GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Derbi i çmendur, Tirana barazon në min 90. Partizani fiton takimin

21:02 - 19/10/23
në Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
Derbi i çmendur, Tirana barazon në min 90. Partizani fiton takimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani dhe Tirana luajnë derbin e parë të kryeqytetit mes tyre për këtë sezon, me skuadrat që do të zbresin në fushën e “Air Albania”-s për të masur forcat, në sfidën e prapambetur të javës së gjashtë të Superiores.

Arbër Abilaliaj debuton sot në krye të “demave” për të zëvendësuar Zoran Zekiçin dhe ka përzgjedhur 11-shen, ku do të duhet t’ia dalë pa disa lojtarë të rëndësishëm.

Nga ana tjetër, Julian Ahmataj nuk ka ndryshuar skemë nga fitorja me Vllazninë në ndeshjen e kaluar duke i besuar të njëjtëve lojtarë.

LIVE PARTIZANI-TIRANA 2-1
77′ Maget , 90’+2′ Mensah/ 90′ Hasani

NGJARJET KRYESORE

90’ GOOOL TIRANA! Hasani merr një pasim nga e majta dhe nuk gabon me gjuajtjen e tij duke barazuar shifrat. (VIDEO)

86’ Kombinime të shpejta të bardhebluve pranë zonës së të kuqve, Koçijan largon rrezikun duke mos lejuar gjuajtje drejt portës.

84’ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Grezdës.

82’ Mensah gjen hapësirë nga e majta dhe i afrohet kufijve të zonës, pasimi i tij në qendër përfundon te Abdullahu.

82’ Pikërisht Cara i lë vendin Kekos te të kuqtë, ndërsa Grezda merr vendin e Rrapajt.

82’ Cara ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

80’ Hasani shfaqet në të majtën dhe tenton portën, por pa shumë sukses pasi sfera shkon jashtë katërkëndorit.

78’ Lëviz menjëherë pankina e bardhebluve me Jonuzin i cili del nga fusha e lojës për t’i bërë vend Kaina.

77’ GOOOL PARTIZANI! Shënon Maget pas një goditje nga këndi me një gjuajtje me kokë. (VIDEO)

73’ Pas një goditje nga këndi të radhës të bardhebluve, Hoxhallari gjuan dhe gjen traversën. Ka një tjetër gjuajte me kokë dhe është Maget i cili këtë radhë shpëton portën. (VIDEO)

72’ Pas një goditje nga këndi, Hoxha del dhe grushton topin.

69’ – 70’ Hidhen copa stolash dhe fishekzjarrë, ndërpritet për disa momente ndeshja derisa të ndalojë një situatë e tillë.

67’ Zëvendësim i dyfishtë te të kuqtë me Bilalin dhe Mensah të cilët hyjnë në fushë në vend të Taipit dhe Bintsuka. Nga ana tjetër po dy lëvizje pasi Latifi dhe Hila i lënë vendin në fushë Lushkjes dhe Haxhiut.

65’ Goditje dënimi e Taipit nga e majta, Abdullahu devijon mbi traversë. (VIDEO)

64’ Këtë herë është Alban Hoxha i cili shkon te tifozët e të kuqve pas portës që të ndalojnë hedhjen e sendeve dhe fishekzjarrëve në fushë.

60’ Gjuajtje-kros e Latifit, sfera kalon rrezikshëm mbi traversë.

56’ Najdovski komunikon me tifozët bardheblu pas portës që të mos hidhen më sende të forta në fushë.

51’ Traversë e Tiranës! Bytyçi kthen në asist për Abazajn një harkim të Latifit dhe sulmuesi gjuan, por gjen traversën e portës së të kuqve. (VIDEO)

48′ Karton i verdhë për Najdovskin për një faull ndaj Taipit.

47’ Edhe Bintsuka shfaqet i vetëm para portës, Abdullahu bën mrekullinë për herën e dytë radhazi brenda pak sekondash. (VIDEO)

46’ Cara shfaqet i vetëm pata portës, pason për Rrapajn por gjuajtja e tij ndalet nga Abdullahu. (VIDEO)

46’ Trajnerët nuk bëjnë lëvizje, nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+2’Goditje dënimi nga e majta e sulmit të Partizanit që harkohet në zonë, Bintsuka nuk ia del të devijojë pak hapa para portës dhe sfera shkon në fundore.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Përgjoni nga e majta harkon në shtyllën e dytë për Dokën i cili gjuan, por gjen përgjigjen e Hoxhës. (VIDEO)

41’ Sota nuk mund të vazhdojë më për shkak të një dëmtimi, vendin e tij e merr Koçijan.

36’ Hila ndëshkohet me një karton të verdhë për një faull ndaj Maget.

35’ Hila fiton topin në mesfushën kundërshtare dhe nis Abazajn drejt zonës, por sulmuesi është në pozicion jashtë loje dhe aksioni vlerësohet i pavlefshëm. (VIDEO)

32’ Jonuzi ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë të Taipit.

30’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkon te Rapaj i cili gjuan menjëherë por gjen përsëri në pozicion Abdullahun. (VIDEO)

27’ Cara i shkëputet mbrojtjes dhe del i vetëm para portierit, por Abdullahu ndalon gjuajtjen e tij duke shpëtuar një gol të sigurt. (VIDEO)

23’ Përsëri Latifi vjedh topin para zonës së Partizanit dhe gjuan drejt portës, por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

21’ Latifi i vjedh topin Atanaskoskit dhe niset drejt portës, Sota me një ndërhyrje vendimtare i heq sferën nga këmbët para se të futej në zonë i vetëm para Hoxhës. (VIDEO)

12’ Përsëri është Najdovski i cili ndal një depërtim të shkëlqyer të Carës në të djathtën. (VIDEO)

11’ Mehmeti bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Hilës, gjyqtari i jep të verdhë. (VIDEO)

10’ Bintsuka mundohet të shpërthejë në të majtën, Najdovski i ndërhyn në mënyrë të saktë duke e çuar topin në anësore.

6’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Murataj në të djathtën dhe mesfushori i improvizuar si mbrojtës i djathtë sot, gjuan fort, por sfera bllokohet nga një prej kundërshtarëve.

4’ Kundërsulm i shpejtë i të kuqve me dyshen Rrapaj-Cara, pasimi i mesfushorit është shumë i fortë dhe nuk i jep mundësinë sulmuesit të shfaqet i vetëm para portës. me Najdovskin i cili në fund largon sferën.

4’ Aksion i shpejtë i Tiranës në të majtën me Latifin, gjuajtja e tij në portë devijohet në këndore duke rrezikuar. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FPRMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Murataj, Bytyçi, Sota Atanaskoski, Mehmeti, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Binsuka.

Trajner: Arbër Abilailiaj

TIRANA: Abdullahu, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Pwrgjoni, Hila, Deliu, Jonuzi, Latifi, Hasani, Abazaj.

Trajner: Julian Ahmataj

Etiketa: DerbiKryesore1PartizaniTirana

Lajme të lidhura

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë
Breaking Views

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret
Breaking Views

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26
Para
“Të dua o dreq”, deklarata e papritur e Xhesikës për Denisin

“Të dua o dreq”, deklarata e papritur e Xhesikës për Denisin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com