GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputetët rikthehen sot në Kuvend, ja çfarë pritet të diskutohet

09:36 - 20/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Martin Canit, opozita në interpelancë me ministren Manastirliu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme do të rinisë Kuvendi, pas ndërprerjes për festat e fundvitit, me seancën plenare që është planifikuar të nisë në orën 17:00.

Ky do të jetë sesioni i fundit për këtë legjislaturë të dhjetë, e cila do të vijojë punimet deri në mars, për t’ia lënë më pas vendin përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, ku qytetarët do të zgjedhin parlamentin e ri.

Mazhoranca dhe opozita do të përpiqet të gjejnë gjuhën e përbashkët për disa nisma. Një prej nismave kryesore është ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të lehtësuar votën e diasporës, të cilat janë ndryshime teknike.

Më konkretisht bëhet fjalë për afrimin e datës së regjistrimeve dhe shpalljes së emrave të kandidatëve për deputetë në mënyrë që fleta e votimit të prodhohet më shpejt dhe të shpërndahet te emigrantët që do të votojnë me postë.

Ndryshimi tjetër është ai që kërkon të specifikojë në ligjin zgjedhor, se për këto zgjedhje, emigrantët nuk do të kenë asnjë kosto, pasi njëjtë si dërgimi i fletës së votimit, edhe marrja e saj do të bëhet me buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, palët kanë përplasje sa i përket numërimit të votave të diasporës, ku Partia Socialiste ia lë në dorë administratës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ndërsa opozita kërkon të procedohet normalisht njësoj si me votat brenda vendit, pasi nuk ka besim tek institucioni i drejtuar nga Ilirjan Celibashi.

Gjithashtu, Partia Demokratike propozon që emigrantët të votojnë edhe me dokumente të huaja, por kjo kërkesë duket e vështirë për të gjetur dakordësinë mes palëve.

Në seancat e para të këtij sesioni pritet të votohet edhe për dërgimin ose jo në Gjykatë Kushtetuese të mandatit të deputetit socialist vullnet Sinaj, çështje për të cilën u ra dakord disa ditë më parë në Këshillin e Mandateve. Ai akuzohet nga opozita për konflikt interesi duke përfituar fonde publike

Në Kuvend gjithsesi debate pritet të ketë edhe për nismat e fundit ligjore të depozituara nga të dyja palët përgjatë javëve të fundit e që do t’i nënshtrohen diskutimit parlamentar, siç është paketa e maleve e qeverisë, apo dy projektligjet e depozituara nga demokratja Jorida Tabaku për “Për marrëveshjet e kredisë konsumatore” apo ai për “Mbrojtjen e Konsumatorëve”.

Mbledhja e Kuvendit në seancë plenare në datën 20.1.2025, ora 17:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si me poshtë

1. Hapja e punimeve të sesionit VIII të Legjislaturës X.

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.12.2024.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë

Etiketa: deputeteKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës
Aktualitet

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës

15:28 - 08/02/26
“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit
Aktualitet

“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit

15:16 - 08/02/26
Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit
Aktualitet

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit

14:23 - 08/02/26
Para
Konflikti me dy të plagosur në Sarandë/ Zbardhen detaje: 8 të arrestuar, 2 persona në kërkim! Në pranga edhe punonjës të policisë

Përplasi për vdekje të riun, arrestohet 80-vjeçari në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Breaking Views

18:34 - 08/02/26

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve lejon zhvillimin e provimit të...

Lexo më shumë
(VIDEO) Lecce fiton me Ramadanin në fushë, i largohet zonës së ftohtë

(VIDEO) Lecce fiton me Ramadanin në fushë, i largohet zonës së ftohtë

18:27 - 08/02/26
Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor

Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor

17:30 - 08/02/26
Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë

Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë

17:15 - 08/02/26
Merret peng  ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë

Merret peng ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë

17:02 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com