GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputetët e opozitës u lanë pa karrige, Gjekmarkaj letër Ramës: Zarbo Peleshi s’mund të…

22:03 - 04/03/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetët e opozitës u lanë pa karrige, Gjekmarkaj letër Ramës: Zarbo Peleshi s’mund të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë ditës së sotme u inaugurua hapja e bazës ajrore të Kuçovës. Atje ishin ftuar edhe deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ndaj situatës së krijuar në ceremoni, një situatë qesharake, ku deputetëve të opozitës nuk iu lanë karrige për t’u ulur, me pretendimin se nuk do të merrnin pjesë.

Për këtë arsye, Gjekmarkaj i bën një letër publike kryeministrit Edi Rama.

REAGIM I NËNKRYETARIT TË KUVENDIT, AGRON GJEKMARKAJ

Leter Edi Rames per “zarbon” Niko Peleshi !

Nuk është në natyren time të fyej dhe të ve epitete denigruese, për tendenca për të poshteruar opoziten në thelbin e saj institucional bën që rezistenca të bjerë.

Sot në Kuçovë u perurua një bazë ajrore e Natos dhe kjo është një ngjarje e shenuar per Shqiperinë dhe sigurinë e saj, madje edhe për rajonin nëse duam.

Partia Demokratike që në themelimin e saj ka aspiruar antarësimin e Shqipërisë në Nato kur PPSH e kundershtonte e po kaq bija e saj PSSH.

Fati, puna dhe insistimi e bëri të mundur që qeveria e PD ta antarësojë vendin tonë në këtë aleancë të madhe të qyteterimit perendimor duke shenjuar edhe të ardhmen e atdheut tonë.

Deputetet e Opozites në komisionin e sigurisë u ftuan për të marrë pjesë në ceremoni por çuditerisht kur shkuan atje nuk kishin vënde per tu ulur. Pergjigjia qe: Menduam që nuk do vinit ndaj nuk ju lamë karrige që të ulëshit.

Ermonela Felaj me të njëjtin status si Agron Gjekmarkaj “ku e ku me properendimore e pro Nato” se zoteria në fjalë njësoj Zevendes Kryetare e Kuvendit, ftohet, ulet dhe ëmbel buzeqesh. Asgjë personale nuk kam këtu por raporti që pushteti ka me opoziten është irritues në perbuzjen e vet organike. Të mos ftosh është me fisnike se protokolli masakrohet shpesh por të ftosh dhe të tallesh, ta lësh pa vende është vogelsi dhe mohim i çdo zakoni e tradite në çdo treve të Shqiperisë.

Një minister mbrojtjeje, injorant në çdo këndveshtrim, servil në çdo gjykim, zarbo në sjellje fyen Opoziten.

Kryeministri ishte ai që do fliste dhe ne do degjonim, humbi një dekor demokratik që do ja kishte ënda ta shiste. Në fund ai humbi më shumë se ne. Opozita nuk shkoi aty per Edi Ramen por i takonte të ishte aty.

Por as per kaq nuk u kujdesen! U tentua të vidhet historia dhe të ndertohet një e re pa kujtesë si kompjuterat e perdorur që zarboja shiste dikur.

Çdo shqipëtar kujton se kur firmosej marrëveshja e asocim stabilizimit perfaqesuesit e Opozites socialiste ishin aty, kur Presidenti Bush erdhi në Tiranë kryetari i grupit parlamentar socialist ishte në pritje, kur hymë në Nato në samitin e Bukureshtit perfaqesuesit e tij atje qenë.

Me “zarbo” plotesohen teka, kryhen sherbime, ndyhet politika , zvoglohet Shqiperia por historia të pergjon, të ndjek dhe të vë vulen e saj.
Së paku mos e nxirr “zarbon” të kerkojë falje lerë të mendojë se e bëri mirë punën e lakeut. Protokolli nuk është si të shikosh filxhan me Sofkën!

Etiketa: GjekmarkajKryesore1pELESHIRama

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Dje u bë pjesë e Big Brother VIP, arrestohet Liam Mandiaro

U arrestua në BBVIP3, ja si Liam Osmani i shpëtoi kontrollit në Rinas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com