GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deputeti i PD analizon skemën për rritjen e energjisë: Rama po tallet me ne

14:08 - 07/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A i ka kërkuar Erdogan heqjen e kreut të Komunitetit Mysliman? Ja si përgjigjet Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati me anë të një reagimi në Facebook, ka analizuar përpjekjen për rritjen e fashës së energjisë nga ERE dhe kryeministri Edi Rama.

Bushati shkruan se nuk është dakord me faktet që përmend Rama pasi ERE është kthyer në një drejtori të kryeministrisë, dhe sipas tij kjo e fundit ia imponon vendimmarrjet ERE-s. Sipas tij, nuk kishte nevojë që qeveria të vendoste fare fashën, pasi fondet e nevojshme për blerjen e energjisë duhet të ishin rikuperuar nga mirëmenaxhimi i sistemit në vite.

Reagimi i plotë:

I gjithë sistemi i centralizuar në dorë të Ramës. Ashtu siç pritej, ERE tashmë është kthyer në një drejtori të kryeministrisë.

Sot do të mblidhet ERE për të “noterizuar” vendimet që tashmë ka marrë kryeministri Rama.

Ndërkohë që presim le të qartësojmë situatën që po kalojmë bashkarisht si qytetarë të këtij vendi;

Ndryshimi i fashës 800 kë, e gjitha një skemë e Ramës. Pasi i imponon një vendimarrje ERE-s, frikësohet nga pasojat, sot e kthen mbrapa me ndihmën e tamtameve mediatike, e shet si zgjidhjen e ofruar nga ai vetë, por nuk mban përgjegjësi për çfarë është bërë.

Që në krye të herës ishte e qartë se qeveria nuk kishte nevojë që të vendoste fare fashën, pasi fondet e nevojshme për blerjen e energjisë duhet të ishin rikuperuar nga miremenaxhimi i sistemit ne vite. Duke qenë se u frikësua pasi 25% e abonentëve familjarë do të prekeshin nga kjo fashë, bëri hap pas, u detyrua që të tërhiqte iniciativen e tij.

Reshjet e shiut dhe i frikësuar nga masa e madhe e qytetarëve që do prekeshin nga rritja disproporcionale e çmimeve, sot ai urdhëron ERE që të çbëj vendimin e marrë jo larg, por vetëm 10 ditë përpara.

Argumenti zyrtar i Ramës, i përsëritur nga ai në pafundesi është që qytetarët u ndërgjegjësuan dhe në 5 ditë nga vendosja e fashës ulën ndjeshëm konsumin e energjisë.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se është detyrim për secilin nga ne që të kursejë energji në këto kohë të vështira, por ama kryeministri tallet me të gjithë ne kur jep këtë argument, pasi është e pamundur teknikisht që të shihet ulja e konsumit vetem tek konsumatorët familjarë brenda 5 ditësh.

Çdo ditë mund të shikohet e gjithë sasia e energjisë së hedhur në treg për të gjithë konsumatorët që furnizohen nga OSHE, pra familjarë, institucione, biznes-e etj, por është teknikisht e pamundur që të shikohet e ndarë me bazë ditore konsumi i familjarëve.

Pra ajo kategori konsumatorësh që preken nga fasha.

Fatkeqesisht jetojmë në vendin e çudirave dhe abuzivizmit, pasi megjithëse u hodhën mbi 700 milion euro në sistemin elektroenergjitik, përsëri nuk janë instaluar smart meters që do të mundësonin këto matje në kohë reale.

Gjithsesi, ERE vazhdon të bëj e të çbëj vendimet sipas mendjes së Ramës, ndërkohë ky i fundit gënjen dhe justikon gënjshtrën e rradhës duke u munduar ti hedhë hi syve shqiptarëve.

Etiketa: bushatienergjiaRama

Lajme të lidhura

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26
Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Para
Me lot në sy, aktorja e humorit rrëfen pengun më të madh të jetës

Me lot në sy, aktorja e humorit rrëfen pengun më të madh të jetës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com