GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deputeti i PD-së/ Në vitin kur Rama mori mandatin e tretë 11 mijë shqiptarë kërkuan azil

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti i PD-së/ Në vitin kur Rama mori mandatin e tretë 11 mijë shqiptarë kërkuan azil
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula akuzon kryeministrin Rama që me politikat e tij qeveritare po detyron çdo vit mijëra njerëz të largohen nga vendi. Duke iu referuar shifrave të fundit të Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian ai thotë se në vitin kur Rama fitoi mandatin e tretë, jo pak por 11 mijë shqiptarë kërkuan azil në një vend të BE-së.

Sula në një status është shprehur se kryeministrin e vendit Edi Rama e ka cilësuar si Vladimir Putin e Shqipërisë, dhe gjithashtu e ka krahasuar gjendjen në ukrainë me vendin tonë dukë thënë se edhe në Shqipëri dhjetra mijëra largohen nga vendlindja e tyre çdo vit.

“Edi Rama, Vladimir Putin i Shqipërisë! Ja pse thot kryeministri që jemi në luftë! Ukraina po përballet me agresionin rus që nga Shkurti i këtij viti. Sulmet çnjerzore atje po marrin jetë të pafajshme njerzish dhe ndërkohë miliona qytetar po largohen nga vendlindja e tyre. Ndërkohë në Shqipëri, agresioni i “vëllait” të Putin ka nisur që në 2013. Njësoj si në Ukrainë e cila ndodhet në një luftë fizike reale, edhe në Shqipëri dhjetra mijëra largohen nga vendlindja e tyre çdo vit! Ashtu si në 2013 kur Edi Rama erdhi në pushtet, edhe në 2021 shqiptarët kanë shënuar një trend shqetësues rritës të kërkesës për azil ekonomik në vendet e Bashkimit Evropian. Të dhënat e fundit të Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian bëjnë të ditur se në vitin 2021, nga Shqipëria aplikuan gjithsej për azil 11.2 mijë persona, 77% e të cilëve e kishin aplikim për herë të parë.Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se në raport me vitin e mëparshëm, kur lëvizjet ishin të kufizuara për shkak të pandemisë, aplikimet për azil u rritën me 19%, por gjithsesi ato mbeten më të ulëtat që nga viti 2013.”

Nga ana tjetër, ai shtoi se Shqipëria zë vendin e parë në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor për numërin më të lartë të azil kërkuesve për numër banorësh, sipas tij.

“Shqipëria zë vendin e parë në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor për numërin më të lartë të azil kërkuesve për numër banorësh. Maqedonia e Veriut, që është shteti i dytë në listë pas nesh për kërkesat për azil ka rreth 5 mijë aplikime, apo më pak se gjysma e Shqipërisë. Më pas renditet Serbia me 3,200, Bsonja- Hercegovina me 2500, Kosova me rreth 2,300 dhe Mali i Zi me më pak se 500. Edhe në raport me popullsinë Shqipëria mban rekord, me 3.9 aplikime për 1000 banorë. Ndërkohë sipas statistikave të Eurostat që nga viti 2013 kur në pushtet erdhi “vëllai” i Putin, nga Shqipëria janë larguar dhe kanë aplikuar për azil në një vend të BE-së 226 mijë Shqiptarë. Numër stratosferik por gjithsesi i vogël në krahasim me numrin real të shqiptarëve që largohen çdo ditë, pasi njihet fenomeni i emigrimit dhe qëndrimi ilegalisht i shqiptarëve në Britaninë e Madhe, Belgjike apo shumë vende të tjera të BE-së.”

Së fundmi, deputeti i PD-së vazhdon të sulmojë Ramën duke thënë se fenomeni në shqipëri është përsëritur dhe politikanët si Rama në publik thonë të kundërtën e realitetit. Më pas u drejtohet qytetarëve duke thënë se mund ta marrin fatin e vet në dorë, dhe të mos dorëzohen.

“Nëse shohim me kujdes trendin e aplikimeve për azil të shqiptarëve sic tregon tabela e mëposhtme vërejm se në 2013 kur Rama erdhi në pushtet nisi eksodi i madh. Shifrat qendruan te larta e kulmuan në 2015. Pandemia e frenoi pak këtë fenomen për shkak të izolimit. Ndërkohë në 2021 kur Rama mori përmes masakrës elektorale mandatin e tretë shohim një rritje të mënjëhershme me 19% të aplikimeve për azil. Pra fenomeni përsëritet. Të dashur qytetar politikanët si Rama në publik thonë të kundërtën e realitetit. Ai shan protestuesit në të gjithë Shqipërinë se po i shërbejnë Putinit. Por në fakt sjellje dhe akte putiniste bën ai vetë. E shikoni sesi po e zbraz këtë vend çdo ditë e më shumë. Vetëm ju, vetëm sovrani mund ta marrë fatin e vet në dorë. Mos u dorëzoni!”

Etiketa: Dashnor SulaPD

Lajme të lidhura

Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave
Aktualitet

Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave

17:07 - 08/09/26
“Nuk na përfaqësoni! Rama jep dorëheqjen”, protestuesit stacionohen para Kuvendit
Breaking Views

“Nuk na përfaqësoni! Rama jep dorëheqjen”, protestuesit stacionohen para Kuvendit

17:07 - 08/09/26
“Skandali më i rëndë i dekadave”, Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Rama të japë llogari!
Aktualitet

“Skandali më i rëndë i dekadave”, Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Rama të japë llogari!

16:27 - 08/09/26
Para
U konfirmua president i FSHF, kreu i UEFA-s mesazh për Armand Dukën

U konfirmua president i FSHF, kreu i UEFA-s mesazh për Armand Dukën

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’
Sport

‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

17:22 - 08/09/26

“France Football” ka publikuar listën me 30 kandidatët për fitimin e “Topit të Artë”. Në listën prestigjioze bie menjëherë në...

Lexo më shumë
Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave

Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave

17:07 - 08/09/26
“Nuk na përfaqësoni! Rama jep dorëheqjen”, protestuesit stacionohen para Kuvendit

“Nuk na përfaqësoni! Rama jep dorëheqjen”, protestuesit stacionohen para Kuvendit

17:07 - 08/09/26
“TDT & PARTNERS” na ka marrë rrugën!”/ Kallëzim penal dhe protestë nga 130 banorë kundër kompanisë së ndërtimit

“TDT & PARTNERS” na ka marrë rrugën!”/ Kallëzim penal dhe protestë nga 130 banorë kundër kompanisë së ndërtimit

16:57 - 08/09/26
“Skandali më i rëndë i dekadave”, Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Rama të japë llogari!

“Skandali më i rëndë i dekadave”, Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Rama të japë llogari!

16:27 - 08/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com