GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Derbi, Daja: Do të fitojë ekipi më kompakt, presionin e ka Tirana

09:42 - 12/05/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Derbi, Daja: Do të fitojë ekipi më kompakt, presionin e ka Tirana
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani përballet me Tiranën në derbi dhe në prag të ndeshjes lojtarët kanë refuzuar të stërviten, për shkak të pagave. Sigurisht trajneri Daja është pyetur edhe për këtë pjesë, por më së shumti ka folur në lidhje me derbin dhe tema të tjera në lidhje me garën.

NDIKIMI I BARAZIMIT ME SKËNDERBEUN – “Mendova se do ishte një pyetje tjetër, pasi sa herë që luajmë me ekipet e para në renditje, na thonë që kemi dalë barazim. Pyetje me vend, pasi ndeshjet vijën me dinamike. Kemi humbur dy pikë në Korçë, por e pamë të gjithë që loja ishte në gjysmëfushën kundërshtare.

Futbolli i ka këto dhe nuk ka ndonjë ndikim të madh, pas edhe nëse fitonim nuk do kishte ndonjë shkëputje në krye. Kishim shkuar vetëm për të fituar, por nuk ka lënë gjurmë. Edhe nëse do kishim një rezultat negativ, derbi është një ndeshje e veçantë, më e rëndësishmja e kampionatit. Jemi mirë psikologjikisht, pasi kemi në anën tonë lojën dhe do vazhdojmë kështu edhe ndeshjet e fundit”.

DERBI – “Sigurisht ka një bonus psikologjik fitorja në derbi dhe presioni është më i madh te kundërshtari, sepse kemi fituar 2 herë dhe kemi barazuar 1 herë. Derbi nuk lidhet me njëri-tjetrin, por presioni mund të jetë më i madh te Tirana. Pritshmëritë do jenë të mëdha.

Rivaliteti është maksimal, pasi veçse është derbi luhet në javët e fundit dhe me rivalitet maksimal. Jemi më lart se kundërshtari në përballje direkte, por nëse duam ta vazhdojmë këtë lloj ecurie, duhet të motivohemi njësoj si në derbit e tjerë, ose të menaxhojmë motivimin që të mos ndikojë në lojë”.

UDHËKRYQI I SEZONI – “Nuk e besoj se është udhëkryq, është një bonus i madh marrja e tre pikëshit në derbi. Nëse shikojmë përballjet që kemi ne, edhe rivalët e tjerë kanë përballje direkte. Çdo fitore të jep entuziazëm, por besoj që nuk do jetë vendimtar vetëm ku 3 pikësh. Çdo ndeshje do e kemi njësoj si derbi. Nëse marrim 3 pikët tona, nuk varemi se çfarë bëjnë kundërshtarët”.

RUAJTJA E KREUT – “Ky kampionat ka qenë i paparashikueshëm, për vonesën, pandeminë. Në fund të fundit lojtarët janë gjithashtu njerëz dhe i ndjejnë situatat. U ka ndodhur edhe skuadrave të tjera. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por ka ndikuar në të gjithë botën. Në këtë situatë ndikon edhe mungesa e tifozëve. Nëse do kishin lojtarët mbështetjen e tifozëve, lojtarët do ishin më të motivuar dhe do të ishin çdo ndeshje njëlloj. Një motiv i madh është suporti i tifozëve”.

PRESIONI TE PARTIZANI– “Tirana është ekipi kampion në fuqi dhe e ka nisur si pretendente, pritshmëria ka qenë e madhe. Me problemet që patëm në fillim, brenda vetës kërkonim çdo herë maksimumin pasi jemi pjesë e një klubi si Partizani, ku objektivat dihen që janë të mëdha.

Kemi ndryshuar krahët me Tiranën me atë që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe, por mendoj se presioni nuk është më i madh te ne. Derbi ka presionin e vet, nga psikologjike e ka të lehtë motivimin e lojtarëve, por të vështirë menaxhimin e dozës emocionale, pasi në fund logjika duhet të jetë mbi emocionin. Në këtë prizëm kemi punuar me lojtarët, pasi dihet që ata janë në maksimumin e motivimit në një derbi.

REPARTI QË E ZGJIDH – “Loja kolektive është ajo që e zgjidh dhe ne e kemi bërë praktikisht, nga e thëna. Ekipi që bën më shumë lojë kolektive ka më shumë shanse ta fitojë derbin. Ne e kemi konsoliduar në njëfarë forme dhe shpresoj të jemi ne fituesit”.

VONESA NË STËRVITJE – “Seanca e djeshme stërvitore u vonua për shkak të anës teknik-taktike, pasi duhet diskutuar edhe me video. Kjo ishte një arsye pse e nisëm pak me vonesë. Për pjesën tjetër nuk është asgjë alarmante, për këtë pjesë mund të përgjigjet më mirë drejtori, pasi unë kam drejtimin teknik të skuadrës”. 

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Para
Po shkëlqen me Dortmundin, Erling Haaland refuzohet nga kampionët e Gjermanisë

Po shkëlqen me Dortmundin, Erling Haaland refuzohet nga kampionët e Gjermanisë

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com