GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deputeti i PD denoncon: Rama do ta kthejë Shqipërinë në “Republikën e Pleqve”

10:48 - 19/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimeve, deputeti i PD: Të vëmë para përgjegjësisë qeverinë e makijazhit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e kthen Shqipërinë në “Republikën e Pleqve”. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Sula theksoi se të enjten denoncoi shpopullimin e Shqipërisë nga Kuvendi.

Sipas demokratit, koha nuk pret për retorikë boshe e propagandë, ndërsa shtoi se Rama duhet të ndërmarrë menjëherë hapa konkrete për të siguruar rendin në vend. Ai gjithashtu përmend edhe shkrimin e prestigjiozes britanike “The Telegraph” që shkruan se gati 4,700 emigrantë kanë kaluar tashmë Kanalin këtë muaj, duke e çuar totalin deri më tani këtë vit në 29,716 shqiptarë.

Postimi i Sulës:
Kryeministri Rama dhe qëllimi tij për ta kthyer “Shqipërinë në Republikën e Pleqve”
Në seancën e të Enjtes që shkoi, denoncova me të dhëna zyrtare shpopullimin e Shqipërisë. Përpos numrit të lartë të të rinjve dhe moshës vitale për punë që po emigrojnë drejt vendeve të BE si Gjermani, Francë apo Belgjikë, një destinacion shumë i lakmuar është bërë edhe Britania e Madhe. Të rinj, nëna me fëmijë të mitur kanë dalë në video teksa rrezikojnë jetë në Kanalin e Lamanshit drejt Anglisë.

Së fundi, një nga mediat prestigjoze britanike “The Telegraph”, shkuan në një artikull të saj se “është vlerësuar se deri në fund të këtij muaji mund të kenë arritur në Britaninë e Madhe rreth 9 mijë shqiptarë. Në përgjithësi, gati 4,700 migrantë kanë kaluar tashmë Kanalin këtë muaj, duke e çuar totalin deri më tani këtë vit në 29,716, krahasuar me 28,526 për të gjithë vitin 2021 dhe 8,400 në 2020”. E në një kohë që ky fenomen nuk ndalet, nuk do ishte çudi që deri në fund të vitit të kemi një dyfishim të ikjeve krahasuar me një vit më parë.

Kryeministri i propagandës na paska dhënë edhe një intervistë për “The Telegraph” ku i ka kërkuar të mos largohen por të investojnë parate e tyre në Shqipëri në turizmin rural. Kryeministri flet sikur ka ardhur në pushtet sot dhe jo sikur ka 10 vite në krye.

Do mbështesim të rinjt thot Kryeministri por çdo grant shkon për miqtë e qeverisë, për miqt e mazhorancës.

Mos u largoni thotë Kryeministri, por institucionet shtetërore që drejtohen nga të besuarit e tij kanë 9 vite që lejojnë pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit duke shkaktuar kështu falimentimin e bizneseve që mbijetojnë me punë të ndershme.

Mos ikni thotë Kryeministri, por në 9 vite e ka bërë Shqipërinë më keq se Kolumbia. Siguria e rendi publik është zero. Vetëm mbrëmë pati dy ngjarje kriminale. Një 19-vjeçar u ekzekutua me breshëri plumbash. Ndërkohë në Korçë u plagos një tjetër.

9 vite në pushtet kjo mazhorancë ka dëshmuar se nuk ka luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, por ka flirtuar me to, e në disa raste si me inceneratrët edhe ka bashkëpunuar.
Koha nuk pret më për retorikë boshe e propagandë. Z. Rama duhet të ndërmarrë menjëherë hapa konkrete për të siguruar rendin në vend, të ndalojë eksodin e madh sepse ndryshe Shqipëria do quhet ndryshe “Republika Pleqve”.

Etiketa: RamaSula

Lajme të lidhura

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
Para
Të pranishëm presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë/ Nis ceremonia për lamtumirën e Elizabeth II

Të pranishëm presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë/ Nis ceremonia për lamtumirën e Elizabeth II

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com