GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Derbi ndaj Dinamos, Mehmeti: Futemi në fushë për të fituar

12:06 - 26/01/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Derbi ndaj Dinamos, Mehmeti: Futemi në fushë për të fituar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kupa e Shqipërisë ka rezervuar derbi në fazën çerekfinale të saj. Dinamo-Partizani do të përballen mes tyre ditën e nesërme në “Air Albania” ora 19:45.

Në konferencën për media, trajneri Dritan Mehmeti ka folur për përballjen  me blutë e Bledi Shëkmbit, ku ka theksuar se është një sfidë që ka rëndësi specifike për ecurinë e të kuqve në Kupën e Shqipërisë.

“Dinamo ka ndryshuar, ne do të bëjmë mënyrën dhe filozofinë tonë kundër kujt do kundërshtari, pavarësisht se me Dinamon është një ndeshje derbi dhe ka rëndësinë specifike sepse janë vetëm dy ndeshje që të japin mundësinë shumë të mirë për të kaluar turin.

Ndryshojnë specifikat ndaj Kastriotit që mbrojnë me shumë forca, duhet të kesh më shumë durim përpara portës dhe ato raste që të vijnë duhet t’i konkretizosh në mënyrën e duhur, megjithatë ndaj Dinamos është një specifikë tjetër sepse është një ekip i mirëorganizuar, një ekip që të lë të luash futboll, këtu do të tregojmë vlerat tona reale.

Ne do të kërkojmë me patjetër fitoren. Do të futemi në fushë për të fituar, kush të jetë më i miri i uroj fitoren. Porosia e veçantë për sulmuesit është që të mos të ndjejnë presionin, të luajnë me entuziazëm dhe të luajnë pa vetëbesimin e tepërt që skuadra duhet të jetë fanatike në veprimet sulmuese.

Duke pasur parasysh pozicionin që ndodhemi në tabelën e renditjes në kampionat do të bëjmë maksimumin që të rritemi në shkallën e renditjes dhe në Kupë që është një bonus shumë i mirë që na dërgon në Kupat e Europës dhe që është objektivi minimal i Partizanit.

Shpresoj që në mbylljen e merkatos të plotësojmë disa elementë që i kemi të nevojshëm për të arritur objektivat. Partizani lufton gjithmonë për të dyja trofetë, në fushë do të zbresin më të mirët nesër. Duam që ta kalojmë këtë situatë ku jemi dhe të ngjitet sa më lart dhe të shkojë drejt objektivit që është Kupa.

Kemi shumë ndeshje përpara ne do të luftojmë fort në të dyja frontet. Merkato e janarit të jep shumë pak mundësi, duhet të jesh shumë i kujdesshëm me përzgjedhjet sepse nuk kemi shumë alternativa. Blerja e lojtarëve të rinj janë vonuar sepse duke parë dhe skuadrën do t’i doja që në fillimin e janarit dhe do të ishin automatizuar sa më shpejt veprimet.

Bitri ka pasur disa probleme sepse kjo vjen si pasojë e mungesës së gjatë nga problemet e COVID-19 dhe me tapetin sintetik, sepse me Astanën ai është stërvitur me tapet tjetër dhe i ka ardhur ky dëmtim. Është rikuperuar 80%, sot do të jetë dita që do të vendosim për të shpresoj që Bitri të jetë në lojë, por kjo varet nga dakordësia që mund të japë stafi mjekësor”, përfundoi Dritan Mehmeti

Etiketa: Derbidinamo

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
E rëndë! 48-vjeçari vret familjen e vëllait për një tokë, qëllon dhe veten por…

E rëndë! 48-vjeçari vret familjen e vëllait për një tokë, qëllon dhe veten por...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës
Breaking Views

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të krijohet një faktor shtetëror me impakt të brendshëm për tregun e naftës....

Lexo më shumë
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com