GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputetja e PD-së kërkon 1 minutë heshtje për vrasjen e 14 vjeçarit: Kjo është siguria në shkolla?

10:40 - 19/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetja e PD-së kërkon 1 minutë heshtje për vrasjen e 14 vjeçarit: Kjo është siguria në shkolla?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka shkaktuar debate në Parlament. Ka qenë deputetja e PD-së, Ina Zhupa që ka kërkuar 1 minutë heshtje për këtë ngjarje të rëndë.

Deputetja demokrate bëri përgjegjëse qeverinë për këtë ngjarje, që ajo e quajti të paralajmëruar.

Sipas Ina Zhupës nuk duhet të ndodhin ngjarje të tillë për të kthyer kokën nga arsimi dhe edukimi.

Pjesë nga diskutimi në Kuvend:

Zhupa: Nuk e di sesi e nisët këtë seancë sikur nuk ka ndodhur asgjë, kur në fakt ka ndodhur një gjë shumë e rëndë. Nga ajo që pamë dje, ishte dhe më e rëndë sesa mund ta imagjinonim, ishte një ngjarje e paralajmëruar. Ishte një ngjarje në oborrin e shkollës, kishte që të premte që ndodhte dhe nuk reagoi askush. Doja ti kërkoja këtij kuvendi një minutë heshtje, por ndoshta në orën që jemi të gjithë. Të ulnim kokën të gjithë edhe pse fajin e ka kjo qeveri. Uroj që Manastirliu të jetë duke dhënë dorëheqjen. Kur ne kemi ngritur zërin për perimetrin e sigurisë, për oficerët në shkolla, është zgërdhirë Manastirliu. Thika, biçaku, droga, që marrin fëmijët në shkolla. Si ka mundësi që duhet ta kalojmë këtë me normalitet dhe nuk duhet të flasim. Ne duhet të jemi të parët që të ngremë zërin. Ne jemi vrarë si shoqëri, jemi grumbull njerëzish që jetojmë me njëri tjetrën. Fan Noli ishte e para për rezultatet më të mira, a do flasim për këtë a jo? Po ju them një gjë, Serbia me Kosovën është sjellë njësoj si silleni ju me fëmijët tanë

Spiropali: Zonja Zhupa ju lutem keni kaluar kohën, po abuzoni

Zhupa: Zonja Spiropali, mendova se kësaj radhe nuk do kishit guxim të më ndërprisnit se jeni një nënë dhe zonjë. Nuk duhet të më ndërprisni se po marrë kohë nga propaganda e buxhetit.

Spiropali: Ti nuk e di se çdo them unë

Balla:  Është një përgjegjësi që na takon të gjithëve, dhe kjo përgjegjësi bëhen edhe më të rënda kur ngjarje të rënda keqpërdoren nga politika. Ju keni qenë këtu kur kisha detyrën të raportoja për numrin e madh të personave të arrestuar si shpërndarës droge pranë shkollave, dhe ju ishit kundër, ndaj mendoj që kjo ngjarje duhet të na bëjë me përgjegjësi të gjithëve dhe si anëtarë të Kuvendit e ftoj opozitën të marrë fjalën dhe të thotë ‘po jemi gati të mbështesim masat drastike ligjore që duhen ndërmarrë’. Të marrim shkas nga kjo ngjarje për ashpërsim të dënimeve penale që lidhe, me një qasje të re të sigurisë në shkolla.

Si Serbia me Kosovën? Po turp nuk keni? Si nuk keni turp që krahasoni ato mijëra vrasje, e përdhunime, dhe ju vini pa pikë turpi dhe thoni që kjo qeveri po sillet me shqiptarët në Shqipëri siç është sjellë Serbia me Kosovën?! Kjo që thoni është minimalisht e rëndë! Ende në kohë jeni që ta marrë dikush fjalën, jo ju zonja Zhupa dhe të distancohet nga kjo.

 

Etiketa: 14-vjecarheshtje

Lajme të lidhura

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn

14:30 - 18/12/25
Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK
Aktualitet

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Para
Aksident në Itali, humb jetën shqiptari

Aksident në Itali, humb jetën shqiptari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn

14:30 - 18/12/25

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje...

Lexo më shumë
Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com