GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Depozitat rriten ndjeshëm në gusht nga bizneset, kursimet arrijnë rekordin e 9.6 miliardë eurove

07:43 - 30/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapja e lëvizjes së lirë dhe emigrimi masiv rritën transfertat bankare brenda dhe jashtë vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kursimet e individëve e bizneseve u rritën me ritme të larta në muajin gusht, duke reflektuar jo vetëm efektet sezonale të lidhura me ardhjen e emigrantëve në verë, por edhe një shtim të ndjeshëm të depozitave të korporatave jo financiare.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në vend arriti në 1.17 trilion lekë në fund të muajit gusht (rreth 9.6 miliardë euro), duke shënuar një tjetër nivel rekord të pas viteve 90.

Në raport me muajin korrik, kursimet janë rritur me gati 2%, ose 20.6 miliardë lekë (170 milionë euro) më shumë.

Rritja në gusht erdhi tërësisht nga shtimi i kursimeve në valutë, ndërsa në monedhën vendase tendenca ishte në rënie.

Stoku i depozitave në valutë në fund të gushtit arriti në 648 miliardë lekë  (5.3 miliardë lekë), me një rritje prej 4 % (+25 miliardë lekë) në krahasim me muajin e mëparshëm.  Efektin kryesor e ka dhënë zgjerimi i depozitave të korporatave jo financiare (bizneseve) që u shtuan me 10%. Edhe ecuria e kursimeve të individëve në valutë ishte pozitive, duke reflektuar ecurinë tradicionale të ardhjes së emigrantëve në verë, të cilët sjellin kursimet pranë familjeve të tyre.

Ndryshe nga valuta, kursimet në lekë shënuan rënie në gusht, me gati 1%, të ndikuara nga ecuria e individëve.

Me bazë vjetore (gusht 2021/gusht 2020), depozitat në total janë rritur me gati 10%, ose rreth 860 milionë euro më shumë. Gati 70% e rritjes vjetore ka ardhur nga valuta. E ndryshme ishte tendenca në 2020-n, kur për shkak të pandemisë, që kufizoi lëvizjet dhe blerjet e mëdha ishin kursimet në lekë ato u rritën me ritme më të larta.

Ndërsa këtë vit, për shkak të rritjes më të shpejtë të kursimeve në euro, pesha e depozitave në valutë arriti në gusht në 55.1% të totalit, nga 54% në të njëjtin muaj të një viti më parë./ Monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë
Burimi: Banka e Shqipërisë
Etiketa: depozitaeurokursime

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
Rusia kërcënon të bllokojë YouTube

Rusia kërcënon të bllokojë YouTube

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com