GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Deputetët e PL-së nuk u lejuan të takonin Metën, reagon Vasili: Shkelje flagrante e demokracisë

12:35 - 21/02/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetët e PL-së nuk u lejuan të  takonin Metën, reagon Vasili: Shkelje flagrante e demokracisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot, deputetët e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho, së bashku me sekretarin e përgjithshëm Tedi Blushi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Drejtësisë, Edmond Haxhinasto, kanë shkuar për të takuar presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili është në paraburgim prej katër muajsh.

Në një deklaratë përpara burgut 313, Vasili u shpreh se iu pengua takimin me zotin Meta dhe se kjo është një shkelje flagrante e standardeve demokratike, pasi qeveria pengoi takimin që ishte lajmëruar dhe kërkuar zyrtarisht, edhe pse të gjitha dokumentet përkatëse ishin dorëzuar.

Ai theksoi se pasi ata hynë në ambientet e paraburgimit, u detyruan të presin mbi një orë e gjysmë pa asnjë njoftim të arsyeshëm. Vasili kritikoi kryeministrin për fjalët e tij të pafundme për standardet demokratike, ndërkohë që realiteti është krejt i ndryshëm. Ai deklaroi se qeveria ka përdorur administratën shtetërore për të bllokuar një të drejtë themelore, që është takimi me presidentin e PL. Vasili e cilësoi këtë si një akt të dhunës ndaj të drejtave të deputetëve.

Vasili: Qeveria, se këtu është qeveria, është duke shkelur çdo lloj standarti demokratik, pengoi takimin tonë të lajmëruar e të kërkuar zyrtarisht me të gjitha dokumentet përkatëse që duhen për këtë gjë, edhe të njohur më parë dhe konsumoi një fazë të neveritshme.

Pasi kemi hyrë në ambientet e paraburgimit, në oborrin përkatës, jemi detyruar të presim mbi një orë e gjysmë për t’na njoftuar që nuk mund të bëjmë takimin e kërkuar plotësisht sipas rregullave dhe ligjeve të këtij vendi.

Siç e shikoni, farsa e këtij karagjozi që kemi në kryeministër, që flet për standarte demokratike, shumë i shqetësuar për respektimin e standarteve, ju e shikoni vetë që 2 deputetë, unë dhe zonja Xhixho duke respektuar çdo rregull e çdo ligj kërkuam të bëjmë takim me presidentin e Partisë së Lirisë dhe u penguam ndërkohë që ju e dini shumë mirë se jeni njoftuar, kemi që nga ora 9 e gjysmë, opero orë të tera që presim refuzimin e tyre.

E vetmja gjë që ka ndodhur është paniku që u ka shpërthyer, nuk e mbajnë dot, nuk e dinë se ku ta shprehin, pasi takimi është një e drejtë minimale, bazike, është minimumi i takimit të domosdoshëm e të lejuar, pra nuk kemi shkelur asnjë ligj, por ata kanë një standart tjetër, këta kanë standartin e rrethimit, e presionit, e përdorimit të administratës shtetërore siç e pate atje në sheshin ‘Skënderbej’ dje, pra këta kanë antiligjin, antishtetin, dhunimin e çdo të drejte sepse motoja e tyre e vetme është të vjedhin e të dhunojnë shtetin në çdo pozicion të tij.

Refuzimi i sotëm i të drejtës së 2 deputetëve, që buron nga ligji por edhe nga ligji për statusin e deputetit, pra është një e drejtë e konsoliduar, u dhunua në mënyrën më të shëmtuar pa dhënë asnjë motiv.

Ne i kemi bërë kërkesën edhe SPAK-ut të cilin kishin detyrim të komunikonin me njëri-tjetrin, se këta njësh janë, dhe të gjithë bashkë, në bazë të një skenari të mirëmenduar, penguan me të gjitha mënyrat që patën takimin e deputetëve të Partisë së Lirisë, me presidentin e Partisë së Lirisë.

 

Etiketa: metapengimTakim

Lajme të lidhura

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025
moti

Parashikimi i motit për sot, 30 Janar 2026

07:29 - 30/01/26
Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë
Uncategorized

Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

08:43 - 29/01/26
Para
Një person qëllon me armë zjarri në drejtim të policisë pranë Rinasit, çfarë ndodhi

Alarm për bombë në shkollën Turgut Ozal, evakuohen me urgjencë nxënësit dhe mësuesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com