GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Depozitimi i mbetjeve, reagon PD: SPAK të hetojë Bashkinë Durrës

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Depozitimi i mbetjeve, reagon PD: SPAK të hetojë Bashkinë Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i Organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një deklaratë për mediat, ditën e sotme tha se SPAK duhet të hetojë Bashkinë e Durrësit, pasi sipas tij, Bashkia lidhi kontratë me kompaninë Zoto-Mërtiri, pa asnjë lloj dokumentacioni.

“Emirjana Sako kryebashkiake e Durrësit, në vitin 2021, ka zhvilluar procedurën, jo të hapur por me negocim pa shpallje paraprake, të kontratës me objekt “Depozitimi i mbetjeve urbane Bashkia Durrës”.

Sasia e pritshme e mbetjeve ishte: 320.000 ton

Kohëzgjatja: 48 muaj

Fondi limit 1 148 864 000 lekë

Ofertuesi i vetëm që mori pjesë në këtë procedurë ishte: INTEGRATED ENERGY BV SPV, me vlerë të ofertës 1.126 miliard lekë të reja pa tvsh.

Sa për kujtesë: Intergrated është kompania e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

Në mungesë të konkurrencës dhe duke mos ndjekur procedurën e hapur të prokurimit, Emirjana Sako më 27 shtator 2021 nxitoi të shpallë fituesin dhe nënshkruajë formularin e njoftimit të fituesit ku njoftonte operatorin e vetëm pjesëmarrës, njëkohësisht fitues të kësaj procedure INTEGRATED ENERGY BV SPV, se oferta e paraqitur prej tij me vlerë 98% të fondit limit, pra 11.2 miliard lekë, u shpall fituese (publikuar në butelinin e APP-së nr.146, më 4 tetor 2021).

Në Buletinin e APP-së nr.161, datë 8 Nëntor 2021 publikohet njoftimi i nënshkrimit të kësaj kontrate me këto të dhëna:

  1. Emri dhe adresa e Autoritetit /Enti Kontraktor Emri: Bashkia Durrës
  2. Lloji i procedurës: ME NEGOCIM, PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS
  3. Objekti i kontratës: “DEPOZITIMI I MBETJEVE URBANE BASHKIA DURRËS”
  4. Numri i referencës së procedurës / Lotit: REF-05045-09-11-2021
  5. Fondi Limit: 1,148,864,000 (një miliard e njëqind e dyzet e tetë milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e katërmijë) lekë pa tvsh.
  6. Vlera totale përfundimtare e kontratës (përfshirë Lotet, opsionet dhe nënkontraktimin): Vlera 1.351.242.240 (me TVSH), monedha Lek
  7. Data e nënshkrimit të kontratës : 08/10/2021
  8. Emri i Kontraktorit/nënkontraktorit: INTEGRATED ENERGY BV SPV

Nga 14 Dhjetor 2021 deri më 17 Gusht 2023, bashkia Durrës pagoi Integrated Energy BV spv një vlerë prej 7.05 miliard lekë për:

– KONTRATA nr. 9853/8 e 8 tetorit 2021 “Depozitimi i mbetjeve urbane Bashkia  Durrës”

– KONTRATA nr. 101/81 e 28 tetorit 2022 DEPOZITIM MBETJE URBANE BASHKIA DURRES

Sikurse evidentuam më lart, për kontratën e parë kemi gjetur dokumentacionin në Agjencinë e prokurimit publik.

Për kontratën e dytë nuk kemi gjetur asnjë të dhënë lidhur me procedurën e ndjekur dhe dokumentacionin shoqërues të saj.

Pyetja që vlen, dhe duhet bërë publikisht, për publikun durrsak dhe shqiptar është: Përse është lidhur një kontratë e dytë me të njëjtin objekt, ndërkohë që ekziston kontrata fillestare në fuqi me afat 48 muaj?

Si u planifikua buxheti për këtë kontratë të dytë? Si u miratua?

Çfarë procedure u ndoq deri në lidhjen e kontratës 101/81 me 28 tetor 2022?

Përse vijojnë pagesat për këtë kompani e cila është dëshmuar se operon në kushte mashtrimi dhe është nën hetim?

Është i pakuptueshëm, dashakeq, antiligjor, në përbuzje të djersës së taksapaguesve shqiptarë fakti që Ministria e Financave vazhdon edhe sot të bëjë pagesa nga Thesari i Shtetit.

Ato duhen ndërprerë menjëherë.

I bëjmë thirrje SPAK-ut që të thellojë hetimin dhe në bashkinë Durrës për të verifikuar këto procedura, dhe për të ndërprerë këto pagesa të cilat, nuk shkojnë për shërbime publike, por mbajnë të sigurt dhe në luks të arratisurit e çështjes dhe padronët e tyre në Tiranë”, u shpreh Balliu.

Etiketa: DenoncimiKlevis BalliuKryesore1PD

Lajme të lidhura

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin
Aktualitet

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

11:26 - 03/08/26
Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë
Aktualitet

Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

11:07 - 03/08/26
Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën
Aktualitet

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

10:40 - 03/08/26
Para
Letra e dytë e Dritan Goxhajt nga Burgu 313, akuzon ‘Dorasit’…

Letra e dytë e Dritan Goxhajt nga Burgu 313, akuzon 'Dorasit'...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin
Aktualitet

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

11:26 - 03/08/26

Dhjetëra banorë të Patosit janë mbledhur sot përpara godinës së Bashkisë, duke protestuar kundër reformës së re administrative dhe propozimit...

Lexo më shumë
Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

11:07 - 03/08/26
Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

11:02 - 03/08/26
Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

10:40 - 03/08/26
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

10:38 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com