GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Derbi, Partizani dy vjet pa humbje ndaj Tiranës

15:32 - 21/09/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Derbi, Partizani dy vjet pa humbje ndaj Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është dita e derbit. Partizani dhe Tirana do të ndezin kryeqytetin me supersfidën ndërmjet dy rivalëve historikë. Duel si asnjë tjetër. Një ndeshje që nis përpara 90-minutëshit të fushës e që vazhdon përtej. Përtej rivalitetit të fortë në lojë dhe në tribuna, derbi është një ditë feste.

Këtë e ka të qartë edhe trajneri Veselinoviç, i emëruar prej pak javësh në stolin e të kuqve.

“Do të jetë një ditë feste, nuk ka presion për këtë ndeshje. Nuk e ndjej apo ta shoh të ketë presion. Të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në stadium, trajnerët, lojtarët në fushë dhe tifozët në tribuna duhet ta përjetojnë këtë ndeshje si një festë. Personalisht e përjetoj këtë ndeshje pa presion, këtë përpiqem t’ia përcjell edhe lojtarëve. Nuk dëshiroj të flas për Tiranën, mendoj vetëm për Partizanin. Ata kanë mjaft lojtarë të mirë, edhe pse janë një skuadër e re. E thashë që ne i respektojmë, por duhet të mendojmë për veten tonë dhe jemi të fokusuar vetëm në punën tonë”, deklaroi trajneri serb i Partizanit.

Tirana nuk fiton në derbi prej afro dy vjetëve. Një triumf në këtë supersfidë do të zhbllokonte ekipin, që deri më tani ka regjistruar vetëm barazime.

Walid Jarmouni, sulmuesi i Tiranës, theksoi: “Ndihemi mirë përpara këtij derbi. Kemi luajtur 5 ndeshje të mira, edhe pse fatkeqësisht rezultatet nuk ishin ato të pritshmet. Derbi është momenti i duhur për të gjetur fitoren e parë, kjo është e rëndësishme për klubin dhe për tifozët tanë. Natyrshëm ka disi presion pasi po pritet me padurim nga tifozët kjo fitore, por jemi besimplotë për t’i arritur synimet tona. Jemi gati për këtë ndeshje, derbi dihet që ka trysninë e vet, por nuk është aspak negative, është një motivim shtesë”.

Derbi Partizani-Tirana luhet në Arenën Kombëtare, duke nisur prej orës 20:00.

Etiketa: PartizaniTirana

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Pukë, përshihet nga flakët një banesë, lëndohet kryefamiljari

Pukë, përshihet nga flakët një banesë, lëndohet kryefamiljari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com