GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Depozitat e reja në euro, në nivelin më të lartë në pesë vjet

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Depozitat e reja në euro, në nivelin më të lartë në pesë vjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Depozitat e reja në euro në sektorin bankar janë në nivelin më të lartë të të paktën gjashtë viteve të fundit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-prill të këtij viti vlera e depozitave të reja në valutën europiane arriti në 2.94 miliardë euro, në rritje me pothuajse 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas mënyrës së raportimit statistikor të bankës qendrore, kjo shumë përfshin edhe depozitat e rinovuara dhe nuk konsiston e gjitha në prurje të reja. Megjithatë, tendenca krahasuar me vitet e mëparshme dëshmon qartë një rritje të prurjes së depozitave të reja në euro brenda sektorit bankar për këtë vit. Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat totale në valutë në fund të muajit prill arritën në shumën e barazvlefshme të 605 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 8%.

Në fund të muajit prill, depozitat në valutë përbëjnë 53.6% e totalit të depozitave bankare dhe mes tyre euro vazhdon të ngelet monedha e preferuar e shqiptarëve për të mbajtur kursimet. Ndryshe nga sa po ndodh kredinë, ku leku po fiton terren me ritme të shpejta, euro ngelet dominuese në depozita dhe me sa duket perceptohet si një valutë më e besueshme nga publiku i gjerë. Kjo mund të lidhet me euroizimin e konsiderueshëm të ekonomisë shqiptare dhe faktit që asetet me vlerë të madhe, kryesisht pasuritë e paluajtshme, kuotohen në euro.

Në pjesën dërrmuese, eurot në sektorin bankar futen në llogari rrjedhëse. Duke qenë se normat e interesit janë shumë të ulëta, pjesa më e madhe e klientëve të sektorit bankar nuk e shohin me interes investimin e tyre në depozita me afat. Sipas Bankës së Shqipërisë, norma e interesit për depozitën më të përdorur me afat, atë 12 mujore, për muajin prill ishte vetëm 0.13%. Një tregues tjetër i tërthortë i ofertës në rritje të euros duket të jetë edhe ecuria e kursit të këmbimit. Në gjysmën e parë të këtij viti, euro ka shfaqur një tendencë nënçmimi në kursin e këmbimit me lekun, që agjentët valutorë e shpjegojnë kryesisht me ofertën e lartë të euros në treg. Burimi i prurjeve të valutës jo gjithmonë mund të shpjegohet plotësisht me flukset formale.

Për tremujorin e parë të këtij viti, deficiti i llogarisë korrente u thellua në 309 milionë euro, në rritje me rreth 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Zgjerimi me rreth 70 milionë euro i deficitit korrent megjithatë u kompensua nga një ecuri e qëndrueshme e investimeve të huaja direkte dhe sidomos nga rritja e flukseve në llogarinë kapitale. Këto flukse konsistojnë kryesisht me tranferta kapitale në valutë të huaj ku përfituese është qeveria shqiptare/MONITOR

Etiketa: depozitamonedha

Lajme të lidhura

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë
Aktualitet

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:21 - 13/11/26
Para
Spiunazh në shqipëri? Antiterrori vëzhgoi 5 çekë e 2 rusë, kanë qëndruar pranë bazës ushtarake në urën Vajgurore

Spiunazh në shqipëri? Antiterrori vëzhgoi 5 çekë e 2 rusë, kanë qëndruar pranë bazës ushtarake në urën Vajgurore

TË FUNDIT

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26

Sot nis edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës, një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive në kryeqytet, ku do...

Lexo më shumë
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com