GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Deputeti Gjekmarkaj: Ja pse opozita kërkon Qeveri Teknike

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti Gjekmarkaj: Ja pse opozita kërkon Qeveri Teknike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

gron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD-së, në rubrikën “Opinion’ në News24, tha se kërkesa e opozitës për Qeveri teknike është e drejtë.

Gjekmarkaj tha se Qeveria teknike do të relaksojë shoqërinë, mediat, por njëherazi do të kujdeset për një proces zgjedhor që të garantohet vota e shqiptarëve.

“Ajo në 2017 me Edi Ramën Kryeministër nuk është qeveri teknike, ishte një kurth kur lideri i opozitës me apo pa dëshirë ra në kurth, dhe zgjedhjet patën shumë manipulime”, tha Gjekmarkaj.

Sipas tij, qeveritë teknike në prag të zgjedhjeve mund të jenë si ajo në Maqedoninë e Veriut apo Greqi.

Gjekmarkaj tha se në këtë protestë ishin qytetarët që morën në dorë opozitën pranë institucioneve dhe kudo që ata deshën të shkonin.

Nënkryetari demokrat tha se “nuk kemi asgjë me flamurin, vulën apo logon e PS-së, nuk kemi ndërhyrë asnjëherë që ti tjetërsohen ato, por me gjasë shqiptarët kanë menduar se kjo parti nuk është ajo e profesorëve dhe e atyre që e reformuan këtë parti, është shndërruar në një parti që është e lidhur tashmë me errësirën dhe me gjasë qytetarët tentuan që përmes molotovëve ta bëjnë dritë, qoftë edhe për 1 natë”.

Gjekmarkaj tha se opozita kishte paralajmëruar një protestë pa fjalime, çka sipas tij, do të thotë se ajo do ishte protesta e qytetarëve.

“Edi Rama do na ketë përballë në Parlament, në sheshe, në rrugë, kudo në Shqipëri. Njerëzit shprehën revoltën e tyre me mosbindje civile”, tha Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj tha se opozita do të vijojë aksionin e saj në Kuvend, por rikonfirmoi se deputetët demokratë nuk kanë ndërmend të bojkotojnë atë që e cilësoi si hapësirë demokratike.

Gjekmarkaj tha se mazhoranca ka marrë peng rregulloren e Kuvendit dhe po përjashton pa asnjë bazë deputetët e opozitës, pasi ky është modeli që kjo mazhorancë kërkon, të mos ketë opozitë përballë.

“Ne nuk jemi qenie mitologjike, jemi njerëz mëse të zakonshëm, por jemi të vendosur të qëndrojmë dhe t’i shkojmë deri në fund aksionit tonë opozitar.

 

Etiketa: Agron GjekmarkajKryesore1

Lajme të lidhura

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE
Aktualitet

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

12:29 - 09/11/26
Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)
Aktualitet

Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

12:11 - 09/11/26
Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit
Aktualitet

Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit

11:58 - 09/11/26
Para
Dyshohet se nënë e bijë u helmuan, detaje të reja nga ngjarja në Tetovë

Dyshohet se nënë e bijë u helmuan, detaje të reja nga ngjarja në Tetovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE
Aktualitet

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

12:29 - 09/11/26

Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës...

Lexo më shumë
Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

12:11 - 09/11/26
Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit

Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit

11:58 - 09/11/26
Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!

Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!

11:47 - 09/11/26
Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, reagon SafeJournalists: Shqetësim për dhunën policore ndaj gazetarëve

Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, reagon SafeJournalists: Shqetësim për dhunën policore ndaj gazetarëve

11:46 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com