GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Deputeti Arjan Ndoja: Sjellje autokratike, Rama po ndërhyn në gjyqësor!

18:32 - 16/09/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Deputeti Arjan Ndoja: Sjellje autokratike, Rama po ndërhyn në gjyqësor!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arian Ndoja, deputet në Kuvend, ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Tiranës, Marko Boshku, si dhe paralajmërimeve kërcënuese për gjyqtarë të tjerë.

Ai e cilëson këtë sjellje si ndërhyrje flagrante në pushtetin gjyqësor dhe cënim të Kushtetutës, duke theksuar se gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm ligjit. Sipas tij, në çdo shtet demokratik gjyqtarët nuk gjykohen për vendimet që marrin, por vetëm për shkaqet që i çojnë në to, paaftësi apo korrupsion, dhe për këto ekzistojnë organet përkatëse të kontrollit dhe SPAK.

Në fund të reagimit, deputeti thotë se qëllimi i tij është të inkurajojë gjyqësorin që të vijojë punën i pavarur dhe të mos intimidohet nga presioni politik, ndërsa flet për “ambicie autokratike” të kryeministrit Rama.

Reagimi

“Drejtësia dhe e vërteta nuk kanë një mbiemër!

E ndjej me vend të bëj këtë status, nisur nga formimi im profesional, por edhe pozicioni i përfaqësuesit në Kuvendin e Shqipërisë, pasi mora vesh lajmin që personi i mandatuar nga Presidenti i Republikës si Kryeministër i vendit ka derdhur një lumë akuzash ndaj një gjyqtari të Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Tiranë, si dhe ka bërë paralajmërime kërcënuese ndaj gjyqtarëve të tjerë që ushtrojnë këtë funksion në Republikën e Shqipërisë.

Në fakt kjo gjë është e përsëritur edhe për prokurorë e gjyqtarë të tjerë, fakt ky i njohur botërisht.

Reagimet kanë qenë të ndryshme, ndërkohë që unë për herë të parë po reagoj publikisht.

Në asnjë vend të botës nuk gjykohen gjyqtarët dhe as prokurorët për vendimet që ata japin, por për shkaqet dhe arsyet që i çuan ata që të japin këtë vendim.

Në këtë kontekst rezulton se shkaqet dhe arsyet janë vetëm dy:

A) paaftësia profesionale,

B) mitëmarrja.

Për të parën mund të merren organet përkatëse që kontrollojnë veprimtarinë e gjyqësorit.

Për të dytën është organi i Prokurorisë së Posaçme që të bëjë hetimet përkatëse.

Theksoj se janë disa nene në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që ligji më i lartë në hierarkinë e akteve ligjore që veprojnë në vendin tonë.

Në nenin 4 të saj parashikohet shprehimisht se:

‘1. E drejta përbën bazën dhe kufinjtë e veprimtarisë së shtetit.

2. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.

3. Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërdrejt, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.’

Në nenin 7 të saj Kushtetuta parashikon shprehimisht se:

‘Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.’

Në nenin 145 të Kushtetutës parashikohet shprehimisht se:

‘1. Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.

2. Kur gjyqtarët çmojnë se ligjet vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk i zbatojnë ato. Në këtë rast, ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat.

3. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose gjyqtarëve pas sjell përgjegjësi sipas ligjit.’

Vetëm nga leximi i këtyre dispozitave kuptohet qartë se kemi të bëjmë me shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ndërhyrje nga pushteti ekzekutiv në atë gjyqësor, nëpërmjet deklaratave të tilla kërcënuese për intimidimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Ky statusi imi ka për qëllim pasqyrimin e faktit dhe bazës ligjore përkatëse që është shkelur, me qëllim që publiku të marrë informacion për gjykimin e mbajtjen qëndrim të këtij rasti, si dhe për këshilltarët e mentorët e Kryeministrit që ta këshillojnë në të ardhmen që të mos shkelë ligjin themeltar të shtetit, pasi ai vetë nuk i përket fushës së ligjit dhe është pa njohuri në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, ky status ka për qëllim të inkurajojë pushtetin gjyqësor në Republikën e Shqipërisë që të vazhdojë të funksionojë në përputhje me nenin 145 të Kushtetutës. Gjyqtarët nuk i nënshtrohen askujt, por realizojnë dhënien e drejtësisë tërësisht të pavarur, bazuar në Kushtetutën dhe aktet e tjera ligjore që kanë vlerë e zbatohen në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, ky status ka për qëllim të ndërgjegjësojë edhe opinionin publik që një gjuhë e tillë kërcënuese nuk i shërben të ardhmes së këtij vendi, dhe që një Kryeministër i tillë, që është rezultat i zgjedhjeve jo të lira dhe demokratike, po shfaq hapur dita ditës ambiciet e tij autokratike, për të ndryshuar edhe formën e organizimit të shtetit!”

gijotina.com/

Etiketa: Arjan NdojaEdi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Turisti rrëzohet në Valbonë, gjendet pa shenja jete nga ekipet e kërkim-shpëtimit

Turisti rrëzohet në Valbonë, gjendet pa shenja jete nga ekipet e kërkim-shpëtimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com