GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Deputeti shqiptar në Serbi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginën e Preshevës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykata serbe rrëzon padinë ndaj Vulin, Kamberi: E pritshme nga pushteti i Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Politikani shqiptar në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi, kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, komuna në jug të Serbisë, që njihen me termin Lugina e Preshevës. Kamberi, i cili në zgjedhjet e 3 prillit garoi në kuadër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, tha se këto zgjedhje u karakterizuan me dalje të ulët të shqiptarëve, për shkak të, siç tha, pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

“Shumë shqiptarëve u është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira”, tha Kamberi përmes një postimi në Facebook.

Prandaj, ai tha se “zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës”.

Këshilli Kombëtar Shqiptar, institucion i vetëqeverisjes i komunitetit shqiptar në Serbi, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se deri në fund të vitit të kaluar në këtë institucion ishin paraqitur rreth 6,000 qytetarë të komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, të cilëve iu ishin pasivizuar adresat.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi më 2021 tha se Serbia, në mënyrë që të ulë sa më shumë që të mundet numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug të shtetit, po kryen një proces të quajtur “pasivizimi i banorëve shqiptarë” që jetojnë jashtë Serbisë, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë.

“Kjo masë, në thelb, është një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit.

Sipas Komitetit të Helsinikt, kur adresa e banimit pasivizohet dhe hiqet nga libri amëz në Serbi, ” ai person praktikisht pushon së ekzistuari”.

“Ata nuk mund të rinovojnë letërnjoftimin ose pasaportën e skaduar, të regjistrojnë makinën, të kenë qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, të blejnë ose shesin prona, ose të votojnë në zgjedhjet lokale ose të përgjithshme”, thuhet në raportin e këtij institucioni.

Beogradi zyrtar, në përgjithësi, nuk e ka komentuar çështjen e pasivizimit të adresave. Por, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në muajin shkurt 2021, ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Marija Obradoviq, ka folur për pasivizimin e së drejtës së votës, duke thënë se kjo ndodh kur nga inspektimet në terren të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, konstatohet se vendbanimi i personave nuk është në adresën që e kanë paraqitur.

Kamberi tha se Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, që përbëhet nga Partia për Veprim Demokratik bashkë me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik mori 9,644. Ai tha se këto vota ende nuk garantojnë se shqiptarët kanë fituar një mandat në Parlamentin e ri serb.

Partitë shqiptare në Serbi në këto zgjedhje garuan me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – me gjithsej 20 kandidatë. Këto dy lista kanë marrë afër 13,000 vota.

Në bazë të një vlerësimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të bërë në vitin 2015, u tha se janë rreth 70 mijë banorë shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rreth 20,000 shqiptarë raportohet se kanë migruar në Kosovë për arsye të ndryshme.

Në zgjedhjet presidenciale, sipas rezultateve paraprake, ka fituar presidenti aktual, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq në ato parlamentare ka fituar partia e Vuçiqit, Partia Përparimtare Serbe./REL.

 

Etiketa: deputetiLugina e PreshevesperseritjenSerbiShqiptarZgjedhjet

Lajme të lidhura

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
Kosovë & Rajon

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!
Aktualitet

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26
Para
Këto janë gjërat fare elementare që gratë i duan në shtrat

Këto janë gjërat fare elementare që gratë i duan në shtrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave
Aktualitet

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i ka vendosur ultimatum institucioneve përgjegjëse për zhbllokimin e pagave të...

Lexo më shumë
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Champions League rikthehet me duele të forta, Bayern nis rrugëtimin ndaj Bodo Glimt

14:44 - 10/09/26
Ditë e keqe për kuqezinjtë U19, Moldavia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë

Dy ndeshje brenda tre ditësh, FSHF zyrtarizon miqësoret e Shqipërisë

14:25 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com