GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Derbi me Partizanin, Shkëmbi: Do tërhiqem vetëm nëse me pengojnë drejtuesit

12:02 - 12/12/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkëmbi: “Treguam mungesë karakteri, duhet t’i kërkojmë falje tifozëve”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të hënë Dinamo do të ndeshet me Partizanin në orën 19:45 në ‘Air Albania’ për sfidën e javës së 13 të Superligës.

Të dyja këto skuadra vijnë nga humbje dhe kanë mungesë të pikëve, ndaj dhe në derbi do mundohen për fitore.

Duke folur në konferencën për mediat në prag të kësaj sfide trajneri i ‘Bluve’, Beldi Shkëmbi u shpreh se gabimet janë në fushë, ndërsa theksoi se klubi ia ka ofruar të gjitha lojtarëve.

“Vazhdojmë me situatën e keqe, ne me skuadrën flasim, por në futboll fjalët janë të tepërta dhe duhet të reagosh në fushë. Të japësh në maksimumin për atë që përgatitet gjatë javës, duhet të ndryshojmë dhe të marrim rezultat. Ne jemi një klub model, stafi dhe futbollistët i kanë të gjitha. Problemi jemi ne të fushës, stafi dhe futbollistët. Futbolli ka momentet e veta delikate, ka të bëjë edhe ana psikologjike. Janë mbledhur bashkë mungesat dhe gabimet individuale, por në fund asnjë nga këto nuk është justifikim se ne stërvitemi dhe jemi këtu për ta ndryshuar këtë situatë. Ne dëshirojmë tre pikët, duhet të jemi shumë të përqendruar se në ndeshje të veçanta kemi pësuar dhe nuk kemi ditur të reagojmë. Duhet të jemi 100% nga çdo anë.”-tha ai.

Më tej tekniku shtoi se do të tërhiqej vetëm në rast se do i ndërhyhej në punë nga ana e drejtuesve.

“Nuk e kam, menduar ndonjëherë tërheqjen, kanë rënë shumë pikëpyetje në atë se çfarë kam bërë unë dhe stafi. Do të tërhiqem kur presidenti dhe skuadra të mos më ndjekë dhe të mos jetë e imja në dhomat e zhveshjes. Jam i bindur që me një fitore do të rikthehemi ajo Dinamo e fillimit dhe më e rëndësishmja është që kemi grupin e plotë. Kampionati është i ngjeshur dhe objektivin do ta shohim pas këtyre tre ndeshjeve. Do të bëjmë merkato, por tre ndeshjet e radhës janë deçizive.”-shtoi ai.

Ndër të tjera Shkëmbi ka theksuar se problemi kryesor i ekipit të tij ka qenë te mungesat për shkak të dëmtimeve.

“Edhe ne si staf mund të kemi bërë diçka gabim dhe nuk e kam të sikletshme ta them, por momenti kyç kanë qenë dëmtimet, erdhi humbja me Tiranën dhe më pas kaluam në një ngërç psikologjik. Tashmë që lojtarët po kthehen përveç Isaevskit, edhe lojtarët i shoh me entuziazëm e me besim.”-deklaroi trajneri i ‘Nëndetëses Blu’./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: dinamoPartizanishkembi

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Vidhet supermarketi në Sarandë, autorët marrin 20 mln lekë të reja

Vidhet supermarketi në Sarandë, autorët marrin 20 mln lekë të reja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com