative është kontratë për  furnizim mallra. Dhe realizimi i punimeve të ndërtimit është kontratë prokurimi për punë. Në fakt edhe pse kjo procedurë është mbi kufirin e lartë monetar, ky fakt nuk përbën justifikimin që të mos ndahet në lote. Për më tepër nisur edhe nga fakti se me anë të kësaj procedure autoriteti kontraktor kërkon të përfitojë dy shërbime të ndryshme”, thuhet në ankesë.

Blerje mallrash të panevojshme

Ndër të tjera denoncuesi shprehet se në këtë tender, Autoriteti Kontraktues ka vendosur si kriter posedimin e disa pajisjeve që nuk janë të nevojshme. Dhe veç kësaj për secilin janë përcaktuar parametra burokratikë që cungojnë konkurrencën e lirë. Edhe në këtë pikë, denoncuesi shprehet se Drejtoria e Pastrimit ka vendosur kritere të hartuara posaçërisht për një kompani të paracaktuar. Si dhe kërkon të blejë mjete që në fakt ky institucion i ka gjithë kohës në dispozicion.

“Nga verifikimi i kritereve të mësipërme, rezulton e qartë se këto kërkesa janë vendosura me paramendim nga AK.  Pasi shumica e mjeteve dhe makinerive të kërkuara nuk kanë lidhje me natyrën dhe objektin e prokurimit: Blerje Pemë dekorative. Gjithashtu, nisur nga bashkëpunimi i mëparshëm me Autoritetin Kontraktor, na rezulton se i ka në pronësi këto mjete”, thekson ankimuesi.

Ndërsa, më tutje në denoncim thekson se, edhe kërkesa për inxhinierët, teknikët, mekanikët, hidraulikët, elektricistët kanë lidhje me një kontratë pune publike dhe jo me një kontratë furnizimi malli.

 

”Pylli Orbital”, propaganda që dështoi

Një ditë më parë Gijotina.com ka publikuar një dokument të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Raporti tregon hapur se “Pylli Orbital” është vetë një skemë propagande e dështuar. KLSH shprehet se, projekti i “Pyllit Orbital” për mbjelljen e pemëve i iniciuar nga Bashkia e Tiranës ka dështuar për shkak të mungesës financiare dhe mungesës së hapësirave të nevojshme për mbjellje pemësh. Më tej thotë se institucioni që drejtohet nga Erion Veliaj duhet shtojë hapësirat e gjelbra në territorin që administron.

Raportit thekson se objektivat e tjera të parashikuara që lidhen me shtimin e hapësirave të gjelbra, nuk u përgjigjen ritmeve të rritjes së urbanizimit. Kjo edhe për vetë faktin se sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në vitet e fundit është rritur disa herë.

Por edhe pse ekspertët kanë konstatuar se në kryeqytet nuk ka më hapësira për të mbjellë pemë.

Dhe kur jemi në prag të zgjedhjeve vendore, bashkia ka hapur së fundmi 3 tenderë për blerje pemësh me vlerë totale 528 milionë lekë, ose rreth 4.5 milionë euro.

Këtu veçojmë tenderin e parë që është shpallur në datën 15 nëntor. Ku parashikohet të shpenzohen 2.6 milionë euro për të blerë pemë dekorative për zona të ndryshme të Tiranës dhe Pyllin Orbital që tashmë për KLSH është projekt i paarritshëm. Ndërsa sot Veliaj po shpenzon edhe 3 miliardë lekë të tjera për pemë.

Shpresojmë që KPP do të analizojë me kujdes të gjitha këto shkelje. Dhe të ndërhyjë për të shpëtuar 3 miliardë lekë nga buxheti i shtetit./ Esmeralda Hida/

Lexo edhe: Veliaj, tender për “Agallarët”/ 1.7 mld lekë asfalti i rrugicës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ankeseDenoncimDrejtoria e PastrimitErion Veliajm BinjakuKPPmbjellje pemeshPylli OrbitalSkandaltender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Kosova krenohet me të, Rita Ora tashmë edhe në pullat postare

Kosova krenohet me të, Rita Ora tashmë edhe në pullat postare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com