GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me diskutimet e zhvilluara në sesionin e 48-të të UNESCO-s për Liqenin e Ohrit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa publikoi diskutimin e Stephan Doempke, drejtues i World Heritage Watch, duke deklaruar se UNESCO ka konfirmuar shqetësimet për gjendjen e Liqenit të Ohrit dhe rrezikun që ai të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Sipas deputetes demokrate, zhvillimet e viteve të fundit, përfshirë projektet e ndërtimit dhe ndërhyrjet në zonë, po cenojnë vlerat universale të kësaj pasurie natyrore dhe kulturore.

Statusi i plotë i Ina Zhupës:

UNESCO rrëzon propagandën e qeverisë duke kërkuar futjen e liqenit të Ohrit në listën e pasurive në rrezik. Në sesionin e 48-të të UNESCO-s, drejtuesi i World Heritage Watch, Stephan Doempke, tha atë që qeveria shqiptare është përpjekur ta fshehë prej vitesh për liqenin: “Vlera e tij e jashtëzakonshme universale është në rrezik dhe ndikimet e grumbulluara vazhdojnë ta shtyjnë këtë sit unik të Trashëgimisë Botërore drejt dëmtimeve të pakthyeshme”. Kjo është akuza më e rëndë ndërkombëtare ndaj politikës së betonizimit që Edi Rama ka shtrirë mbi trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Shqipërisë.

Qeveria nuk e sheh trashëgiminë si identitet kombëtar. E sheh si parcelë ndërtimi, si biznes dhe si mundësi për klientët e saj. Kjo është filozofia që solli Ligjin 21/2024, që po shkatërron zonat e mbrojtura, dhe e njëjta filozofi po zbatohet edhe në Liqenin e Ohrit. Projekti Drilon–Tushemisht, i zhvilluar nga AADF, nuk është model i mbrojtjes së trashëgimisë, por model i komercializimit të saj. Në vend të konservimit kemi beton, në vend të autenticitetit kemi projekte spektakli, në vend të ekspertizës së trashëgimisë kemi një qasje që e trajton këtë pasuri si mall tregtar.

Nuk është rastësi që në UNESCO u përmendën pikërisht Drilon–Tushemishti, ndërtimin pesëkatësh në Tushemisht dhe projektin e marinës me ndërtime deri në 27 kate në Pogradec si kërcënime serioze për vlerat universale të Liqenit të Ohrit. Kam denoncuar prej kohësh se kjo qeveri nuk ka as vizion dhe as respekt për trashëgiminë. Nuk mund të flasësh për zhvillim, ndërsa shkatërron pasuritë që i përkasin gjithë njerëzimit. Nuk mund të mburresh me turizmin ndërsa betonizon pasuritë e veçanta që bëjnë që turistët të zgjedhin të vijnë në Shqipëri.

Etiketa: Ina ZupaKryesore1Liqeni OhritUNESCO

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League
Sport

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26

Ismail Kartal ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Fenerbahçes pas barazimit 1-1 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve....

Lexo më shumë
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com