GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deputetja 22-vjeçare çel zyrën në Fushë-Krujë: Derë e hapur për demokratët

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputetja 22-vjeçare çel zyrën në Fushë-Krujë: Derë e hapur për demokratët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qendrën e qytetit të Fushë-Krujës, deputetja 22-vjeçare, Andia Ulliri, e cila doli nga ky qytet, ka mbajtur premtimin e saj në fushatën elektorale, për hapjen e zyrës në shërbim të qytetarëve. Në ceremoninë e organizuar merrnin pjesë demokratë dhe qytetarë nga Fushë-Kruja, ndërsa asistuan dhe deputetet Flutura Açka dhe Eralda Tase Bano.

Në këtë ceremoni modeste, Andia Ulliri uroi mirëseardhjen në përurimin e zyrës, dy kolegëve të saj dhe banorëve të Fushë-Krujës, duke i falenderuar për bashkëpunimin. Deputetja Andia Ulliri ka shtuar më tej, sehapja e kësaj zyre, ka ardhur, pasi shumë qytetarë dhe demokratë e kanë gjetur veten të humbur, pa një derë se ku të trokasin. “Me premtimin se një ditë, nëse do bëhesha deputete, me patjetër, qytetarët do të kishin derën e tyre për të trokitur u votova nga ju, ndaj sot u çel një derë. Zyra, besoj është ajo derë që do të bashkojë, jo vetëm demokratët e Fushë-Krujës, por të gjithë qytetarët që kanë shqetësime dhe unë do t’i pres kurdo dhe në çdo kohë”, u shpreh deputetja.

Ndërsa Flutura Açka, deputete e PD në parlamentin shqiptar, tha se ndihet e nderuar që ndodhet në Fushë-Krujë mes demokratëve dhe për herë të parë pas kaq javësh të shqetësuara nuk dëgjon pyetjen “a je me Bashën apo me Berishën?”.  “Sinqerisht, jam shumë e lumtur që gjendem mes kaq demokratëve, kur mendon se demokratët janë të përçarë, por në të vërtetë, ata e shpjegojnë me buzëqeshje, me prani se sa e rëndësishme është partia e tyre. Ajo që i bashkon janë idealet dhe demokracia, që do të thotë se pavarësisht betejës së pabarabartë që kishim në zgjedhjen e 25 prillit, demokratët do të vazhdojnë betejën sëbashku”, tha Açka.

Sipas saj, zyra e hapur nuk është zyra e saj, por demokratët do ta shohin si zyra dhe streha e tyre, ku të kenë mundësi, të takohen, të thonë fjalën e tyre të lirë, të mendojnë si të jemi bashkë dhe kjo zyrë do mbetet shtëpia dhe streha e tyre. “Besojmë se do ta shoqërojnë dhe shumë streha të kolegëve të Andias. Personalisht me Adia Ullirin jam takuar në këtë legjislaturë dhe kam parë një vajzë të re, të brishtë, të qetë dhe të mençur, një vajzë që di të dëgjojë, që ka dëshirë të këshillohet dhe ne për të tillë njerëz kemi nevojë, për gjakun e ri, frymën e re ne PD. Uroj demokratët e Fushë-Krujës dhe çdo demokrati që këtë betejë të turbullt, ta kalojmë sa më shpejt dhe të jemi bashkë në beteja të ardhshme”, përfundoi Açka.

Gjatë takimit kanë folur dhe  demokratë, të cilët shpresojnë në të ardhme më të sigurt të PD-së dhe falenderimi i tyre është për deputeten Andia Ulliri, e cila deri tani është gjendur pranë demokratëve dhe qytetarëve të Fushë-Krujës.

Etiketa: Andia UlliriFlutura AckaPD Fushe Kruje

Lajme të lidhura

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti
Breaking Views

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti

10:29 - 17/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter
Aktualitet

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

13:21 - 16/05/26
Para
Partizani përmbys Teutën dhe siguron fitoren e dytë në kampionat

Sfida me Skënderbeun, Partizani ul çmimet e biletave dhe fton tifozët në ‘Air Albania’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com