GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka kritikuar sërish qeverinë e Edi Ramës lidhur me situatën e zjarreve në vend, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e menaxhimit të territorit dhe mbrojtjes së zonave pyjore.

Duke iu referuar situatës në Krujë, Koçeku thotë se pas fabrikës së çimentos ndodhen disa gurore të mëdha dhe se pikërisht kjo zonë ka qenë ndër vatrat kryesore të zjarrit gjatë ditëve të fundit.

Sipas saj, tre prej këtyre vatrave vazhdojnë të mbeten aktive.

Koçeku thekson se në Shqipëri zjarret janë përdorur në raste të caktuara si mjet për përfitime ekonomike dhe për krijimin e hapësirave për zhvillime të mëvonshme.

Ajo sjell si shembull rastin e Pishë-Poros, ku sipas saj zjarri zgjati për ditë me radhë dhe shkaktoi dëme të mëdha.

Deputetja e lidh situatën edhe me reformën territoriale dhe propozimet për riorganizimin e njësive vendore. Sipas saj, përqendrimi i kompetencave dhe dobësimi i pushtetit vendor po shkëput lidhjen e komuniteteve me territorin që administrojnë.

Reagimi i plotë i deputetes Marjana Koçeku:

Mbrapa fabrikës së çimentos në Krujë ndodhen 4-5 gurore të mëdha. Këto ditë, kjo zonë ishte ndër vatrat kryesore të zjarrit, ku tre prej tyre vazhdojnë të jenë aktive. Jo rastësisht.

Shpeshherë zjarri në Shqipëri ka qenë politik dhe mjet për të zaptuar territore të reja. Zjarr për të nxitur ‘zhvillime’ të mëvonshme, lehtësime ligjore dhe depërtime që në kushte normale nuk do të mund të realizoheshin. Siç ndodhi në Pishë-Poro para dy vitesh, ku zjarri zgjati 10 ditë pa ndërhyrje dhe shkrumboi gjithçka.

Ka më shumë shtysa për të djegur e shfrytëzuar territorin sesa për ta mbrojtur atë. Duke përqendruar të gjitha energjitë te ndërtimi pa kriter dhe spekulativ, njerëzit shohin çdo rrugë për përfitim ekonomik. Jo rastësisht, shumica e guroreve kontrollohen nga grupe mafioze dhe kriminale.

Ende nuk ekziston një linjë e qartë se si administrohet toka pyjore. Shpesh, duke e lënë si tokë të askujt, askush nuk ndjen më përgjegjësi apo përkatësi, por vetëm dëshirën për të përfituar.

Kjo lidhet pashmangshmërisht me reformat territoriale të bëra ndër vite dhe me synimin për të shkrirë disa bashki të vogla. Duke u hequr kompetencat strukturave lokale, po dobësohet lidhja e komunitetit me territorin dhe marrëdhënia administrativo-institucionale me banorët.

Duke humbur përgjegjësinë dhe përkatësinë ndaj vendit, marrëdhëniet e komunitetit me territorin kthehen vetëm në marrëdhënie burokratike në letër, të thata dhe të shkëputura nga realiteti.

 

 

 

Etiketa: KrujeMarjana Koçekuzjarr politik

Lajme të lidhura

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari
Aktualitet

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!
Aktualitet

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Para
Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar në emisionin “Opinion” se është telefonuar nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

22:01 - 02/11/26
Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

21:35 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com