GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deputeti i PD denoncon: Rama do përdorë amnistinë fiskale për të shpëtuar klientët e tij

11:28 - 06/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti i PD denoncon: Rama do përdorë amnistinë fiskale për të shpëtuar klientët e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaron se skema e evazionit e denoncuar nga LSI është arsyeja e vërtetë se pse qeveria e kryeministrit Edi Rama po kërkon të bëjë amnisti fiskale.

Sipas Shehaj, ndonëse fshihet pas emigrantëve, tashmë është e qartë se Rama e do amnistinë fiskale për të shpëtuar klientët e tij të përfshirë në evazion dhe krim financiar nga ndjekja penale.

Më këtë nismë sipas deputetit të PD-së, i hiqet mundësia prokurorisë së posaçme antikorrupsion që të hetojë kompanitë fantazma, të cilat kanë si ‘pronarë’, punëtorët e krahut, lavazhierët apo kamerierë.

POSTIMI I PLOTË:

Skema e evazionit e denoncuar nga LSI është arsyeja e vërtetë se pse qeveria po kërkon të bëjë amnisti fiskale. Ndonëse fshihet pas emigrantëve, tashmë është e qartë se Edi Rama e do amnistinë fiskale për të shpëtuar klientët e tij të përfshirë në evazion dhe krim financiar nga ndjekja penale.

Hetimi i prokurorisë për këtë skemë dhe vendimi gjyqësor i dalë pas tij nuk është drejtësi, por përpjekje për të varrosur drejtësinë. Fakti është se autoret e vërtetë te kësaj skeme evazioni nuk janë personat e dënuar, të cilët hapen kompanitë fiktive. Këta ndonëse kane përgjegjësitë e tyre, janë më së shumti punëtorë, lavazhierë dhe kamerierë të përdorur.

Evazoret e vërtetë janë kompanitë, të cilat kanë marrë fatura fiktive nga këto kompani. Dhe përveç inceneratorëve, dyshohet se fatura fiktive nga këto kompani fantazmë kanë marrë edhe shumë kompani të afërta me qeverinë që janë fituesit më të mëdhenj të tenderave publikë, veçanërisht në infrastrukturë.

Prokuroria nuk e ndoqi zinxhirin e transaksioneve deri në fund. Kujt i faturuan qindra milionë euro kompanitë Lumi 06, Koleci 2003, Sopotonia, Froggy dhe shumë kompani të tjera fantazmë? Sigurisht që ja u faturuan klientëve të tenderave që jep qeveria.

Përveç evazionit kjo skemë është dëshmi e korrupsionit të madh që ndodh me tenderat publikë. Sepse kompanitë që marrin tendera me vlera të fryra përkundrejt ryshfetit që japin tek qeveritarët, marrin fatura fiktiva nga kompanitë fantazmë për të justifikuar shpenzimet.

Meqë të gjithë këta tashmë janë të përfshirë në skemë, qeverisë i duhet të amnistojë penalisht evazionin për të shpëtuar klientët e saj, me të cilat ndan paratë dhe për te mos lejuar drejtësinë qe te hetojë këtë krim te madh, i cili do të hapë kutinë e pandorës së korrupsionit qeveritar.

SPAK dhe organet e drejtësisë duhet të hetojnë deri në fund këtë aferë të madhe, për të nxjerrë përpara ligjit përfituesit e vërtetë të këtij evazioni dhe korrupsioni gjigant.

Etiketa: PDShehaj

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
24 kompani kryejnë 189 mln dollarë evazion fiskal me inceneratorët, SPAK vihet në lëvizje

Thellohet skandali i inceneratorëve, pronari i firmës “Fantazmë”: Firmën time e përdorte ekonomisti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com