GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputetët u shanë/ Bardhi: Ja çfarë ndodhi në mbledhjen e Kryesisë së PD, tensionet nisën kur Bejko…

22:03 - 08/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi mbledh grupin parlamentar të PD-së, ‘rikthimi’ i Bashës ndez debate
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi ka sqaruar atë se çfarë ndodhi në Kryesisë e PD-së së vulës dy ditë më parë, në përfundim të së cilës, të paktën 4 deputetë demokratë, u fyen e u shanë me fjalor rruge, nga një grup personash, që qëndronin në korridoret e zyrave të këtij fraksioni.

Bardhi, i pranishëm në emisionin “Log.” u shpreh se tensionet kanë nisur që brenda sallës ku u zhvillua mbledhja, pasi një pjesë e anëtarëve të Kryesisë nuk e kanë lejuar të marrë fjalën, çka duket se e ka detyruar të largohet nga mbledhja.

Sipas tij, shkak i qëndrimit të shfaqur nga disa prej anëtarëve ishte fakti se ata e kishin me nxitim të caktonin një datë për zhvillimin e zgjedhjeve, ndërkohë që deputetët e pranishëm, kërkonin gjetjen e një konsensusi.

“Kemi debatuar rreth 9 orë dhe e gjithë ngjarja ka të bëjë me akte që kanë ndodhur jashtë sallës ku zhvillohet mbledhja në selinë e Partisë Demokratike në ambientet e jashtme. Duhet të sqaroj fillimisht qëndrimin që e unë kam pasur në mbledhjen e kryesisë së partisë dhe arsyet pse jam larguar. Para se të mblidhet kryesia është mbledhur grupi parlamentar.

Diskutimi është përqendruar te të dyja platformat e propozuara. Unë kam qenë i mendimit bashkë me një pjesë të kolegëve që ishin prezentë në mbledhje që ne duhet të diskutojmë mbi meritën e këtyre propozimeve.

Kolegë të tjerë kanë qenë aktivë për të gjetur një rrugë që e nxirrte kryesinë e PD me një vendim unanim. Kur unë kisha marrë fjalën dhe isha duke folur i fundit, disa anëtarë të kryesisë që e kishin me shumë nxitim votimin e një versioni kanë penguar fjalën edhe pse secili prej tyre kishte folur 20 herë gjatë mbledhjes dhe unë kisha mbajtur vetëm shënime.

Ky është një fakt i pamohueshëm. Mbledhja e kryesisë është e regjistruar me audio. Nuk ka pasur tension në mbledhje, tensioni i krijua kur Bejko tha se ka mbajtur qëndrimet shënim dhe ka gjetur një formulë që i përafron. Kam kërkuar shpjegime për propozimin e tij.

Kam pasur ndërhyrje për të mos më lejuar të flas nga disa kolegë. Kishte një nxitim që të votojmë ndërkohë që nuk kishim mbaruar. Nuk ka rëndësi emri por vërtetësia e asaj që ndodhi. Do duhet të votonim pa përfunduar diskutimet ndërkohë që kishte një kërkesës nga Godole që ta ndërpresim mbledhjen dhe të mblidhemi në mëngjes dhe këtu kishte një nxitim për të votuar versionin që zgjedhjet për kryetar partie të mbahen në datë 15 korrik. Kishte disa versione. Pozicioni i grupit parlamentar ishte koherent. Ne kemi për të detyrë për të bashkuar bazën e Partisë Demokratike”, deklaroi Bardhi.

Etiketa: BardhiKryesore1PDtensione

Lajme të lidhura

Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar
Aktualitet

Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar

15:10 - 16/01/26
Deklarata e Ramës për kampusin reagon PD/ Sula: Studentët po zhvendosen me premtime boshe, universitetet publike në agoni
Aktualitet

Deklarata e Ramës për kampusin reagon PD/ Sula: Studentët po zhvendosen me premtime boshe, universitetet publike në agoni

14:50 - 16/01/26
Fundi i një epoke, Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë
Aktualitet

Fundi i një epoke, Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë

14:30 - 16/01/26
Para
Drafti i Ramës, Balliu: Turp kombëtar që kryeministri shqiptar ndërmjetëson Kosovën me Serbinë

Drafti i Ramës, Balliu: Turp kombëtar që kryeministri shqiptar ndërmjetëson Kosovën me Serbinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar
Aktualitet

Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar

15:10 - 16/01/26

Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse, gjatë zgjedhjeve që priten të mbahen në pranverë, do të kandidonte përballë Ervin...

Lexo më shumë
Deklarata e Ramës për kampusin reagon PD/ Sula: Studentët po zhvendosen me premtime boshe, universitetet publike në agoni

Deklarata e Ramës për kampusin reagon PD/ Sula: Studentët po zhvendosen me premtime boshe, universitetet publike në agoni

14:50 - 16/01/26
Fundi i një epoke, Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë

Fundi i një epoke, Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë

14:30 - 16/01/26
Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg

14:10 - 16/01/26
Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

13:50 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com