GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Derbi i kryeqytetit/ Dy gola në minutat shtesë, Dinamo i merr barazimin Partizanit

21:07 - 12/09/24
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Derbi i kryeqytetit/ Dy gola në minutat shtesë, Dinamo i merr barazimin Partizanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani dhe Dinamo e kanë mbyllur me një barazim spektakolar 2-2 sfidën mes tyre në javën e katërt të Kategorisë Superiore.

PARTIZANI-DINAMO 2-2

31′ Bintsuka, 90’+1′ Rrapaj / 5′ Mandela, 90’+5′ Vila

90’+9’ Mbyllet në barazim 2-2 ndeshja në “Arenën e Demave”.

90’+5’ GOOOL DINAMO! Insistim në krahun e majtë të sulmit, sfera shkon në qendër ku Vila me kokë gjen rrjetën duke barazuar shifrat. (VIDEO)

90’+3’ Maliqi merr vendin e Karamba te Dinamo.

90’+1’ GOOOL PARTIZANI! Rrapaj gjen hapësirën para zonës dhe lëshon një gjuajtje të pakapshme për Salin duke i dhënë avantazhin skuadrës. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

86’ Shtylla shpëton Partizanin! Meksi nga e djathta harkon në zonë ku Mandela me kokë gjuan por godet shtyllën. Në vijimin e aksionit një gjuajtje e Tolit devijohet dhe kalon pak mbi traversën e portës së të kuqve. (VIDEO)

81’ Vila në rrëshqitje e sipër tenton një gol të vështirë nga e majta, Qirko kontrollon topin. (VIDEO)

80’ Zeka i lë vendin në fushë Kekos te Partizani.

73’ Qirko shpëton Partizanin me një grushtim vendimtar pas gjuajtjes me kokë të Muzek në zonën e Dinamos në vijimin e një goditje nga këndi. (VIDEO)

69’ Ismaili merr vendin e Taipit te Partizani.

67’ Aliji dhe Toli hyjnë në fushë duke marrë vendin e Ditës dhe Bregut te Dinamo.

65’ Vila i bashkohet listës së lojtarëve të ndëshkuar me të verdhë.

64’ Tenton edhe Dita nga ana tjetër me një goditje nga rreth 30 metra, sfera shkon jashtë katërkëndorit.

63’ Rrapaj provon me një gjuajtje të fortë të zakonshme nga distanca, sfera kalon mbi traversë pa shqetësuar Salin.

62’ Mba merr vendin e Bintsuka në radhët e Partizanit.

61’ Mandela ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Rrapajt.

57’ Gjuajtje e fortë e Hadrojt, sfera nuk gjen portën e Salit.

55’ Edhe Bintsuka përfundon në listën e lojtarëve të ndëshkuar nga gjyqtari Ferataj.

53’ Meksi ndëshkohet me të verdhë në radhët e bluve.

49’ Harkim nga e majta e sulmit të Dinamos në qendër, Zabërgja me kokë gjuan i vetëm por nuk gjen katërkëndorin e Qirkos. (VIDEO)

47’ Predhë nga e djathta e sulmit e Zekës, sfera përplaset në shtyllën e portës së Salit dhe përfundon jashtë. (VIDEO)

46′ Nuk ka lëvizje nga trajnerët, nis pjesa e dytë e derbit.

45’+1’ Mbyllet në barazim pjesa e parë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Një goditje dënimi ekzekutohet me skemë mes Rrapajt dhe Carës, gjuajtja e të dytit devijohet në këndore nga një futbollist i bluve. (VIDEO)

41’ Bintsuka në kundërsulm lëshon një diagonale që nuk i afrohet portës së Salit.

41’ Karamba provon një tjetër gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, duke mos gjetur portën.

40’ Goditje këndi nga e majta e sulmit për Dinamon. Harkimi i Bregut në shtyllën e parë gjen devijimin e Zabërgjës me kokë, por me sferën që kalon mbi traversë. (VIDEO)

36’ Cara rrëzohet në zonë pas një depërtimi në të majtën, gjyqtari nuk heziton t’i tregojë kartonin e verdhë për simulim. (VIDEO)

35’ Cara i jep një pasim të shkurtër Binstuka para zonës, gjuajtja e sulmuesit këtë radhë bllokohet nga mbrojtësit.

31’ GOOOL PARTIZANI! Cara merr topin në të majtën dhe gjuan, Sali grushton por Bintsuka para tij çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

29’ Pas një këndoreje të Partizanit, topi shkon jashtë zonës te Buxhelaj i cili provon por gjen një devijim që çon sferën mbi traversë.

28’ Vazhdojnë gjuajtjet nga distanca të bluve, këtë herë është Karamba i cili nuk ia del të gjejë portën e Qirkos.

27’ Driblime të Bregut në të djathtën pas një aksioni të shpejtë të bluve, gjuajtja e tij me të majtën është e gabuar dhe shkon larg portës. (VIDEO)

18’ Cara ka pretendime pas një kontakti me Bregun në zonë, gjyqtari Ferataj lë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

17’ Bregu humb topin në sulm, Cara niset në kundërsulm por i heqin topin nga këmbët kur i afrohet zonës së Salit.

16’ Meksi merr fundoren në të djathtën, topi i tij në qendër nuk largohet mirë nga të kuqtë dhe Karamba provon nga distanca, por me një shënjestër shumë të gabuar.

14’ Rrapaj shfaqet i vetëm në zonë pasi merr një top nga e majta e sulmit, gjuajtja e tij e fortë tokazi devijohet nga Sali në këndore. (VIDEO)

9’ Zgjohen edhe të kuqtë, Rrapaj gjuan nga jashtë zonës por sfera devijohet mbi traversën e portës dinamovite.

5’ GOOOL DINAMO! Aksion i shpejtë në të djathtën pas një topi të humbur nga të kuqtë, Mandela shfaqet në pozicion dhe gjuan duke mposhtur Qirkon. (VIDEO)

1′ Starton supersfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

PARTIZANIT: Qirko, Bytyçi, Sembene, Hadroj, Buxhelaj, Mehmeti, Taipi, Rrapaj, Cara, Zeka, Bintsuka.
Trajner:
 A.Veselinoviç. 
 

DINAMO: Sali, Muzek, Hoxha, Lorran, Meksi, Dita, Karamba, Vila, Bregu, Zabërgja, Mandela.
Trajner: I.Daja
 

GJYQTARË: O.Ferataj, R.Avdo, N.Rrapaj 

VAR: Kreshnik Cjapi 

AVAR: Adrian Beqiraj.

gijotina.com/

Etiketa: Partizani-Dinamo

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Drejtuesit e PS në qarqe/ Mark Marku: Në Tiranë, 3 persona dublojnë Belind Këlliçin

Drejtuesit e PS në qarqe/ Mark Marku: Në Tiranë, 3 persona dublojnë Belind Këlliçin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com