GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deputeti Sula, reagon për raportin e Eurostat: Një arsye tjetër për të dalë në shesh kundër qeverisë

19:16 - 04/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sula sulmon ashpër qeverinë: Ndihma për pensionistët nuk del as për bukë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një postim në facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar për raportin e Eurostat, që e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për të ardhurat mesatare të disponueshme. Sula thotë se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që qytetarët e saj të kenë të njëjtin standard jetese me vendet e BE-së, por është qeveria ajo që i penalizon.

“Shqipëria kap majën në piramidën e kthyer përmbys. Eurostat e rendit Shqipërinë të fundit në Bashkimin Evropian dhe në Ballkanin Perëndimor për të ardhurat mesatare të disponueshme. Sipas statistikave të Eurostat të ardhurat mesatare të disponueshme gjatë vitit 2020 ishin 4,385 PPS (njësi që mat të ardhurat sipas standardit të fuqisë blerëve) për banor. Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve të kryeministrit 2 metra janë shumë më të ulëta se mesatarja europiane, duke përbërë vetëm 24.5% të mesatares së BE-së. Sipas Eurostat, në vitin 2020, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin mesatarisht 17 871 PPS për banor në BE. Mbase do të ishte disi e pranueshme që Shqipëria të ishte e fundit në Evropë, por me trend rritës. Por vendi ynë është me qytetarët më të varfër edhe në rajon. Më mirë sesa Shqipëria është Maqedonia e Veriut (5,988 PPS) dhe Serbi (6602 PPS)” – shkruan Sula.

Sula gjithashtu është shprehur se edhe publikime të tjera të Eurostat, për të ardhurat për frymë dhe konsumin, Shqipëria ka treguesit më të dobët të standardit të jetesës. Sipas tij, me 32% të mesatares europiane Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 2021.

“Edhe publikime të tjera të Eurostat, për të ardhurat për frymë dhe konsumin, Shqipëria ka treguesit më të dobët të standardit të jetesës. Me 32% të mesatares europiane Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 2021. Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre, sërish Shqipëria është e fundit, me 39% të mesatares europiane. Bosnja e ka këtë tregues 41%, Maqedonia e Veriut 49, Serbia 52 dhe Mali i Zi 60%. Eurostat e ka demaskuar këtë qeveri ndaj edhe Kryeministrit në çdo takim në BE i ka mbetur vetëm mburrja për gjatësinë fizike të tij. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që qytetarët e saj të kenë të njëjtat standarde jetese me vendet e BE. Ne kemi një vijë bregdetare nga më të bukurat. Kemi thuajse 300 ditë në vit ditë me diell. Me toka pjellore dhe njerëz shumë punëtorë. I vetmi element penalizues për shqiptarët është qeveria. Kjo mazhorancë nuk kujdesjen për mirëqenien e qytetarëve të saj por vetëm për një grup 4-5 veta, klientë të qeverisë të cilët tani paratë nuk i numërojnë por i peshojnë. Çdo ditë e më shumë qytetarët kanë arsye për të dalë në shesh kundër kësaj qeverie dhe të frenojnë babëzinë e tyre” – shkruan Sula në facebook.

 

 

 

Etiketa: arsyeDashnor SuladeputetiEurostatkunderQevriaraporti

Lajme të lidhura

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Rama sulmon sërish Drejtësinë: Nuk kemi drejtësi të paanshme…
Breaking Views

Rama sulmon sërish Drejtësinë: Nuk kemi drejtësi të paanshme…

11:31 - 11/01/26
Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Aktualitet

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26
Para
“Bir ktheji sytë nga mua”/ Figuron me pasuri 30 mln dollarë, çfarë deklaronte e moshuara një vit më parë

“Bir ktheji sytë nga mua”/ Figuron me pasuri 30 mln dollarë, çfarë deklaronte e moshuara një vit më parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com