GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Denoncon deputetja e PD: Bashkia e Lezhës po grabit pronën private

11:47 - 16/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncon deputetja e PD: Bashkia e Lezhës po grabit pronën private
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj ka bërë sot një denoncim të fortë duke thënë se Bashkia e Lezhës po grabit pronën private. Ajo i shpreh se aneksi i stadiumit “Besëlidhja” do të prishet për interesa klienteliste.

Metaliaj theksoi se këto vendime arbitrare janë bërë gjithashtu pa marrë parasysh faktin se, me vendim të Komisionit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, pasuritë mbi të cilat do të zhvillojë projektet Bashkia Lezhë, u janë kthyer trashëgimtarëve ligjore të të ndjerit Cen Osmani.

DEKLARATË E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, LINDITA METALIAJ

Bashkia Lezhë ka vendosur, pa transparencë dhe pa konsultim me qytetarët, të prishë fushën e vetme stërvitore në qytetin e Lezhës, e quajtur ndryshe aneksi i stadiumit “Besëlidhja”.

Vendime arbitrare, të padrejta, nga një kryebashkiak që nuk ka asnjë lidhje me Lezhën, asnjë keqardhje për historinë, për futbollin dhe brezat ndër vite të stërvitura në këtë fushë.
Këto vendime arbitrare janë bërë gjithashtu pa marrë parasysh faktin se, me vendim të Komisionit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, pasuritë mbi të cilat do të zhvillojë projektet Bashkia Lezhë, u janë kthyer trashëgimtarëve ligjore të të ndjerit Cen Osmani.

Këta pronarë, të cilëve përdhunshëm dhe padrejtësisht iu grabit prona në kohë të Partisë Komuniste, po grabiten për së dyti nga Bashkia Lezhë e Partisë Socialiste.

Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut garantojnë të drejtën e pronësisë dhe theksojnë se shpronësimi nuk mund të kryhet përveçse përkundrejt një shpërblimi të drejtë.

E vërteta është se këtyre pronarëve po iu merren pronat pa asnjë njoftim, pa transparencë, pa konsultim, pa shpronësim e pa shpërblim.

Fatkeqësisht, edhe sistemi gjyqësor, i kapur nga Rama, nuk arrin të garantojë të drejtat kushtetuese të qytetarëve, por sillet si shtojcë e pushtetit ekzekutiv.
Pronarët e kanë ankimuar në gjykatë vendimin e Bashkisë Lezhe, duke kërkuar pezullimin e punimeve, por trupa gjykuese u ka thënë në konfidencë “ju keni të drejtë, por i kemi duart e lidhura”.
Sa për kujtesë, i deleguar i Partisë Socialiste për Lezhën është ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i famshëm për manipulime elektorale, siç ka dalë qartë në “dosjen 184”.
Me Pjerinin pa lidhje me Lezhën dhe Ulsiun pa lidhje me drejtësinë, kuptohet se çfarë drejtësie mund të marrin pronarët e ligjshëm dhe qyteti.

Kjo prishje e hapësirave sportive, të kujton për nga arbitrariteti, modelin e sivllaut të Ndreut, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Klubi i futbollit “Besëlidhja” është historia dhe trashëgimia e Lezhës, të cilat nuk mund të shkatërrohen për orekset e asnjë kryebashkiaku.

Ne nuk jemi kundër projekteve të zhvillimit. Përkundrazi. I mbështesim ato.
Por, nuk mund të heshtim kur shohim se këto projekte në vend që të rregullojnë fushat dhe terrenet sportive, i shkatërrojnë ato, pa u interesuar fare sa të rinj stërviten aty dhe sa talente ka nxjerrë kjo fushë ndër vite?
Nuk mund të heshtim kur shohim se këto projekte grabisin pronat e qytetarëve pa transparencë, pa konsultim e pa shpërblim.

Nuk mund të heshtim kur shohim se si shkatërrohet historia dhe trashëgimia e qytetit tonë.
Nuk mund të heshtim kur prona në përdorim publik dhe pronësi private grabitet për interesa pushtetarësh.
E di që këto projekte kanë të bëjnë me frikën që i ka kapur drejtuesit e Bashkisë Lezhë për humbjen e sigurt që do të pësojnë në zgjedhjet e 14 Majit.Për këtë po nxitojnë të bëjnë dëmet e fundit dhe të kapin llokmat e fundit.
Me gjithë përpjekjet e dëshpëruara, kthimin e Bashkisë qytetarëve të Lezhës nuk e ndalin dhe nuk do ta ndalin dot.

Etiketa: deputeteLezhëPartia Demokratike

Lajme të lidhura

Arsimi në krizë! Berisha: Përgjysmohet numri i nxënësve, as pushtuesit nuk e shkatërruan këtë vend sa antikombëtari Rama
Aktualitet

Arsimi në krizë! Berisha: Përgjysmohet numri i nxënësve, as pushtuesit nuk e shkatërruan këtë vend sa antikombëtari Rama

13:04 - 07/03/26
Skandaloze! Flamuri kuqezi vendoset kokëposhtë në shtëpinë ku e ngriti Ismail Qemali në Vlorë
Aktualitet

Skandaloze! Flamuri kuqezi vendoset kokëposhtë në shtëpinë ku e ngriti Ismail Qemali në Vlorë

12:48 - 07/03/26
Sula: Arsimi në kolaps! Pedagogët largohen masivisht, degët e mësuesisë drejt zhdukjes
Aktualitet

Sula: Arsimi në kolaps! Pedagogët largohen masivisht, degët e mësuesisë drejt zhdukjes

12:14 - 07/03/26
Para
Garon për kreun e SPAK, Dumani: Nuk e shoh si punë, por si mision

Garon për kreun e SPAK, Dumani: Nuk e shoh si punë, por si mision

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arsimi në krizë! Berisha: Përgjysmohet numri i nxënësve, as pushtuesit nuk e shkatërruan këtë vend sa antikombëtari Rama
Aktualitet

Arsimi në krizë! Berisha: Përgjysmohet numri i nxënësve, as pushtuesit nuk e shkatërruan këtë vend sa antikombëtari Rama

13:04 - 07/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD do e ketë përparësi absolute arsimin, duke e rikthyer atë në qendër...

Lexo më shumë
Skandaloze! Flamuri kuqezi vendoset kokëposhtë në shtëpinë ku e ngriti Ismail Qemali në Vlorë

Skandaloze! Flamuri kuqezi vendoset kokëposhtë në shtëpinë ku e ngriti Ismail Qemali në Vlorë

12:48 - 07/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Sula: Arsimi në kolaps! Pedagogët largohen masivisht, degët e mësuesisë drejt zhdukjes

Sula: Arsimi në kolaps! Pedagogët largohen masivisht, degët e mësuesisë drejt zhdukjes

12:14 - 07/03/26
Rëndohet bilanci! Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Siçili (Emri)

Rëndohet bilanci! Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Siçili (Emri)

11:46 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com