GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Depozitat iu kthyen rënies në shtator, Euro ngelet dominuese

16:10 - 30/10/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Depozitat iu kthyen rënies në shtator, Euro ngelet dominuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Depozitat bankare iu kthyen sërish rënies në muajin shtator, pas rritjes së nxitur nga efekti sezonal gjatë muajit gusht.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat e përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë (që përjashtojnë depozitat e qeverisë, institucioneve të tjera financiare, të jorezidentëve, etj) në fund të muajit shtator kishin vlerën e 1.28 miliardë lekëve, në rënie me 4.5 miliardë lekë krahasuar me muajin gusht. Me bazë vjetore, depozitat e përfshira në paranë e gjerë shënuan një rritje të lehtë me afërsisht 1%.

Rritja e dobët e depozitave bankare gjatë gjithë këtij viti është rezultat i disa faktorëve. Inflacioni i lartë i dy viteve të fundit vlerësohet se i ka ulur aftësitë e familjeve shqiptare për të kursyer.

Gjithashtu, politika fiskale shtrënguese që po ndjek qeveria, me mbajtjen e një suficiti buxhetor në nivele të larta, ka tërhequr sasi të mëdha paraje nga tregu, duke ndikuar rrjedhimisht edhe gjendjen e depozitave bankare.

Sidoqoftë, për shtatorin depozitat në monedhën vendase shënuan një rritje me 2.6 miliardë lekë, duke arritur vlerën e përgjithshme të 543.5 miliardë lekëve. Me bazë vjetore, vlera e depozitave në lekë ngelet në stanjacion, me një rritje prej vetëm 0.3%.

Ndërsa depozitat në valutë për shtatorin pësuan një rënie me afërsisht 7 miliardë lekë, duke zbritur në nivelin e 736.8 miliardë lekëve.

Një faktor tjetër me ndikim po aq të rëndësishëm në ecurinë e depozitave këtë vit është edhe kursi i këmbimit. Forcimi i ndjeshëm i Lekut ndaj Euros ka ulur vlerën statistikore të depozitave në monedhën europiane.

Duke pasur parasysh se rritja e depozitave këtë vit ka ardhur kryesisht në monedhën europiane, efekti i kursit të këmbimit në frenimin e rritjes së depozitave vlerësohet të jetë i konsiderueshëm.

Aktualisht, kursi i këmbimit Euro-Lek është afërsisht 10% më i ulët krahasuar me një vit më parë, ndërsa gjatë gjatë vlerës zhvlerësimi i monedhës europiane arriti deri në 14% me bazë vjetore.

Kjo dëshmohet qartë edhe nga ecuria e depozitave në Euro, e shprehur në valutën europiane. Në fund të shtatorit, depozitat në euro arritën vlerën e 7.19 miliardë eurove, në rritje me 79 miliardë euro krahasuar me muajin shtator.

Depozitat në Euro ndodhen aktualisht në vlerën më të lartë historike. Ndërkohë që depozitat në Lekë ngelen praktikisht në stanjacion, depozitat në Euro janë në rritje vjetore me 16.5%. Në 12 muajt e fundit, totali i depozitave në monedhën europiane është rritur me më shumë se një miliardë euro.

Rritja e lartë e depozitave në Euro është një tregues i Euroizimit të lartë të ekonomisë. Gjithashtu, rritja e depozitave në Euro dëshmone dhe ofertën e lartë të saj në tregun financiar, çka shpjegon pjesërishst edhe dobësimin e monedhës europiane në kursin e këmbimit me lekun./ MONITOR/

Etiketa: depozitateuro. banka

Lajme të lidhura

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Inter vëzhgon nga afër mesfushorin e kombëtares shqiptare

Inter vëzhgon nga afër mesfushorin e kombëtares shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar...

Lexo më shumë
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com