GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputeti nuk paraqitet në gjyq/ Sulaj: Nuk dua dëmshpërblim, por dënimin e Bardhit

13:13 - 21/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti nuk paraqitet në gjyq/ Sulaj: Nuk dua dëmshpërblim, por dënimin e Bardhit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme seanca për padinë e ish-drejtorit të Policisë së Shkodër, Edmond Sulaj ndaj Gazment Bardhi, ku e akuzon këtë të fundit për shpifje bazuar mbi një deklaratë të deputetit demokrat në seancën plenare të 12 shtatorit nga foltorja e Kuvendit mbi bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

Deputeti i PD-së për të disatën herë nuk paraqitet në seancë, por përfaqësohet nga avokatët e tij, Marash Logu dhe Ledio Braho, ndërsa ish-kryepolici i Shkodrës është prezent në gjyq.

Në nisje të seancës, Edmond Sulaj i ka bërë me dije gjykatës përmes avokatit të tij se nuk kërkon dëmshpërblim, por vetëm dënimin e Gazment Bardhit, pasi i ka dëmtuar imazhin për shkak të fyerjes së bërë prej tij.

“Deklaroj se tërhiqen nga kerkesa për dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar, por kërkojnë vetëm dënimin e të akuzuarit Gazmend Bardhi për veprat penale të fyerjes dhe shpifjes së bërë botërisht”, ka deklaruar avokati.

Seanca e sotme pritet të vazhdojë me shqyrtimin e provave dhe dëgjimin e palëve të përfshira në këtë çështje.

Në seancën e kaluar të mbajtur më 13 janar, avokati Marash Logu deklaroi se Gazment Bardhi nuk e kishte përmendur personalisht Sulën, por i referohej Policisë në përgjithësi. Nga ana tjetër, mbrojtja e Sulës theksoi se materialet e përmendura nga Bardhi i përkisnin periudhës 2019-2020, tre vite para se Sula të emërohej në detyrën e tij aktuale.

Kujtojmë se kreu i grupit parlamentar të PD-së gjatë replikave me Edi Ramën lexoi një komunikim në SKY ECC, për të cilat deklaroi se janë provë se ish-Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj është emëruar nga bandat.

Bardhi lexoi bisedat e bandave kriminale, ku flisnin për vendosjen e “Mondit” për një dimër në krye të Policisë së Shkodrës, që sipas demokratit bëhet fjalë për drejtorin aktual në atë kohë Edmond Sulaj.

Gazment Bardhi:  “Unë po të pyes (i drejtohet Ramës) si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti? Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën.

Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi (Edmond Sulaj, kryepolici aktual i Shkodrës) më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”

Pavarësisht se Bardhi deklaroi se Edmond Sulaj u vendos në krye të Policisë së Shkodrës vetëm një muaj pas komunikimeve në “Sky Ecc” për “Mondin”, vetë ish-kryepolici i Shkodrës reagoi dhe tha se ishte vendosur në atë pozicion tre vjet pas atyre komunikimeve.

Etiketa: Bardhigjyqsulaj

Lajme të lidhura

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia
Aktualitet

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Para
Shkatërrohet grupi i trafikimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, në pranga 5 shqiptarë (Emrat)

Shkatërrohet grupi i trafikimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, në pranga 5 shqiptarë (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Sipas informacioneve, seanca e radhës është caktuar të...

Lexo më shumë
Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

15:54 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com