GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputeti: Pas “surrogacisë” do miratohet ligji për martesat gay

13:15 - 25/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PS vendos, ja kur do të shkojë në Kuvend projektligji për Amnistinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I deklaruar kundër projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues, ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu shpreson që të kundërshtohet parimisht nga të gjithë dhe të mos dërgohet në parlament. Në studion e “Ditarit” në “A2 CNN”, ai ripërsëriti qëndrimin e tij, duke theksuar se pas këtij ligji qëndrojnë grupet kriminale mafioze brenda dhe jashtë vendit për të krijuar në Shqipëri një fermë të uteruseve dhe fetuseve me qëllim përfitimi.

“Ky nuk mund të jetë ligj teknik, se lidhet me konceptin e familjes, të drejtën dhe diskriminimin e gruas, së fetusit, të fëmijës, konceptet e prindit në tërësi që familja përbëhet nga nëna dhe babai dhe fëmijët dhe jo nga prindi 1, 2, lidhet me elementë socialë dhe ha debate politike. Nuk është teknikë mjekësore e thjeshtë. Është diçka që prek natyrën njerëzore, parimet bazë të familjes dhe për mendimin tim është hedhur e sponsorizuar për t’u përdorur nga grupe mafioze, për të krijuar në Shqipëri një fermë të uteruseve, fetuseve që shpërndahen. Është më e thellë se ana mjekësore. Së dyti ana mjekësore. Uterusi nuk është kasafortë bankare, është organ biologjik i rëndësishëm ku bëhet ndërlidhja midis fetusit e nënës që e ka në bark. Fëmija krijon afinitet të ndërsjellë, fëmija njeh zërin e nënës, e cila shprehet me lëvizjet e fëmijës rrahjet e zemrës fëmija njeh ambientin e jshtëm nëpërmjet nënës”.

Sipas tij, të dy kolonat e këtij ligji nëna surrogato dhe lehtësimi i procedurave të aborteve, janë kriminale, në një kohë kur shoqëria shqiptare, sipas Shehut nuk e kërkon një gjë të tillë dhe Parlamenti Europian e cilëson kriminale.

“Ligji ka dy elementë kryesore; uterusin me qira apo surrogato dhe lehtësimin e procedurave të aborteve.  Të dy kolonat e ligjit janë kriminale, bien ndesh me të drejtat njerëzore dhe ekspozojnë gruan e fetusin. PE miratoi një rezolutë që e konsideron kriminal uterusin me qira. Pse hidhet sot ky ligj që nuk ka asnjë shtytje e interes nga publiku shqiptar, kur ka shumë elementë të tjerë që  lidhen me jetën e vdekjen. Shqipëria ka shumë probleme. Ajo që ka funksionuar është kriminale. Ka funksionuar kundrejt  pagesave të larta deri në 60 mijë euro për ata që e kanë bërë. Sa gra shqiptare do blejnë uterus? Numri do të jetë minimal. Po kërkohet të hapet treg ndërkombëtar në Shqipëri në funksion të bandave kriminale që u sjell atyre fitime”.

Shehu thekson se ky ligj bie ndesh me parimet universale të familjes dhe duhet rrëzuar në parim, pasi në të kundërt do të pasohet me ligje të tjerë si ai i martesave homoseksuale me pasoja të rënda për shoqërinë.

“Ky ligj bie ndesh me të drejtën, dinjitetin e fëmijës, fetusit dhe gruas. Ky ligj duhet rrëzuar në parim. Në shoqërinë shqiptare nuk ka asnjë kërkesë të tillë futet një ligj artificial. Është në bashkëpunim me grupe kriminale brenda dhe jashtë vendit. Shoqëria nuk mund ta pranojë këtë gjë se shkelet norma thelbësore, dhe do pasohet me ligjin e martesave homoseksuale. Duhet t’i qëndrojmë fort në parim këtyre ligjeve që të mos kemi pasoja të rënda për shoqërinë tonë”.

Kriminal Shehu e quajti edhe abortin, sipas të cilit qeveria duhet të mbështesë politikat pro lindshmërisë.

“Lindshmëria ka rënë, ku niveli minimal duhet të jetë 2.1 lindje për një grua. Duhen politika pro lindjes. Aborti është mjet kriminal vrasës. Është ligj kriminal. Kemi nevojë për të mbajtur e rritur popullsinë, për të mbështetur gruan, për t’u bërë nënë. E drejta universale e gruas nuk është aborti, por të bëhet nënë dhe duhet mbështetur me të gjitha politikat. Ligji në tërësi është gabim. Duhet hedhur poshtë dhe nëse ka nevojë të përmirësohet legjislacioni aktual. Shpresoj të ketë tërheqje dhe të mos sillet në parlament ky ligj. Të gjithë duhet ta ndjejnë veten të ofenduar”.

Etiketa: surrogaciaTritan Shehu

Lajme të lidhura

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje
Aktualitet

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale
Aktualitet

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
Para
Anulohet tenderi 8 milionë lekë për ndërtimin e godinës së Bashkisë Kamëz

Anulohet tenderi 8 milionë lekë për ndërtimin e godinës së Bashkisë Kamëz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet pse nuk fton në...

Lexo më shumë
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

14:15 - 31/01/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro

13:59 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com