GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deputeti i PD në inceneratorin e Fierit: Kostot kanë arritur afro 500 mln dollarë

11:19 - 17/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti i PD në inceneratorin e Fierit: Kostot kanë arritur afro 500 mln dollarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka denoncuar kontratën koncensionare për inceneratorin e Fierit me vlerë 30 mln euro. Në një deklaratë për mediat nga impianti në Fier, deputeti demokrat ka ngritur disa pyetje në SPAK se pse kontrata koncensionare nuk është botuar në mënyrë zyrtare dhe pse nuk ekziston një VKM për të.

Sipas Baçit, kostot për të gjithë aferën e inceneratorëve kanë kapur shifrën e afro 500 milionë eurove. Në fund, ai u shpreh se “të gjithë hajdutët që varin xhaketën tek firmat e kryeministrit Rama, do të japin llogari përpara drejtësisë”.

Deklaratë e Baçit:  

Një kontratë koncensionare është lidhur mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë Integrated “Technology Ëaste Management” që në tetor 2016. Vlera e kontratës është 30 milion euro.

Partia Demokratike, opozita dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile e kanë denoncuar pa ndërprerje atë koncension që u kthye në mega-aferë. Thuajse 6 vjet më vonë ende ka shumë pyetje, por asnjë dilemë. Pronarët e inceneratorëve janë në kërkim, ndërkohë që produktet e veprës penale nuk bllokohen.

Përgjigjet duhen kërkuar te mëkati apo korrupsioni fillestar. Që në firmosjen e kontratës mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë së Klodian Zotos ka shumë gjëra që “mbajnë erë”. Kompanitë e djegies së mbetjeve, që u krijuan për ta zhdukur erën e keqe nga qytetet, bënë të kundërtën, e shtuan atë. Duke shtuar, bashkë me erën, edhe kostot të cilat llogariten në kufijtë e 500 milion eurove.

Sot, si çdo ditë, kemi këto pyetje të thjeshta për SPAK:

  1. Pse nuk ka një VKM për 30 milion eurot e inceneratorit të Fierit, apo ka nje te tille dhe mbahet i fshehur?
  2. Pse kjo kontratë 30 milion euroshe nuk është botuar fare në Fletoren Zyrtare?
  3. Kush kishte tagrin që të injoronte vendimin e Fierit dhe ta ndërtonte krejt tjetërkund nga 10 vendosjet e vlerësuara nga Bashkia e Fierit?
  4. Para 3 vitesh KLSh njoftoi se ishin marrë 88% te fondit për inceneratorin e Fierit por nuk ishin investuar as 12%! Ku shkuan ato para?
  5. Pse nuk ndërpritet kontrata dhe të dërgohet për ndjekje penale?

Këto janë pyetjet dhe secili i formulon vetë përgjigjet. Por, deveja nuk futet në thes. Thesi nuk bëhet dot llogari në offshore dhe, sado të vonojë koha, një ditë vjedhësit që e varin xhaketën te firma e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij do të japin llogari.

Etiketa: inceneratoriKryesore1PD

Lajme të lidhura

Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!
Breaking Views

Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

13:44 - 08/02/26
Pezullimi i Ballukut/ Rama sulmon Kushtetuesen: Budallallëk botëror! Do vijojmë betejën
Breaking Views

Pezullimi i Ballukut/ Rama sulmon Kushtetuesen: Budallallëk botëror! Do vijojmë betejën

11:18 - 08/02/26
Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…
Politikë

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

18:04 - 07/02/26
Para
Ndryshoi të dhënat në fletët e 25 prillit, arrestohet numëruesi që ishte në kërkim

Ndryshoi të dhënat në fletët e 25 prillit, arrestohet numëruesi që ishte në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës
Aktualitet

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës

15:28 - 08/02/26

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme rreth...

Lexo më shumë
“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit

“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit

15:16 - 08/02/26
Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit

14:23 - 08/02/26
Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge

Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge

14:03 - 08/02/26
Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

13:44 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com