GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë festojnë me alkool e “mall”, reagon drejtoria e Burgjeve: Nuk është ashtu siç duket

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë festojnë me alkool e “mall”, reagon drejtoria e Burgjeve: Nuk është ashtu siç duket
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shfaqen disa të dënuar duke festuar brenda qelive në burgun e Durrësit, në prani të telefonave celularë, alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Në pamje, sipas raportimeve, dallohen edhe emra të njohur të botës së krimit, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë, si Lul Berisha, Fehmi Mziu dhe Islam Kasa, i njohur ndryshe si “Mitralozi”.

Videoja është publikuar nga gazetari Flamur Nezaj dhe, sipas Drejtorisë së Burgjeve, pamjet nuk janë ashtu siç duket pasi video ka qenë më herët në vëmendjen e strukturave të institucionit.

Në reagimin zyrtar bëhet me dije se personat e shfaqur në video janë identifikuar, ndërsa një pjesë e tyre rezulton se janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026.

Për këtë rast, drejtoria e burgjeve thotë se kanë nisur verifikimet ndaj zinxhirit komandues të institucionit, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive të mundshme.

Ndërkohë, Drejtoria thekson se kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit janë intensifikuar dhe vijojnë pa ndërprerje.

Reagimi i plotë:

Deklaratë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Në lidhje me videon e publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Flamur Vezaj, sqarojmë si vijon:

Së pari, falënderojmë gazetarin për informacionin e bërë publik dhe inkurajojmë çdo qytetar apo gazetar të denoncojë çdo akt të paligjshëm apo shkelje që cenon sigurinë në institucionet penitenciare.

Së dyti, sqarojmë se personat e shfaqur në video janë identifikuar nga strukturat tona dhe rezulton se një pjesë e tyre janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026.

Menjëherë pas qarkullimit të videos është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve dhe kanë nisur procedurat për hetim të plotë. Hetimi përfshin të gjithë personat e identifikuar në video, si dhe verifikimin e plotë të zinxhirit komandues në IEVP Durrës, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive në çdo nivel. Paralelisht, strukturat e IEVP Durrës vijojnë kontrollet intensive me qëllim identifikimin e plotë të përgjegjësive dhe fillimin e çështjeve penale për personat e përfshirë.

Situata aktuale nuk është ajo që paraqitet në video. Kontrollet janë intensifikuar dhe vijojnë në mënyrë të pandërprerë. Në vijim të kontrolleve të ushtruara gjatë muajit prill, gjatë ditës së sotme janë zhvilluar kontrolle të befasishme dhe të imtësishme në disa institucione.

Në IEVP Durrës janë kapur në flagrancë dhe sekuestruar 3 telefona celularë. Poseduesit e këtyre pajisjeve janë ndër personat e identifikuar në video. Ndaj tyre janë marrë masa të menjëhershme, duke u kaluar në veçim dhe duke u proceduar penalisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk toleron asnjë shkelje. Çdo rast trajtohet me masa konkrete, përgjegjësi individuale dhe ndjekje penale.

Mesazhi është i qartë: siguria nuk negociohet. Çdo shkelje do të goditet pa kompromis dhe kontrolli në institucionet penitenciare do të vijojë të forcohet çdo ditë.

Etiketa: alkolburgjeFeste

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
E rëndë në Vlorë, gjendet i pajetë një person në një prej kullave të vrojtimit në plazhin e vjetër

E rëndë në Vlorë, gjendet i pajetë një person në një prej kullave të vrojtimit në plazhin e vjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26

Rasti i ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, të cilat e shohin...

Lexo më shumë
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

15:16 - 29/09/26
Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57 vjeçari

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57 vjeçari

15:04 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com