GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deputeti Sula paralajmëron grevë urie: Momenti për radikalizim, ia vlen të vdesësh për…

08:08 - 18/09/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paketa anti-krizë, Dashnor Sula: Qeveria po nëpërkëmb pensionistët dhe familjet në nevojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Dashnor Sula thekson se është momenti për të radikalizuar aksionin opozitar, duke paralajmëruar edhe grevë urie, pas qëndrimeve arrogante dhe shpërfillëse të mazhorancës në kuvend, që po shkel me të dyja këmbët ligjet.

“Është shkallmuar mjeti i vetëm i parlamentit me ligjin për komisionet hetimore dhe e kam thënë që ne nuk duhet të kemi marrëveshje me mazhorancën, ne nuk duhet të hyjmë në parlament, por në ngujim dhe grevë urie. Ia vlen të vdesësh si burrat për demokracinë. Ajo që thashë atëherë duhet të bëhet tani. Është momenti për radikalizim, grevë urie e sakrificë sublime. Ka burra parlamenti. Unë jam i pari që hyj në grevë”.

Duke folur për çështjen Xhaçka, për të cilën socialistët do të kërkojnë mendimin e Komisionit të Venecias, Sula sjell në vëmendje, debatin për imunitetin e Berishës dhe ngre pyetjen pse nuk iu drejtuan Venecias edhe për këtë çështje.

“Debati për imunitetin e Berishës edhe unë që jam këtu duhet të kalonte përmes komisionit të imunitetit dhe mandateve. A u pengua? Nuk tha parlamenti, këta që u dhimbset kushtetuta, të thoshin që këtu ka paqartësi dhe t’i drejtohemi Venecias. Kur është për opozitën nuk pyet për kushtetutën e shkel, kurse për interesat e tyre thonë jo se nuk e di; duhet të votoj apo jo”, tha Sula.

Pas injorimit të kushtetueses nga parlamenti, Sula thotë se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ose e gjithë trupa duhet të jepte dorëheqjen.

“Nuk mund të shkelë Gjykatën Kushtetuese, procedura. Në momentin që gjykata gjen që nuk ka shkelje procedure, hyn në themel. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të jepte dorëheqjen. Nuk ka shtet ligjor dhe të së drejtës. Nëse nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese mori fund kjo punë”.

Po ashtu, deputeti Sula tha se tashmë tmerri dhe varri i hapur për socialistët janë Arbën Ahmetaj dhe inceneratori.

“Këto kanë humbur arsyen. Arroganca e tyre nuk ka kufij më. Është prish çdo lloj balance politike me krimin ekonomike me krimin e institucionet. këtu ka vetëm një qeveri, ne dhe parlamenti mos ju rrejë mendja që jemi republikë parlamentare. Jemi shtojcë e republikës kryeministrore, nuk jemi republikë parlamentare.

Nuk është vetëm sot edhe në kohën tonë kështu ka qenë, por është tjetër gjë të jesh hajdut xhepash që vjedh 1 mijë lekë dhe hajdut bankash. Vjedhja e korrupsioni i tyre është kaq i madh. Nuk kishim dëgjuar kurrë që taksat e bashkisë i marrin vetë. Edhe taksat tuaja e tonat i marrin ata.

E kuptoni ku kanë arritur këta? Berisha ka 12 vjet që ka ikur prapë ai e ka fajin? Ai Zagani nuk lënë gjë pa i bërë e futën në burg e internuan. Po ai Ahmetaj që po merr azil politik i joni ka qenë? E kam thënë në parlament që tmerri juaj do të jetë Arben Ahmetaj dhe inceneratori janë varri i hapur që do t’i përpijë të gjithë”, shtoi Sula.

Etiketa: GreveKryesore1Sula

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
Doni të ecni apo vraponi më shumë? Prezantohen pantallona me motor…

Doni të ecni apo vraponi më shumë? Prezantohen pantallona me motor...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com