GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deputeti i PD: Rama synon ta kthejë Shqipërinë në Republikë pleqsh, e ka pranuar vetë

19:37 - 20/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti i PD: Rama synon ta kthejë Shqipërinë në Republikë pleqsh, e ka pranuar vetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka deklaruar se qeveria dhe kryeministri Edi Rama kanë qëllim kthimin e vendit në një ‘Republikë Pleqsh’.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ai shprehet se plani është zbuluar nga vetë kryeministri në një intervistë të dhënë sot për median gjermane “DER SPIEGEL”.

Postimi i Sulës:

Të ndalim projektin e Kryeministrit për ta kthyer Shqipërinë në “Republikën e Pleqve”

?Veç sulmit armiqsor kibernetik nga hakerat e Iranit që i dënoj me ashpërsi, ne si komb kemi edhe një emergjencë tjetër. Planin e kreut të qeverisë për ta kthyer Shqipërinë në Republikën e Pleqve. Planin e tij për ta shpopulluar vendin nga të rinjtë, nga truri dhe kategoria vitale e punës.

?Ky nuk është aludim nga ana ime, apo e jona si opozitë. Këtë plan e ka shprehur në mënyrë indirekte edhe vet kryeministri Rama në një intervistë të dhënë së sot për median gjermane “DER SPIEGEL”. Ai është pyetur nëse mund të frenojë eksodin e madh të të rinjve drejt shtetit Gjerman. Ndërsa ai i përgjigjet duke ftuar pensionistët gjerman të vijnë të jetojnë në Shqipëri.

?Në këto 9 vite qeverisje është bërë mëse e qartë politikën penalizuese të kreut të qeverisë ndaj të rinjve, atyre që e konsiderohen e ardhmja e vendit. Por këto politika nuk janë rastësore. Kjo qeveri e ka patur plan të mirëdetajuar largimin e të rinjve. Sepse truri i këtij populli nuk e përtyp propagandën e kësaj mazhorance ndaj nëse do të qëndrojnë këtu, përbëjnë një shqetësim për qeverinë dhe i rrezikojnë pushtetin kryeministrit dhe të klientëve të tij.

?Pa rini, nuk ka zhvillim të vendit. Por kjo nuk është shqetësim për kryeministrin tonë dhe miqt e tij që duan të mbijetojnë vetëm në shpatullat e qytetarëve. Për këta nuk ka rëndësi zhvillimi i ekonomisë së lirë sepse përkundër qëndrimeve të BE duan të legalizojnë paratë e drogës dhe korrupsionit. Ndaj qysh në fillim kanë bërë të gjitha përpjekjet ndaj të rinjve që janë rrezik për pushtetine tyre dhe tani duan ta kthejnë Shqipërinë në një pronë private dhe ta keqpërdorin sipas interesit momental të tyre.

Këtë plan të dëmshëm për vendin tonë duhet ta ndalim,këtë plan mund ta ndali vetëm RINIA. Truri dhe e ardhmja e këtij vendi. Shqiperia është një vend i pasur me të rinj të zgjuar, me resurse natyrore por ka vetëm një fatkeqësi; qeverinë. Ndaj ata nuk duhet të largohen. Por të bëhen bashkë për ti kërkuar llogari kësaj mazhorance!

Etiketa: deputeti i PDRamaRepublike pleqsh

Lajme të lidhura

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…
Breaking Views

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26
Para
“E ke menduar të ikësh jashtë?”/ E reja nxjerr “blof” Berishën: Jo asnjëherë!

"E ke menduar të ikësh jashtë?"/ E reja nxjerr "blof" Berishën: Jo asnjëherë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

Bamir Topi shpreh mbështetjen për nismën e kryeministrit për uljen e numrit të deputetëve, Topi tha se një pjesë e...

Lexo më shumë
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26
Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com