GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Deputeti shqiptar në Serbi drejt një mandati tjetër: “Open Balkan” të punojë për të drejtat e shqiptarëve

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti shqiptar në Serbi drejt një mandati tjetër: “Open Balkan” të punojë për të drejtat e shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe në zgjedhjet e fundit, deputeti shqiptar Shaip Kamberi është drejt fitores së një mandati tjetër në Kuvendin e Serbisë. Në një intervistë për mediat, Kamberi tha se deri më tani janë 95% e votave të numëruara dhe pritet që rezultati përfundimtar të shpallet në 20:00. Kamberi shpjegon se për të fituar një mandat deputeti duhet rreth 12 mijë vota. Aktualisht Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit ka rreth 9 mijë vota. Kamberi shpjegoi se sipas ligjit serb, listave të pakicave iu jepet një bonus plus 35% të votave. Ky bonus pritet sipas Kamberit t’i japë atij mandatin tjetër të deputetit.

“Janë 95% të të gjitha votave të numëruara. Deri në përfundim të rezultatit përfundimtar nuk e kemi të siguruar një mandat. Jemi shumë afër, me pak vota mund të jetë diferenca. Aktualisht e kemi mandatin e parë. Jemi në garë me hungarezët e Vojvodinës. Jemi në garë për mandatin e parë. Në orën 20:00 shpallen rezultat preliminare. Duhen mbi 12 mijë votat për një mandat. Ne kemi përafërsisht 9 mijë vota me ca qendrave të Serbisë, por listës së pakicave sipas ligjit i shtohet plus 35% të votave, pra është një bonus që i jepet listave të pakicave, kjo është ajoi që mund të na ndihmojë për ta marrë mandatin e parë” – tha Kmaberi.

Sipas tij, në 10 vitet e fundit, me drejtimin e Aleksandër Vuçiç të drejtat e pakicës shqiptare në Serbi janë përkeqësuar. Ai thotë se nga Lugina e Preshevës dhe Bujanovc janë hequr institucione të rëndësishme shtetërore, ndërkohë që zhvillimet ekonomike kanë mbetur në vend.

“Në 10 vitet e fundit të drejtat e shqiptarëve dhe opozita është përkeqësuar se nga Lugina e Preshevës janë hequr institucionet shtetërore. Gjykata themelore, disa institucione të tjera, ndërkohë një centralizim po vështirëson jetën e qytetarëve. Zhvillimet ekonomike kanë mbetur në tërësi. Po ngushton hapësirën e jetës për shqiptarët duket i mohuar të drejtat themelore që janë të garantuara me standarde e brendshme dhe ndërkombëtare por nuk respektohen”, u shpreh Kamberi.

Deputeti shqiptar në Serbi ka komentuar edhe nismën ‘Open Balkan’, ku theksoi se me anë të kësaj nisme përveç aspektit ekonomik mes vendeve duhet të punohet edhe për të drejtat e shqiptarëve.

“Open Balkan duhet të shtrihet jo vetëm në asketin ekonomik por edhe në nivelin e të drejtave. Miqësia duhet shfrytëzuar për ngritjen nivelit të të drejtave të shqiptarëve. Duhet një prezencë më e madhe e Prishtinës dhe Tiranës në luginën e Preshevës”, vijoi deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

Koalicioni i Aleksandër Vuçiç “Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka marrë shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi ditën e djeshme. Me mbi 87% të votave të numëruara, lista e presidentit serb ka fituar 43.4%. Në vend të dytë ka dalë koalicioni “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” me 13.1%  të votave, ndjekur nga Partia Socialiste e Serbisë. Po dje në Serbi janë mbajtur edhe zgjedhjet presidenciale, ku deri më tani kryeson presidenti aktual, Vuçiç me afro 60%, me diferencë të thellë nga kandidatët e tjerë.

 

Etiketa: deputetie drejtamandatiopen balkanSerbiShqiptarshqiptarë

Lajme të lidhura

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Para
“Nuk mund të hesht, do të jem antikonformist”, prefekti rebelohet me dorëheqje

"Nuk mund të hesht, do të jem antikonformist", prefekti rebelohet me dorëheqje

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com