GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, statistika dhe shifra të mega-duelit shqiptar

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, statistika dhe shifra të mega-duelit shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Derbi i Kryeqytetit ndez dy të tretat e Tiranës. Tani është gjithҫka gati në Air Albania Stadium për një ndër sfidat më të ndjera të sezonit të Abissnet Superiores 2021-2022. Në këtë kampionat ku akoma nuk ka skuadra që udhëheqin në pozicione të sigurta të renditjes por që ka dhuruar shumë ndeshje emocionuese, derbi ndërmjet skuadrave të drejtuara nga Orges Shehi dhe Ilir Daja do të dhurojë sigurisht emocione të mëdha.

Sulmuesit dhe pritshmëritë për gola

Do të jenë përballë sulmuesit me vlerën më të madhe të kampionatit në aspektin e pritshmërive për gol. Pritshmëritë për gola janë një e dhënë që mat mundësinë për të shënuar në raport me ҫdo gjuajtje të realizuar, duke përllogaritur në këtë mënyrë totalin që ҫdo lojtar do të kishte “merituar” të shënonte. Nëse golat e shënuar nga lojtari janë më të lartë se pritshmëritë për gola, flitet ndonjëherë për fat por në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për cilësitë e lojtarit që kanë bërë diferencën. Në të kundërt, nëse golat e shënuar janë më pak se pritshmëritë për gola, pritet që në të ardhmen gjërat të përmirësohen në skuadër, sepse të arrish të prodhosh gjuajtje me mundësi të lartë shënimi do të thotë që je në drejtimin e duhur/ Stenio Junior i Partizani udhëheq këtë klasifikim të veҫantë në lidhje me pritshmëritë për gola në nivelin 3.41 në ndeshje, i ndjekur nga Xhixha i Tiranës me 3.05 dhe Seferi me 2.41. Do të kemi përballë në këtë ndeshje sulmuesit që kanë prodhuar më shumë mundësi shënimi në këtë kampionat. Për të konfirmuar këto vlera, Seferi i Tiranës dhe Stenio Junior janë edhe ndër 5 sulmuesit që kanë prekur më shumë topa brenda zonës gjatë këtij kampionati: Seferi me 5.15 ҫdo 90 minuta dhe Stenio Junior me 4.46 ҫdo 90 minuta.

Duele shumë të forta në krah

Albion Marku i Partizanit është lojtari që kroson më shumë në të gjithë kampionatin. Me shifrën e 8.74 krosave për ndeshje ka një diferencë shumë të madhe me emrin e dytë në këtë renditje të veҫantë, me Zguron e Skëndërbeut që është në vend të dytë me 4.99 krosime për ndeshje. Por Albion Marku nuk i vetmi që spikat në klasifikimin e kroseve në kampionat: Herald Marku i Partizanit është lojtari që realizon krosimet më të sakta, me 60% të krosimeve që kanë arritur te shokët e skuadrës, i ndjekur nga Ardit Toli i Tiranës, me 47% të krosimeve të arritura. E dhënë pozitive për Tiranën është që Marsel Ismajlgeci ndodhet në vendin e dytë të klasifikimit për asiste të pritshëm, që ka të njëjtën njësi matëse si për pritshmëritë për gol që në vend të konsiderojë golat, konsideron cilësitë e asisteve të prodhuar nga lojtarët me të njejtin metër gjykimi. Por në këtë ndeshje Marsel Ismajlgeci do të ketë shumë punë në krahun e tij: nëse Marku është i pari për krosimet e sakta në kampionat, Gligorov i Partizanit është në vend të tretë përsa i përket klasifikimit të krosimeve nga krahu i djatë me 4.34 krosime ҫdo 90 minuta.

Mbrojtësi e fortë në luftë në ajër

Partizani ka në përbërje dy prej lojtarëve më të fortë në luftën në ajër të këtij kampionati: Eljon Sota ka fituar dy nga tre duele ajrore në këtë fillim sezoni, ndërkohë që Dajan Sheji është në vend të gjashtë në renditjen e kampionatit me 73% të dueleve të fituara. Nga ana tjetër, Tirana ka Najdovskin me 62% të dueleve të fituara dhe Hoxhallarin me 59% të dueleve të fituara. Ka një diferencë të madhe ndërkohë në leximin e kësaj të dhëne: dy mbrojtësit e qendrës së Tiranë janë të dy në klasifikimin e 5 lojtarëve që kanë bërë më shumë duele ajrore në këtë kampionat. Në topat e lartë, sulmuesit do të kenë sigurisht probleme të shumta ditën e hënë.

Vlera shumë të larta skuadre

Partizani është skuadra që mban më shumë topin në këtë kampionat, me një mesatare prej 61% zotërim topi. Edhe Tirana është në zonë pozitive, me një mesatare prej 53%. Tirana dhe Partizani janë dy skuadrat që në këto pesë javë të para të kampionatit kanë gjuajtur më shumë në drejtim të portës, respektivisht 71 dhe 70 herë. Tirana është shumë më shumë precize si skuadër me pothuajse 40% të gjuajtjeve që kanë qënë në kuadrat, ndërkohë që Partizani deri më tani është ndalur në 30%.  Tirana dhe Partizani janë skuadrat që kanë gjuajtur më shumë në portë dhe ato që kanë pësuar më pak gjuajtje, 28 Partizani dhe 27 Tirana. Të gjithë këto të dhëna konfirmojnë se Derbi i ditës së hënë do të jetë sigurisht i hapur për ҫdo lloj rezultati.

Etiketa: GIJOTINAPartizaniTirana

Lajme të lidhura

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!
Breaking Views

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë
Sport

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Para
“Fluturoi” me makinë në Tiranë-Elbasan, arrestohet 33- vjeçari, 244 shkelje për shpejtësi

“Fluturoi” me makinë në Tiranë-Elbasan, arrestohet 33- vjeçari, 244 shkelje për shpejtësi

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com