GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputeti demokrat: Rama po përdor vetëm dhunë ndaj protestuesve, koha t’i përgjigjemi me të njëjtën gjuhë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në përfundim të protestës së 17 prillit, ku u lënduan disa deputetë si dhe u arrestuan e burgosën disa protestues, kreu demokrat Sali Berisha deklaroi se përgjigja e qytetarëve ndaj policisë në protestën e radhës do të jetë proporcionale. I pyetur në lidhje me këto deklarata, deputeti Luan Baçi la të kuptohet se protesta e radhës mund të përshkallëzohet deri në përplasje civile.

“Në protestë nuk vete njeri për të kënduar, as për të kërcyer. Nuk e di se ku mund të shkojë. Më vjen keq po nuk është përgjegjësi e qytetarëve se ku mund të shkojë”, u përgjigj ai kur u pyet nëse mund të shkohet deri në një përplasjeje civile.

Sipas tij, revolta qytetare është në një nivel të lartë dhe protesta është në dorë të tyre, ndërsa policia sipas Baçit duhet të garantojë rendin dhe qetësinë dhe jo të mbrojë godinën e kryeministrit.

“Qytetarët janë ata që vendosin dhe Partia Demokratike që organizon dhe drejton protestën në krah të tyre, në ballë të tyre, shpesh herë luan rolin vetëm të qetësimit të situatës, të qetësimit të protestuesve. Kanë revoltë, kanë zemërim se janë fermerë që janë drejt falimentit, janë studentë që s’kanë kushtet e duhura për të vazhduar studimet, janë biznes i vogël që janë drejt falimentit nga taksat, janë të papunë, janë të prindër që u kanë ikur fëmijët jashtë. Pra revolta e tyre është në shkallën më të lartë. Atëherë revoltën e tyre nuk ka pse ta ndalojë Partia Demokratike as deputetë e Partisë Demokratike, por t’i bashkohen kësaj revolte dhe nuk ka nevojë pastaj që të themi ne se çfarë do të bëhet në protestë.

Unë nuk e di se çfarë mund të bëhet në protestë. Është në dorën e qytetarëve. Pushtetin e kanë qytetarët, protestuesit. Policia ka detyrimin të garantojë rendin, qetësinë, të garantojë qytetarët, protestuesit. Policia nuk është aty për të mbrojtur godinën e kryeministrit se nuk e gjen gjë fare se kryeministri ikën, por është për të mbrojtur qytetarët që protestojnë. Ata qytetarë që protestojnë aty janë taksapagues që paguajnë edhe pagat dhe shpërblimet e policisë që i marrin të bollshme si duket drejtuesit në rastin e protestave”, tha ai.

Duke sjellë në vëmendje protestën e fundit të opozitës, ai akuzoi policinë për përdorimin e dhunës ndaj qytetarëve, e cila sipas Baçit bëhet me qëllim për të ngjallur frikën. Në këto kushte ai përforcon idenë e kryedemokratit për përgjigje proporcionale ndaj forcave të rendit.

“Sa më ashpër të sillen, sa më shumë të arrestojnë, të kenë statistika bllokimi nëpër komisariate dhe i mbajnë deri në orën 2:00 apo tre të natës. Në protestën e radhës deri në orën 2:00 të natës dy protestues që kishin kapur në rrugë që s’kishin lidhje fare dhe i lëshuan, i liruan që atë ditë që vajtëm ne në orën 2të natës. Po përse i mban deri në orën 2:00 të natës brenda ata protestues dhe i merr në rrugë për t’i verifikuar?

Shtet policor. Patjetër për të ngjallur frikën, patjetër për mos të marrë më pjesë në protestë, patjetër shantazh dhe presion, patjetër të tremben prindërit, të tremben dhe komshinjtë, të frikësohen edhe të tjerët se të mbajnë edhe brenda një ditë, dy, tre, siç kanë mbajtur këta protestues sot dhe do pritet se kur do dalin në mënyrë të paimagjinueshme mund t’i mbash brenda atje dhe t’i akuzosh për gjëra që nuk i kanë kryer. Pra, parë në këtë këndvështrim unë mendoj se patjetër që përgjigja e qytetarëve duhet të jetë në proporcion të drejtë me atë çfarë bën policia, që janë pjesë dërmuese patronazhistë”, u shpreh ai.

 

Etiketa: BaciDhunëproteste

Lajme të lidhura

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin
Breaking Views

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!
Breaking Views

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26
Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…
Breaking Views

Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

20:10 - 21/06/26
Para
Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova

Shtyhet seanca në GJKKO për Irena Gjokën, SPAK kërkon pushimin e çështjes për gjyqtaren

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin
Breaking Views

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26

Protesta e 22 e qytetarëve para Kryeministrisë për rrëzimin e qeveisë Rama ka mbledhur mijëra persona. Me thirrje të fuqishme...

Lexo më shumë
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26
Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

20:10 - 21/06/26
Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Bashkohuni me ne

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Bashkohuni me ne

19:51 - 21/06/26
Edhe shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Edhe shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:05 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetkom girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis